Monday, July 25, 2011

Ronaldo, Messi dhe Xavi kandidat për MVP


Tre të nominuarit për çmimin lojtari më i mirë i Evropës janë dy yjet e Barcelonës Xavi dhe Messi kurse Realin e përfaqëson sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo.

Çmimi do ndahet më 25 gusht.Favorit absolut do jenë Messi dhe Ronaldo që do jenë ballë për ballë,ata kanë shënuar gola të barabartë në të gjitha garat por Ronaldo kishte arritur më shumë gola në La Liga.

Ronaldo mund shumë lehtë të mposhtë Messin i cili do jetë favorit pothuajse kryesorë.Edhe Xavi mund të marrë shumë lehtë çmimin sepse të gjithë i njohim asistet e tij.

Këta tre janë kandidatët kryesorë të shpallur nga Uefa ndërsa të tjerët janë:
4. Andres Iniesta, Barcelona
5. Falcao, Porto
6. Wayne Rooney, Manchester United
7. Nemanja Vidic, Manchester United
8. Zlatan Ibrahimovic, AC Milan
9. Gerard Pique, Barcelona
10. Manuel Neuer, Bayern Munchen.