Saturday, July 30, 2011

Chelsea fiton, Torres shënon (Video)


Chelsea ka shënuar fitore në finale të Barclays Asia Trophy kundër Aston Villas me rezultat 2-0.

Golin e parë për Blutë e Londrës e shënoi i riu McEachran në minutën e parë të takimit.

Më pas Chelsea sulmoi më shumë por nuk arriti të shënoj ndonjë gol dhe kështu pjesa e parë përfundon me epërsi minimale të Bluve.

Në minutën e 59-të sulmuesi që u kritikua shumë në sezonin e fundit, Fernando Torres shënon për të dyfishuar epërsinë e klubit të tij.

Deri në fund të takimit nuk kishte ndonjë gol dhe kështu Chelsea fiton trofeun, Barclays Asia Trophy.

Chelsea 1-0 Aston Villa (McEachran)Chelsea 2-0 Aston Villa (Fernando Torres)

De Gea: Mund ta mposhtim Barcën.


Portieri i ri i Manchester United, David De Gea beson se klubi i tij mund ta mposht Barcelonën në ndeshjen e nesërme.

“Barcelona zhvillon lojë të bukur çdo herë, por ne do të japim më të mirën nga vetja jonë dhe kështu mund ta mposhtim atë”.

“Unë jam i lumtur me gjithçka. Eksperienca është e pabesueshme dhe unë jam te ky klub ku jam duke mësuar gjërat rrjellshëm”, tha De Gea për El Mundo Deportivo.

Valdes: United nuk kërkon hakmarrje.


Portieri i Barcelonës, Victor Valdes beson se rivali i klubit të tij në ndeshjen e nesërme, Manchester United nuk do të kërkojë hakmarrje për finalen e humbur në Ligën e Kampionëve.

“Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e rëndësishme”.

“Askush nuk mendon se Manchester United do të kërkojë të na hakmirret neve në ndeshjen e nesërme. Ne vetëm dëshirojmë të punojmë dhe t’i bëjmë gjërat mirë para sezonit të ri. Edhe pse është një miqësore është një ndeshje e rëndësishme”, tha Valdes për Marca.

Ronaldinho mund të luajë për Brazilin


Gjeniu brazilian, Ronaldinho, mund të rikthehet shumë shpejtë në kombëtaren braziliane pas formës së jashtëzakonshme të shfaqur me Flamengon në kampionatin brazilian, gjithnjë sipas trajnerit të tij Vanderlei Luxemburgo.
Ronaldinho shënoi het-trik në supersfidën ndaj Santosit të cilën Flamengo e fitoi me rezultat 5-4, ku pos Dinhos dy gola shënoi edhe Neymar i Santos, i cili u la nën hije nga ish-futbollisti më i mirë në botë, që duket se ka rigjetur formën më të mirë.

“Pas vetëm 90 minutave lojë, njerëzit filluan të flasin për nevojën që Brazili ka për Ronaldinhon. Ai ishte gjithmonë i gatshëm për kombëtaren, përkundër situatës. Ndeshjet e mëdha sikurse ndaj Santosit vetëm sa e kanë motivuar atë. Nëse ai dëshiron, ai mund ta kthejë numrin 10. Ajo që mund të bëj unë është t’i ndihmoj të luajë futboll. Tani varet nga vet lojtari”, tha Luxemburgo.

Gerrard nuk luan deri në shtator


Liverpooli ka marrë një goditje shumë të rëndë pasi u konfirmua se kapiteni Steven Gerrard nuk do të mund të luajë deri në shtator, pasi ishte pranuar në spital për infektim të lëndimit të tij të komplikuar në ije.
Mesfushori ishte duke u rehabilituar nga operimi në ije, ndërsa ishte pritur që të luante sezonin e ri. Megjithatë, The Reds me anë të një komunikate konfirmuan se ‘Steve G’ nuk do të luajë deri në shtator.

“Steven Gerrard sot filloi trajtimin antibiotik për infektimin në ije. Ai pritet që të mbetet në spital për disa ditë përderisa procedurat tjera të kompletohen. Lojtari do të rikthehet më pas në Melwood për të vazhduar programin rehabilitues dhe pritet që të jetë i gatshëm në shtator”, shkruan në komunikatën e klubit nga Anfield.

Corinthians të kërkojë Tevez në janar


Drejtori i Corinthians, Luis Paulo Rosenberg ka thënë se klubi do të bëjë përsëri tentime për të transferuar Carlos Tevez gjatë janarit.
“Ju nuk mund të prisni që ne të shkojmë përsëri pas tij”.

“Mendoj se oferta jonë ishte për pesë milionë euro më e vogël. Por, ne e duam Tevezin dhe nuk do të dorëzohemi derisa ta arrijmë marrëveshjen”, tha Rosenberg.

Per 5 minuta dhe fillon ndeshja midis inter dhe seltic e keni tek ndeshjet live shikim te kendeshem

Zyrtare: Stekelenburg portier i Romës


Portieri fantastik i Ajaxit, Maarten Stekelenburg ka kompletuar transferimin te Roma, pasi klubi holandez në faqen zyrtare bëri të ditur se ka arritur akordin me klubin italian.
Në një komunikatë të Ajaxit në faqen zyrtare shkruan se është arritur marrëveshja mes klubeve, por kanë mbetur pak detaje për të finalizuar akordin, detaje të cilat nuk u specifikuan.

Il Corriere dello Sport shkruan se Stekelenburg tashmë është në Romë ku pritet që gjatë ditës t’u nënshtrohet testeve mjekësore.

Valencia pranë rinovimit me United


Shefi ekzekutiv i Manchester United, David Gill ka zbuluar se anësori Antonio Valencia ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin.
“Ne të gjithë jemi në proces të finalizimit të kontratës së re. Antonio Valencia ishte në Copa America dhe për ne këtu në SHBA”

“Ai nënshkroi për katër vjet, kështu që edhe dy vite i kanë mbetur. Kontrata e re do të vijë shumë shpejtë, por nuk e dimë sa dhe kur, por do të jetë afatgjate. Javën e ardhshme edhe zyrtarisht do ta konfirmojmë rinovimin”, tha Gill.

Carrick do ta mirëpriste Sneijderin


Michael Carrick do ta mirëpriste yllin e Interit, Wesley Sneijder, te Manchester United, përkundër faktit se në atë rast do të rritej konkurrenca në mesfushë.
“Te një klub si ky, gjithmonë do të jenë lojtarët më të mirë. Të jem i sinqertë, si lojtar, ju dëshironi lojtarët më të mirë në klub, pa marrë parasysh nëse është pozita ime apo jo. Ne e kemi pasur këtë edhe më parë dhe jam i sigurtë se do të jetë kështu edhe në të ardhmen”, theksoi Carrick.

Manchester United dështoi që ta transferonte Wesley Sneijder nga Interi pak kohë më parë, por ka gjasa që Djajtë t’u rikthehen tentimeve për holandezin.

Hiddink: Terry nuk është për menaxher


Ish-bosi i Chelseat, Guus Hiddink nuk e di nëse John Terry është në gjendje për të marrë nën drejtim klubin nga Stamford Bridge.
“Shpeshherë njerëzit nënvlerësojnë një grup lojtarësh. Ata janë pjesë e një grupi dhe më pas të jesh lider ëhtë ndryshe. Nëse ata janë të mençur, do të punësonin një menaxher me përvojë”.

“Nëse ai është në gjendje ta bëjë ndryshimin e madh, atëherë në rregull, por ai duhet të jetë shumë inteligjent për ta bërë këtë”, ka thënë Hiddink.

Mancini nuk ka mbaruar shpenzimet


Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka thënë se ai dëshiron të transferojë edhe një mesfushor dhe një anësor.
“Sergio është një sulmues tjetër, një sulmues i ri, mendoj se kemi pasur nevojë për të. Por, nëse duam që të konkurrojmë me ekipet tjera, në Ligën e Kampionëve ose Ligën Premier, na duhen lojtarë të tjerë, por klubi po punon në këtë drejtim”.

“Duhet të transferojmë një mesfushor qëndror dhe një anësor”, potencoi Mancini

Aguero: Dua tituj me Cityn


Transferi i ri i Manchester Cityt, Sergio Aguero synon që të fitojë tituj që në sezonin e parë të tij në Angli.
“Mendoj se lojtarët e Cityt janë të mëdhenj dhe vet klubi është i madh. Mendoj se po luaj në një prej ekipeve më të mira angleze, kështu që jam shumë i kënaqur. Ka shumë gjëra që mund të arrihen”.

“Unë gjithmonë luaj për të fituar tituj dhe shpresoj se do të jetë një trofe vitin e ardhshëm, pasi vërtet besoj se mund ta bëjmë këtë”, u shpreh argjentinasi.

Henry nuk mund ta shohë Arsenalin pa titull


Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka pranuar se ai është duke vuajtur që po e sheh Arsenalin në vitin e gjashtë pa trofe.
Henry do të bëjë një rikthim emocional në Emirates të shtunën me ekipin e tij New York Red Bulls, në kuadër të Emirates Cup.

“Unë jam tifoz i Arsenalit, dua të shoh atë klub së fituari. Unë po vuaj sepse ne nuk kemi fituar asgjë që një kohë të gjatë, por shpresoj se ata do të bëjnë mirë. Bosi ndryshoi ofytyrën e klubin dhe për mua, unë do ta mbaja përgjithmonë Arsene Wenger në klub. Shpresoj se ata do të fitojnë diçka sezonin e ri”, u shpreh Henry.

Mourinhos i pranohet apeli, UEFA zvogëlon dënimin


Jose Mourinho e ka shënuar edhe një fitore tjetër në betejën ligjore ndaj Barcelonës, duke bindur UEFA-n që t’ia zvogëlojë dënimin me pesë ndeshje suspendim në Ligën e Kampionëve.
UEFA pranoi apelin e Real Madridit pasi portugezi u dënua me pesë ndeshje suspendim për shkak të fyerjeve ndaj Barcelonës. Organi më i lartë i futbollit evropian e shqyrtoi kërkesën e mbretërve dhe tani Mourinho është dënuar me tre vjet dënim me kusht me pesë ndeshje suspendim, që në rast të përsëritjes së komenteve kontraverse do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Pos tjerash dënimi me 50 mijë euro gjobë do të mbetet, ndërsa ceket në komunikatën e UEFA-s se Mourinho ka kohë që të apelojë te Gjykata për Arbitrim Sportiv (CAS) mbi vendimin e fundit.

Pastore i është shitur PSG për 43 milionë


Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me klubin francez, Paris Saint-Germain për transferimin e yllit argjentinas, Javier Pastore, për një shumë prej 43 milionë eurosh.
“Ne e kemi arritur marrëveshjen të premtën mbrëma rreth mesnatës. Mund të them se është tashmë zyrtar transferimi i Pastores te PSG për 43 milionë euro”, theksoi Zamparini.

Është çështje orësh kur do të shohim një konfirmim zyrtar të këtij transferimi te klubi francez, i cili po kërkon revolucionin nën Leonardon si drejtor sportiv.

Kto jan parashimimet e ndeshjeve per sot 95%te sigurta (1x2)

16:00 Venlo - Getafe - 2 @ 1.85
20:00 Din. Zagreb - Cibalia - 1 @ 1.35
18:15 Leicester - Real Madrid - 2 @ 1.30
17:30 Inter - Celtic 1 @ 1.95
16:00 Young boys - Servett 1 @ 1.50

Parashikim: Barcelona – Manchester United.

Nesër në ora 1 pas mesante do të shohim një ndeshje kundër klubeve të finales së Ligës së Kampionëve, Barcelonës dhe Manchester United.

Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Washington.

Barcelona nuk do të paraqitet me formacionin më të mirë në këtë takim pasi Xavi ka pak probleme me një lëndim të vogël ndërsa Lionel Messi dhe transferi i ri i Barcelonës, Alexis Sanchez janë ende duke i shijuar pushimet.

Manchester United do të paraqitet me një formacion paksa më të fortë ndërsa do të ketë gjithashtu disa mungesa si, Javier Hernandez, Darren Fletcher dhe Antonio Valencia.

Ky takim i këtyre dy klubeve do të jetë i pari që pas finales së Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Maj ku Barcelona mposhti Manchester United me rezultat 3-1.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3) – Valdes – Abidal, Pique, Puyol, Fontas – Thiago, Busquets, Iniesta – Afellay, Jonathan, Villa

Manchester United (4-2-2) – De Gea – Jones, Vidic, Ferdinand, Evra – Young, Carrick, Anderson, Park – Rooney, Berbatov

Parashikim: Barcelona 2-2 Manchester United

Info.


PER ME SHUM INFO NA KONTAKTONI NE FAQEN ZYRTARE TE FACEBOOK LAJME SPORTI

Sneijder dëshiron të luajë për United.


Ashtu siç raporton lajme-sporti.info, ylli i Interit, Sneijder dëshiron të luaj për klubin anglez, Manchester United.

Raportohet se Sneijder dëshiron të luaj për Manchester United para se të zgjedhë Cityn edhe pse ishullorët ofrojnë një rrogë më të madhe për të.

“Sneijder dëshiron të luaj për Manchester United për shkak të prestigjit dhe traditës së klubit, gjë këtë të cilën City nuk mund ta ketë”.

“United i ka thënë Interit se mund të paguajë, 27.5 milionë euro për Sneijder ndërsa Interi i ka thënë atyre se dëshirojnë 40 milionë euro për holandezin por mund ta shesin atë edhe për 35 milionë”, ka zbuluar një njeri i afërt me Seijder për Goal.com

INTER KËRKON 50 MILIONË EURO PËR SAMUEL ETO


Presidenti i Interit , Masimo Moratti ka deklaruar se të gjithë klubet e interesuara për sulmuesin e saj Samuel Eto’o duhet të paguajnë 50 milionë euro nëse dëshirojnë ta blejnë.

Eto’o këtë sezonë në 33 ndeshjes ka shenaur 20 gola, dhe po kërkohet nga Roberto Mancini tek Manchester City.

“Nëse ndonjë klub është i interesuar për Samuel, duhet të paguaj së paku 50 milionë euro. Oferta më pak se kjo, nuk do të merren në konsideratë” ka thënë Moratt

Liverpool, 10 milionë plus Aquilanin për Johnson.


Liverpooli ka rishfaqur përsëri interes për lojtarin e Manchester Cityt, Adam Johnson.

Mediat angleze raportojnë se The Reds janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë euro plus Alberto Aquilanin për të siguruar shërbimet e Manchester Cityt.

Aquilani nuk bën pjesë më në planet e The Reds dhe kështu ai do të kryente një punë të mjaftueshme për të transferuar Johnson. /

Espanyoli refuzon ofertën për Osvaldon


Espanyoli ka refuzuar ofertën e Atletico Madridit për sulmuesin e tyre Osvaldo.

Espanyoli ka refuzuar ofertën për sulmuesin e tyre Pablo Daniel Osvaldo. Sipas Marca , ekipi Spanjoll ka refuzuar një ofertë afro 12 milion Euro nga Atletico Madridi. Espaniol ka thënë se kush dëshiron shërbimet e Osvaldos duhet të ofrojë 20 milion Euro

Roma: Juventus para United për Vucinic,


Shefi sportiv i Romës, Sabatini ka thënë se Juventusi është më shumë favorit se Manchester United për të siguruar shërbimet e sulmuesit, Mirko Vucinic.

Vucinic vlen diku rrth 20 milionë euro, ndërsa Juventusi dhe Manchester United kanë hyrë në garë për të.

“Takimi me Juventusin pritet të bëhet në ditët në vazhdim”, tha Sabatini.

Carrick mirëpret transferimin e Sneijder te United


Michael Carrick do të mirëpriste transferimin e mundshëm të yllit të Interit, Sneijder te Manchester United.

“Në klub si ky çdo herë do të ketë lojtarë me emër të madh”.

“Të jem i sinqertë si një lojtar, ju dëshironi që të kenë lojtarë më të mirë të botës në klubin tënd pavarësisht nëse ai luan në pozitën tënde”.

“Ne kemi pasur shumë të tillë më herët dhe jam i bindur se do të kemi përsëri”, tha Carrick.

City tenton përsëri për Eto’o


Skuadra angleze, Manchester City është duke u përgatitur të hidhet në sulm për herën e dytë për sulmuesin e Interit, Samuel Eto’o.

The Sun tregon se Roberto Mancini dëshiron që të transferoj edhe një sulmues tjetër në klubin e tij, ndërsa si synimi i tij kryesor është sulmuesi i Interit.

Manchester City është i gatshëm që të ofrojë 45 milionë euro për kamerunasin i cili ka treguar një formë të mirë me Interin.

Nëse Eto’o transferohet te City atëherë me siguri se Carlos Tevez do të kalojë në anën tjetër, pra te Interi.

Zyrtare:Pastore lojtar i PSG


Trajneri i Palermos edhe zyrtarisht e ka konfirmuar se mbrëmë në orët e vona është arritur marrëveshja mes skuadrës së tij dhe PSG.

”Pastore është lojtar i PSG ne kemi arritur marrëveshje me ata në orët e vona mbrëmë dhe shuma për të cilën ai u transferua atje ishte 43 milionë euro”,deklaroi Zamparini

Thursday, July 28, 2011

Milani thotë "JO" për Fabregas dhe Schweinsteiger


Zëvendës-Presidenti i skuadrës kampione të Italisë Milanit, Adriano Galliani ka deklaruar se kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas dhe Bastian Schweinsteiger nuk janë lojtarë që kërkohen nga Milani.

"Çmimi i Cesc Fabregas është shumë i madh për Milanin dhe për momentin ai nuk është lojtari që kërkohet nga ne.Ai do të qëndroj tek Arsenali".

"Përsa i përket Bastian Schweinsteigerit, ai është lojtar kryesor te Bayerni por ai nuk është lojtar që kërkohet nga Milani pasi ne kemi objektiva të tjera në këtë merkato. Nëse ne do të bëjmë një transferim atëherë ai do të jetë në fund të merkatos", tha Galliani për La Gazzetta dello Sport.

Interi pret ofertë nga United për Sneijder


Duket se e ardhmja e Sneijder do të jetë larg skuadrës Zikaltër Pasi Interi po përgadit 50 milion euro për Tevezin dhe ata duket se do ia japin lamtumirën Wesley Sneijderit në këtë merkato.

Një burim i afërt me drejtues të Interit ka deklaruar se Sneijder do largohet nga Interi.

"Sneijder është lojtar shumë i rëndësishëm por ne kemi nevojë për një sulmues dhe atë do e marrim me ndihmën e parave nga shitja e Sneijderit pasi gjendja financiare e Interit nuk është dhe aq e mirë".

Tani duket se Branca dhe Tevez po bisedojnë dhe janë afër për transferimin e Tevezit,por kjo do varet shumë edhe prej Unitedit që duhet të bëj ofertën sa më shpejt.

Bayern Munchen mendon për Shaqirin


Skuadra gjermane ajo e Bayern Munchen dëshiron që sulmuesin kosovar të Basel-it ta ketë në skuadër sezonin e ardhshëm.Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i vetë lojtarit duke thënë se gjermanët e kërkojnë atë.

Shaqiri shkëlqeu me Kombëtaren U-21 Zviceriane në Europianin e Danimarkës 2011 nga e cila doli në vendin e dytë pasi u mund në finale nga Spanja U-21.

Kosovarin me nënshtetësi Zvicërane po e kërkojnë edhe shumë skuadra të tjera siç:Juventus,Dortmund,Aston Villa dhe tani edhe bavarezët që me ngulm po e dëshirojnë lojtarin

Atletico Madrid hedh vështrimin kah Vucinic


Tashmë skuadra spanjolle e Atletico Madrid pasi mbeti pa Sergio Agueron tani e mendon zëvendësimin e tij me lojtarin e Romës,Mirko Vucinic që është afër largimit të tij nga ekipi kryeqytetas.

Skuadra Spanjolle duket se ka ofruar ofertë më të madhe edhe se Manchester United për sulmuesin e Romës pasi United e kërkon prej kohësh sulmuesin Malazez të Romës.

Edhe pse mendohej se lojtari do transferohej në Angli,Atletico Madrid mund të ndryshojë të gjithë rrejdhën e spekulimit duke bërë që Vucinic të transferohet në Spanjë.

Tuesday, July 26, 2011

Kto jan parashimimet e ndeshjeve per sot 95%te sigurta (1x2)

20:45 Turkey U19 - Spain U19 - 2 1.50
17:30 Switzerland U19 - England U19 - 2 1.95
20:45 Twente - fc vaslui 1

Monday, July 25, 2011

Roma arrin akord për Stekelenburg


Roma më në fund ka arritur marrëveshje me portierin e Ajaxit, Maarten Stekelenburg.Ky i fundit kërkohej prej kohësh nga skuadra kryeqytetase e Romës e cila ka bërë transferime të rëndësishme kohët e fundit.

Televizioni italian Sky Sport 24 tregon se Roma ka arritur marrëveshje me Ajaxin për të transferuar Stekelenburg për një çmim prej rreth 6 milion euro.

Portieri i Ajaxit pritet të nënshkruaj nesër një kontratë 4-vjeçare me Romën ku do të fitoj 1 milion euro në sezon.

Mbas nje loje te qet shikoni se cfar ndodh.

Neser do te keni disa parashikimet te ndeshjeve 95%te sigurta. (1x2)

Ronaldo, Messi dhe Xavi kandidat për MVP


Tre të nominuarit për çmimin lojtari më i mirë i Evropës janë dy yjet e Barcelonës Xavi dhe Messi kurse Realin e përfaqëson sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo.

Çmimi do ndahet më 25 gusht.Favorit absolut do jenë Messi dhe Ronaldo që do jenë ballë për ballë,ata kanë shënuar gola të barabartë në të gjitha garat por Ronaldo kishte arritur më shumë gola në La Liga.

Ronaldo mund shumë lehtë të mposhtë Messin i cili do jetë favorit pothuajse kryesorë.Edhe Xavi mund të marrë shumë lehtë çmimin sepse të gjithë i njohim asistet e tij.

Këta tre janë kandidatët kryesorë të shpallur nga Uefa ndërsa të tjerët janë:
4. Andres Iniesta, Barcelona
5. Falcao, Porto
6. Wayne Rooney, Manchester United
7. Nemanja Vidic, Manchester United
8. Zlatan Ibrahimovic, AC Milan
9. Gerard Pique, Barcelona
10. Manuel Neuer, Bayern Munchen.

Fabregas duket larg Barcelonës


Nënkryetari i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka deklaraur se klubi i tij nuk ka shumë para për të shpenzuar.Kjo tregon se Fabregas duket gjithmonë e më larg Barcelonës.

"Ne harxhuam një shumë mjaftë të madhe për Alexis Sanchez dhe tani nuk preferojmë të flasim për nënshkrime të reja pasi gjendja financiare nuk është aq e mirë".

Kështu e përfundoi deklaratën e tij Josep Maria Bartomeu që edhe njëherë shkojnë një hap larg Fabregasit.

Ferguson shpreson shumë tek Hernandez


Sir Alex Ferguson ka përkrahur Javier Hernandezin që në edicionin e ri të tejkalojë kuotën e 20 golave, që realizoi në sezonin e tij të parë për Manchester Unitedin.

"Ishte vështirë për të sezonin e kaluar, por me kalimin e kohës Javier u zhvillua dhe u përmirësua. Ai është shumë më i mirë teknikisht dhe tani ka pas vetes një sezon të mirë, por ne i kemi vendosur objektiva".

"Ne menduam se ai mund të shënojë 20 gola në edicionin e kaluar dhe ai e bëri këtë. Por, ai mundet edhe më tepër në sezonin e ri", tha Ferguson për BBC.

Roma arrin akord për Stekelenburg


Roma më në fund ka arritur marrëveshje me portierin e Ajaxit, Maarten Stekelenburg.Ky i fundit kërkohej prej kohësh nga skuadra kryeqytetase e Romës e cila ka bërë transferime të rëndësishme kohët e fundit.

Televizioni italian Sky Sport 24 tregon se Roma ka arritur marrëveshje me Ajaxin për të transferuar Stekelenburg për një çmim prej rreth 6 milion euro.

Portieri i Ajaxit pritet të nënshkruaj nesër një kontratë 4-vjeçare me Romën ku do të fitoj 1 milion euro në sezon.

Balotelli çmend Mancinin


Mario Balotelli nuk resht së çudituri pasi këtë herë ai ka nxehur trajnerin e tij Mancinin gjatë një ndeshje stërvitore të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundrejt Los Angeles Galaxy.

Një ndeshje e përfunduar në barazim me rezultatin 1-1 ka qenë ajo e mbrëmshmja e luajtur kundrejt ekipit amerikan.

Mario Balotelli gjatë një aksioni për gol të Manchester Cityt ai nuk ka shënuar por e ka goditur topin me themër duke e nevrikosur Mancini i cili e ka zëvendësuar në mënyrë të menjëhershme.

Pas zëvendësimit ato kanë pasur edhe një debat ndërmjet tyre kjo gjë tregon se Balotelli dhe Mancini raporti midis tyre është tejet i keq.lajme-sporti.info

Barça është akoma më e fortë se Reali


Ish-trajneri i Real Madridit Manuel Pellegrini tashmë trajner i Malagas beson se kampioni aktual i La Ligas, Barcelona është akoma më superiore se ekipi i Jose Mourinhos.

Ai beson se skuadra e Pep Guardiolas është favorit për të mbrojtur titullin e La Ligas.

"Besoj se Barcelona është ende ekip më i mirë. Real Madridi është përforcuar dukshëm në dy vitet e fundit por do të përfundon sezonin në të njëjtën pozitë si herën e kaluar".

"Nuk jam as si Mourinho as si Guardiola. Secili trajner e ka stilin e tij, mënyrën e lojës së tij dhe karakteristikat e tij”, tha Pellegrini për Marca.

Uruguaji kampion i Amerikës së Jugut


Skuadra e Uruguaji është shpallur kampione e Amerikës së Jugut pasi ka fituar Kupën e Amerikës me rezultatin 3-0 kundrejt ekipit të Paraguajit duke rrëmbyer kështu titullin kampion.

Diego Forlan dhe Suarez kanë qenë lojtarët që i kanë dhënë fitoren ekipit të Uruguajit pasi me golat e tyre ato janë shpallur kampion të Amerikës së Jugut.

Suarez ka hapur serinë e golave në minutën e 12′ pas një aksioni shumë të bukur të nisur nga këmbët e Forlan.Më pas ka qenë vetë Forlan që ka dyfishuar rezultatin në minutën e 42′ duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Me fillimin e së dytës gjithçka fillon normale për Uruguajin e cila zbret në fushë për të mbrojtur rezultain dhe do të vijë minuta e fundit e takimit minuta e 90′ ku Forlan mbyll gjithçka me golin tij të tretë duke e çuar takimin në 3-0.lajme-sporti.ino

Pastore duket shumë pranë Chelseat


Drejtori Sportiv i Palermos Gugliermo Micciche ka theksuar se është shumë e mundshme që talenti argjentinas Javier Pastore të transferohet tek ekipi anglez i Chelsea.

Mesfushori 22-vjeçar kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Barcelonën, Real Madridin, Romën, Milanin dhe Manchester Cityn.

Por, duke folur për të ardhmen e Pastores, Micciche theksoi se Chelsea është favorit për transferimin e argjentinasit.

"Është shumë e mundshme që Pastore të shkon të transferohet tek Chelsea por ka edhe klube tjera të mëdha që janë pas tij", tha Micciche për Sportmediaset.lajme-sporti.info

Ribery dëmtohet në seancën stërvitore


Bayern Munich ka njoftuar se mesfushori francez Franck Ribery ka dëmtuar nyjën e këmbës së majtë gjatë një seance stërvitore të shtunën. Por, ende nuk është bërë e qartë se i cilës shkallë është dëmtimi.

Trajneri i ri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes tha për faqen zyrtare të Bayern Munchen se duhet të presim rezultatet e ekzaminimit.

Ribery është njëri prej futbollistëve kryesor të gjigantit bavarez.

28-vjeçari është lojtar i Bayernit nga viti 2007 kur u transferua nga Olympique Marseille.www.lajme-sporti.info

Sunday, July 24, 2011

Aguero drejt largimit nga Atletico Madridi


Kun Aguero duket gjithmonë larg skuadrës së Atletico Madridit pasi ai nuk është paraqitur në seancat stërvitore të Atleticos gjë që tregon edhe largimin e mundshëm të tij.

Aguero nuk është paraqitur në seancën stërvitore që Atletico Madridi do të kryente sot në Madrid duke qëndruar në Argjentinë.

Aguero merrte pjesë me Argjentinën në Kupën e Amerikës nga ku u eleminua në çerekfinale nga ekipi i Uruguajit me anë të 11-metërshave.

Në angli flitet se Aguero nuk do të kthehet më në spanjë pasi ai ka arritur një akord paraprak me skuadrën e Manchester Cityt./www.lajme-sporti.info

Cana tashmë lider i Lazios


Lorik Cana është duke e marrë me lehtësi terrenin tek Lazio. Mediat italiane shkruajnë se futbollisti shqiptar, së bashku me francezin Djibril Cisse, është duke e marrë lidershipin në klubin italian.

Faqja zyrtare e klubit të Lazios e ka bërë një shkrim të veçantë, ku përmend dyshen Cisse-Cana, të cilët përpos tifozëve, duket se ua kanë marrë zemrën edhe shokëve të skuadrës.

"Mesfushori shqiptar dhe sulmuesi francez e udhëheqin grupin si të ishin tek Lazio prej disa vitesh. Karakteri dhe angazhimi i tyre ishte ai që i mungonte ekipit kryeqytetas", shkruan tek faqja zyrtatre e Lazios.

Parashikimet e ndeshjeve per sot. 95% (te sigurta)

18:30 Austria Vienna - Rapid 1 @ 1.70
16:00 Inns6:00 Basel - Xamax 1 @ (1,30)
16:00 bruck - Salzburg 2 @ (1,75)

Sot ne oren 21:00 luhet finalja midis dy ekipeve modeste Uruguay - Paraguay

Galatasaray-Inter luhet sot në Gjermani


Sot në 18:00 Interi do të luajë ndeshjen e katërt miqësore kundra Galatasarayt dhe fillohet të flitet seriozisht sepse turqit janë padyshim superior në aspektin teknik.

Por e reja më e rëndësishme në ndryshim nga ndeshjet e tjera mund te jetë debutimi i parë i Castagnios në sulm sëbashku me Eto′o dhe Alvarez.

Ndërsa në mesfushë është një tjetër titullar i cili do të luajë që në minutat e para kundra turqve është edhe Obi që në këtë pikë kandidohet për një vend titullari në derbin e Superkupës së Italisë.


Ja dhe 11-shja e Interit kundrejt Galatasarayt:

Interi:Castellazzi,Chivu,Ranocchia,Samuel,Nagatomo,Sneijder,Stankovic,Obi,Eto′o,Castagnios,Alvarez

City kërkon 45 milion euro për Tevez


Manchester City duket se nuk po mund t′ia mbush mendjen Calros Tevezit për qëndrim dhe tani duket se e ka futur në merkato dhe kërkon 45 milion euro për sulmuesin argjentinas.

Mediat angleze reportojnë se Manchester City pothuajse është dorëzuar për të mbajtur Tevezin në klub dhe tani duket se do e shesë atë.

Por shuma që klubi kërkon është mjaftë e lartë pra 45 milion euro që do jetë e vështirë të arrihet nga klubet që e dëshirojnë Tevezin.Ky i fundit kërkohet nga Real Madridi dhe skuadra italiane e Interit

Interi është i gatshëm për aksion


Sipas Corriere dello Sport,Gasperini mund të rrijë i qetë pasi agjentët zikalter po punojne intensivisht,dhe po monitorojnë të gjithë "panoramën" botërore në kërkim të përforcimeve për teknikun e ri zikaltër.

Tek Interi mund të vijnë edhe 2 mesfushorë të rinj,të cilët mund të jenë Casemiro, Benega dhe Guarin.Por më parë duhet të ikin dy emra,dhe më të lakuarit janë Muntari dhe Mariga.

Për sulmin Branca po përqëndrohet,dhe nga java janë parashikuar takime për të përshpejtuar ardhjen e Palacios.

Por Moratti në fakt ështe duke menduar për një goditje efektive,të madhe e cila mund ta ngrohë ambjentin edhe të gjithë tifozerinë zikaltër.

Në fundjavë zikaltrit do të jenë pjesmarrës në një turne në Dublin dhe në këtë turne do të marë pjesë edhe Manchester City, ku do të gjenin nje okazion më të mirë se ky për të folur për çështjen Tevez.

United heq dorë nga Sneijder


Siç duket tashmë skuadra e Ferguson nuk ka ndërmend të transferojë në Old Trafford lojtarët e shumë kërkuar prej tij,Sneijder,Modriç apo Nasri pasi ato ndihen mirë edhe pa këta të fundit.

Vetë Sir Alex Ferguson është shprehur se nuk ka ndërmend të kërkojë më Sneijderin,Modriç apo Nasrin pasi po mendon ta zgjidhë problemin e mesfushës me lojtarët që ka në dispozicion.

"Ne kërkojë lojtarë të cilët mund të jenë të nevojshëm për ne por e kemi filluar me lojtarët që kemi në dispozicion dhe po ja dalim shumë mirë dhe për momentin do vazhdojmë me këto lojtarë".

"Nuk jemi duke kërkuar lojtarë të rinj pasi po mendoj ta zgjidh problemin që kemi në mesfushë me lojtarët aktual që kemi",shtoi Ferguson për Sunday Times.

Sanchez: Mos më krahasoni me Ronaldon


Lojtari më i ri i Barcelonës,Kilieni i Udineses Alexis Sanchez thotë se duhet ti ndalin krahasimet që po i bëjnë atij me Lionel Messi dhe me yllin e Real Madridit,Cristiano Ronaldo.

"Unë nuk jam Ronaldo dhe as Messi pasi nuk mund të më krahasoni me lojtarët më të mirë në botë,unë jam thjesht një lojtar i Barcelonës" .

"Tani duhet të tregojë vlerat e mia. Barcelona është ekip i mrekullushëm dhe dëshiroj të fitojë gjithcka. Jam shumë i lumtur dhe dua të dëshmojë vlerat e mia".

"Unë am krenar që do luaj me lojtarë si Messi, Xavi Hernandez dhe Iniesta të cilët janë lojtarët më të mirë në botë"tha Sanchez për AS.

United dhe Madrid fitojnë, Barça ndalet


Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Manchester United vazhdojnë të ndjekin hapa të njëjtë në ndeshjet para-sezonale duke fituar dhe duke mos njohur akoma kundërshtar të denjë për ta.

Skuadra e Manchester United fitoi kundrejt Chicago Fire me rezultatin 3-1 duke arkivuar kështu edhe një tjetër fitore në ndeshjet para-sezonale.Për United shënuan Rooney 66′,Rafael 75′ dhe Nani 82′. Për Chicagon shënoi Gibbs në minutën e 13′.

Edhe Real Madridi vazhdon të fitojë në ndeshjet para-sezonale të cilat po i zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në ndeshjet e luajtur kundrejt Philadelphia Union fitoi me rezultatin 2-1 me gola të Callejon në minutën e 2′,Ozil në minutën e 11′. Për Philadelphian shënoi Frafan në minutën e 80′.

Skuadra kampione aktuale e Barcelonës nuk ka mundur të shkojnë më shumë se një barazim pa gola kundrejt ekipit Kroat të futbollit, Hajduk Split

Fabregas: Besoj se jemi gati për sezonin e ri


Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas ka deklaruar se skuadra e tij është gati për sezonin e ri. Kjo tregon se transferimi i Fabregas për tek Barcelona tashmë duket tejet e vështirë.

"Arsenali do të bëj edhe disa shpenzime dhe ne pastaj do e kemi detyrë të madhe të mos e lëshojmë titullin nga duart edhe pse skuadrat tani janë më të forta pasi janë përforcuar mjaftë mirë si City,Chelsea e Unitedit mirëpo edhe Arsenali do e bëj këtë", tha Fabregas për Daily Mirror.

Kjo deklaratë tregon se Fabregas vështirë mund të largohet në drejtim të Barcelonës edhe pse ende nuk ka marrë fund asgjë. Pas transferimit më të fundit të Alexis Sanchez tek Barcelona mund të ndalë kalimin e Fabregas tek Barça.