Saturday, November 26, 2011

Lazio-Juvetus

Sot ne oren 20:45 ne stadiumin Olimpiko te Romes
luhet ndeshja LAZIO - JUVENTUS
Ky mund te jete formacioni i mundshem, Juventus:(4-3-3): Buffon; Lichtsteiner, Barzagli, Bonucci, Chiellini; Vidal, Pirlo, Marchisio; Pepe, Matri, Vucinic. Ne dispozicion: Storari, De Ceglie, Pazienza, Elia, Giaccherini, Del Piero, Quagliarella, Trainer. Conte ... Ka balotazh midis Krasic, Giaccherini, Estigarribia, dhe Elia, dy nga keta 4 lojatre do rijne ne tribune sot.( LAZIO (4-3-1-2): 22 Marchetti - 29 Konko 21 Diakité 33 Stankevicius 26 Radu - 32 Brocchi 24 Ledesma 19 Lulic - 8 Hernanes - 25 Klose 9 Rocchi.

Internazionale

Besoj se e lexuat te gjithe lajmerimin me poshte, Jam shum i lumtur qe ju pelqeu dhe mezi prisni te beheni Antare. Tani ne po presim te vine nga Italia Antarsimet e para, dhe sapo te vine ato do lem nje vend takim kur mund te antarsoheni te gjithe. Antar mund te behet kushdo siper 10 vjec, dhe ska redsi ku jeton: Tirane, Vlore, Kosove apo Itali. Do ju lajmeroj un ktu te faqja se kur, ose tek profli im. Tani per cdo pyetje mua me gjeni ktu: Juxhin Pazzo XInter

ps: Po Stema e Inter Club Albanias ju pelqen? Eshte kjo ne foto! :)

Friday, November 25, 2011

ROMA ARRIN NE UDINE, PJANIC: "SHPRESOJ TË SHËNOJ ENDE"

Roma është nisur sot pas dite për të arritur në Udine. Skuadra është nisur nga Fiumicino e pastaj ka zbritur në Trieste, ku morrën autobuzin dhe kan ikur ne friuli ku do të kalojnë natën. Lojtarët Romanist kan lërë shum intervista gazetarëve që ishin prezent ne Udine. Pjanicit iu është kerkuar: "Një tjetër gol? E shpresoj shume". 

Edhe Caprari ne ftimin e tijë të pare pvr këtë sezon, duke shikuar mungesat e Borini, Borriello e Totti, ka folur, edhe për derbyn e te rinjëve që do të luhet të shtunën pasdite: "Jam gati për xhdo konkurim, e jam i disponushem edhe për derbyn e te rinjëve kundër Lazios".

Marco Cassetti i pergjigjet me shaka kritikimëve të tifozëve: "Unë të largohem nga Roma? e ku të shkoj? Kur të afrohet dhjetori dhe periudha e merkatos, duhet të heq mjekrrën për tu dukur më i ri".

Roma ka arritur në Udine. Konfermimi vjen direkt nga Tonin Llorente, bashkTonin Llorente,punues i Luis Enriques, që, pëmjet Twitter bën të ditur: "Sapo kemi arritur në Udine". Mesazhi është derguar në oren 18:39.

Zarate: "Te fitojme kundra Sienes. Ranierit i jam mirnjohes sepse..."

"Ne keto momente mund te heqim vemendjen pak nga Championsi, duke qene se jemi kualifikuar si te paret. Duhet te mendojme vetem per kampionatin, dhe ate do te bejeme, ndeshje pas ndeshje." U shpreh keshtu Mauro Zarate ne mikrofonat e SKY. 
"Tani kundra Sienas, na pret nje gare te cilen duhet ta fitojme, me pas do te jete nje tjeter edhe nje tjeter. Duhet te bejme prezenca te mira dhe te fitojme 5 ose 6 ndeshje per te filluar ngjitjen per lart. Do t'ja dalim." Ka premtuar lojtari argjentinas.
Me pas Zarate flet edhe per Ranierin.
"Mendoj qe te gjithe trajneret qe kam pasur kane qene te rendesishem, te gjithe te lene dicka, por i jap mirnjohes Ranierit ne menyre te vecante, sepse me ka dhene deri tani mundesine per te luajtur, dhe mendoj se edhe une po tregoje qe dua te te permiresohem, per tu bere nje lojtar i madh."
Por deri tani Zarate i ka bere te gjithe asistet qe donte te bente?
"Jo- pergjigjet. Dhe per tani as nje gol. Dua te beje me shume asist edhe me shume gola."(lajme-sporti.info)

Thursday, November 24, 2011

Messi: Unë nuk jam më i miri

“Nuk e konsideroj veten më të mirin në botë, absolutisht. Nuk jam unë ai që e mendoj këtë, janë njerëzit që më cilësojnë si të tillë. Nëse jam ai që jam, kjo është falë shokëve të mi të skuadrës. Kam fatin e madh të luaj me Xavi-n dhe Iniestën. Janë futbollistë që I admiroj për klasin e tyre. Kam marrëdhënie shumë të mira me ta, jemi miq”, u shpreh Leo Messi pasi fitoi çmimin "Onze d′Or 2011" në Francë. 

Messi nuk dëshiron ta krahasojë Barcelonën me ekipe të mëdha të epokave të tjera, por beson se kjo Barcelonë do të hyjë në histori për të gjithë trofetë që ka fituar: “Kjo skuadër ka ndërruar kursin e këtij sporti, për vizionin e saj për futbollin dhe mënyrën e të luajturit. Ajo që është e sigurt është se do të hyjme në legjendë”, u shpreh argjentinasi. 

Leo e cilësoi Guardiolën një fenomen, dhe padyshim trajnerin më të mirë të planetit, ndërsa rrëfen dhe sekretin e suksesit të Barcelonës, privimi i kundërshtarit nga topi dhe aftësia për të mos u ngopur kurrë nga sukseset. Për sa i përket të ardhmes , argjentinasi ritheksoi një tjetër herë se dëshiron ta mbyllë karrierrën te Barcelona dhe nuk ka asnjë motiv për të ikur diku tjetër

Del në treg libri "757 Javier Zanetti - Rekord i besnikërisë"

Javier Zanetti është një legjendë te Inter dhe tifozët e tij. Argjentinasi që militon prej 1995 në klubin zikaltër dhe që prej asaj dite është një prej më të adhuruarve në San Siro kur luan Inter. Njeri i madh jo vetëm në fushë por edhe në jetën e përditshme. 

Ajo që e lidh Interin me kapitenin e saj, Javier Zanetti është më shumë se njerëzore. Për të nderuar futbollistin "simbol" të klubit zikaltër del në treg libri "757 Javier Zanetti- Rekord i besnikërisë". 

Ky libër është botim i Shtëpisë Botuese "Skira" dhe në të shkruhet e gjithë karriera e argjentinasit, kryesisht ajo te Inter gjatë presidencës së Massimo Moratti. 

Më shumë se 100 foto do të ilustrojnë historinë e Javier Zanetti te Inter, nga 1995 deri tek tripleta e 2010.

Fatos Beqiraj: Golin ndaj Realit do ta kujtoj gjatë

Goli i parë i Fatos Beqirajt në fazën e grupeve të Champions League-s nuk kishte ndonjë vlerë të madhe për Dinamon e Zagrebit. Ai vetëm sa “zbuti” humbjen e thellë nga Reali i Madridit. Por, për sulmuesin kosovar goli i shënuar të martën në "Santiago Bernabeu" ka domethënie të madhe. Beqiraj thotë se do ta kujtojë gjatë atë gol. 

Sulmuesi pejan shënoi në të 81’, duke çuar rezultatin teknik 6-1. Lojtari i Dinamos realizoi me kokë, duke shfrytëzuar një krosim nga krahu i majtë. Reali e fitoi ndeshjen me rezultatin 6-2. Beqiraj kundër Realit shënoi golin e tij të parë në fazën e grupeve të Champions. Por, edhe për Realin ky ishte goli i parë i pësuar në këtë fazë."Do të ishte shumë më mirë sikur të shënoja në një ndeshje që do të kishte rezultat tjetër. Megjithatë, edhe pse humbëm 6-2 goli i shënuar ka domethënie të madhe për mua dhe për karrierën time. 

Është goli i parë i shënuar në këtë fazë. Të shënosh golin e parë kundër Realit dhe atë në stadiumin legjendar “Santiago Bernabeu”, nuk është pak. Golin që shënova kundër Realit do ta kujtoj gjatë", ka thënë Beqiraj të mërkurën për gazetën "Sport Ekspres" nëpërmjet telefonit

Goli i magjishëm i Boateng.

Një gol fantastik, një gol që mund të bëhet vetëm në Play Station dhe që ka bërë tifozët e pranishëm në San Siro të mos bëhen pishmanë për biletën e blerë. Megjithëse kuqezinjtë nuk arritën të fitonin, goli i Kevin Prince Boateng ka dhuruar momente deliri për tifozët e Milanit. 

Mjeshtëri, klas dhe gjuatje që vetëm kampionët e vërtetë e kanë. Marrje e topit në ajër, kalim me finte ndaj Abidal dhe një goditje e rrufeshme në shtyllën e parë ishte goli i trekuartistit ganez. /albeu.com/ 

Ju ftojmë të shijojmë edhe një herë këtë super gol:

Merkato: Shkëmbim Pato-Balotelli?

Sulmuesi i Milanit, braziliani Alexandro Pato, mbetet objektiv i rëndësishëm merkatoje për klubet angleze: Manchester City, Chelsea dhe Arsenal. 

"Sportmediaset" raporton se Allegri është i pavendosur nëse duhet ta mbajë djaloshin brazilian, kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që e karakterizojnë. 

Topçinjtë e Arsenal e kërkojnë prej muajsh sulmuesin, Andre Villas Boas e pëlqen shumë Paton. Kurse Manchester City është futur në lojë ditët e fundit. 

Mundësia e Citiziens është më e madhe pasi klubi i Milanit kërkon një shkëmbim të mundshëm me Mario Balotellin. Gjithsesi, çdo gjë të mësohet kur të startojë zyrtarisht merkatoja futbollistike por vështirë se Milani dhe Presidenti Berlusconi të heqin dorë nga Alexandre Pato, pasi është edhe i dashuri vajzës së tij, Barbara Berlusconi.

Wednesday, November 23, 2011

Santos: Ribeiro akuzon Ronaldon për Neymar

Edhe një herë tjetër, presidenti i Santos, Alvaro de Oliveira Ribeiro. Kësaj rradhe, sipas raportimeve të "Folha de Sao Paulo", numri një i klubit fitues të Coppa Libertadores e kap me fenomenin e futbollit brazilian Ronaldo da Lima. 

Ronaldo mbron interesat e Real Madrid për talentin Neymar por disa lëvizje të tija nuk i kanë pëlqyuer Presidentit. 

" Tani ai është një blerës dhe me të drejtë do të përfitojë para. Është e drejtë e tij por gjërat nuk janë ashtu siç mendon ai. Neymar, ka kontratë me mua dhe jam unë ai që do të bëjë para me këtë punë", u shpreh Ribeiro. 

Ronaldo kishte paraqitur në korrik një ofertë prej 37 milion eurosh në emër të Real Madrid, ndërkohë që klauzola për largimin e djaloshit nga Santos është 45 milion euro. 

Messi do ta shkatrroj milanin

para pak minutash ai ka then se do te shenoj kunder milanit dhe barcelona sot do te hy ne fush me plot besimin per nje fitore te sigurt.

Ju lutem na kontaktoni ne facebook me adresen lajme sport (ju faleminderit)


Parashikimet e ndeshjeve per sot 95 % te sigurta:




BOLOGNA - CROTONE 
1 @ (1.65) 
ZENIT - A.P.O.E.L. 
3+ @  (1.80) 
BATE - PLZEN 
1 @ ( 2.30) 
MILAN - BARCELONA
ShGp2 @ (1.75) (shenon golin e par barcelona )
LEVERKUSEN - CHELSEA
2 @ (2.30)

Napoli-Manchester City, plagoset me thikë tifozi anglez

Një tifoz i Manchester City është plagosur me thikë natën e kaluar në Napoli. Sipas asaj që raporton Policia e Napolit, pas ndeshjes Napoli-Manchester City, djaloshi anglez ishte duke dalë nga Stacioni Marittima në Varco Pusacane, është sulmuar nga një grup të rinjsh napolitanë të mbuluar me kapuç në bordin e disa motorave scooter. 

Tifozi i Manchester City është goditur në anën e majtë të trupit por nuk është në rrezik për jetën. Mjekët thonë se i riu duhet të qëndrojë 5 ditë në regjim shtrati në spitalin e Napolit.

Ferrari-Massa, 100 gara së bashku

Nuk ishte një sezon i mirë për ne dhe shpresoj që në vitin 2012 gjithçka të jetë ndryshe.” Kështu është shprehur Felipe Massa, piloti i Ferrarit, në prag të garës së fundit të sezonit të Formulës 1, garë që do të zhvillohet në Brazil. 

Gjithashtu, të dielën ajo e Interlagosit do të jetë gara e 100 e pilotit brazilian me skuderinë Ferrari. “Do të jetë një garë e veçantë për mua sepse mbush 100 gara me Ferrarin pikërisht në pistën e vendlindjes time”, shprehet Massa në faqen zyrtare të skuderisë italiane. 

Në lidhje me të ardhmen e tij në Formula 1, Massa u shpreh se është ende herët për të caktuar se kur do të lërë garat. 

“Kam 10 vite në Formula 1 dhe nuk besoj se do të pilotoj kur të jem 40 vjeç, por nuk e di se në çfarë moshe do e lë. Dua vetëm që vitin e ardhshëm të bëj një paraqitje të mirë me Ferrarin”, deklaroi 30-vjeçari në sitin zyrtar të Ferrari në internet. 

Milan-Barça, Pato-Ibra për Milanin, Fabregas në vend të Iniesta

Massimiliano Allegri duket se pëlqen Paton përkrah Ibrahimoviç në sulmin e Milanit. Si trekuartist pritet të luajë Kevin Prince Boateng i cili me futjet në zonë dhe ndryshimet e ritmit gjatë ndeshjes mund të shndërrohet në rrezik për portën e Victor Valdez. 

Në mesfush[ë do të jetë Van Bommel që do të vendosë rregull. Seedorf në të majtë dhe një vend në të djathtën e mesfushës për Aquilani, Nocerino. 

Në krahun tjetër, Guardiola duhet të bëjë pa Dani Alves dhe Iniestën e dëmtuar, duket se ka zgjedhur Sanchez në vend të Pedro. Fabregas do të zëvëndësojë Iniesta, ndërsa në qëndër të mbrojtjes do të jenë Mascherano dhe kapiteni Puyol. /albeu.com/ 

Ja dhe formacionet e mundshme: 

Milan (4-3-1-2) Abbiati; Abate, Nesta, T. Silva, Zambrotta; Aquilani, van Bommel, Seedorf; Boateng; Pato, Ibrahimovic. Tr: Massimiliano Allegri. 

Barcellona (4-3-3) Valdes; Puyol, Pique, Mascherano, Abidal; Xavi, Busquets, Fabregas; Sanchez, Messi, Villa. Tr: Josep Guardiola. 

Napoli, De Laurentis: Treguam se paratë nuk mund të bëjnë gjithçka

Aurelio De Laurentis, president i Npolit është parë shumë i kënaqur në fund të ndeshjes së fituar kundër Manchester City. Fitore që e çon me një këmbë në turin tjetër italianët dhe rrezikon shumë objektivat sezonalë të anglezëve. 

Për mikrofonat e Sky në fund të ndeshjes, De Laurentis u shpreh: " Një udhëtim i mrekullueshëm që zgjat prej 8 vitesh. Është si një film, muzika Champions të jep emicione të papërshkrueshme, dhe këto emocione i kemi përjetuar së bashku me një stadium dhe tifozeri të mrekullueshme". 

Më pas numri një i napolitanëve foli edhe për anglezët të cilët kanë shpenzuar shifra kolosale parash për klubin duke thënë: " Ndeshja demostroi se paratë nuk mund të arrijnë gjithçka, por me bilancet në rregull mund të arrish larg. Napoli vlen shumë më shumë se çfarë mund të mendohet". 

Dhe në fund Aurelio De Laurentis dha edhe një mesazh: " Champiosn League luhet deri në fund por syri shkon gjithmonë te kampionati".

Statistikat: Reali më lartë se Barcelona

Pas triumfit të shtunën në mbrëmje, në fushën e Valencias, lojtarët e Realit të Madridit e kanë festuar gjatë këtë fitore, duke i kujtuar rivalit të tyre historik, Barcelonës, se nuk kanë ndërmend të ndalen. 

Të besuarit e Joze Mourinho kanë arsye për të besuar, sepse këtë sezon janë më afër Barcelonës në lojën që po zhvillojnë, madje gjenden para saj, me +3 pikë, për momentin. Disa e thonë këtë gjë në biseda private, të tjerët e thonë edhe publikisht. 

Argumentet janë ato që bazohen në statistikat e futbollit dhe rezultatet e arritura në fushën e lojës. Sidomos aty ku ekipi i Guardiolas ka arritur të frenohet, nuk e kanë bërë këtë gjë edhe madrilenët. Kjo ka ndodhur dy herë në këtë sezon. Barcelona është ndalur në barazim në "Anoeta" dhe "Mestalla", ndërsa Real Madridi ka marrë nga tri pikë në secilën prej këtyre transfertave, ku koeficienti për sukses konsiderohet i një vështirësie të lartë. 

Skënderbeu-Flamurtari, Arbitri: E dhashë penalltinë se më donte qejfi

Të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari të shtunën që lamë pas. Inatet e vjetra të sezonit të kaluar kur të dy ekipet luftonin për titullin kampion por që përfundoi me dhunë në ndeshjen përmbyllëse në Vlorë. Inate që duket se do vazhdojnë edhe këtë sezon futbollistik. 

Penalltia e dhënë në favor të Skënderbeut vazhdon që të ngjallë polemika të shumta, duke qenë se dihen lidhjet e korçarëve me Federatën e Futbollit. Por, cili ka qenë shpjegimi i arbitrit të ndeshjes për penalltinë e dhënë: "Ashtu më donte qejfi". 

"Në fakt nuk shkova për ndonjë protestë individuale, por e ndieja si detyrë që t′i thosha dy fjalë për atë baltë që i hodhi ndeshjes. Me shumë kurajo e bëra dhe i thashë se kishte gabuar shumë që veproi në atë mënyrë. Por, jam befasuar plotësisht kur nga goja e tij mora përgjigjen: "Se ashtu më donte qejfi mua!", ka thënë mesfushori i Flamurtarit, Njazi Lena, për "Sport Ekspres". 

Brazil 2014, Kalendari i Kombëtares shqiptare

Dje në Zvicër janë vendosur datat e ndeshjeve për ekipet Kombëtare në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror Brazil 2014. 

Siç dihet në grupin tonë Eliminator për Zonën e Europës marrin pjesë Norvegjia, Zvicra, Sllovenia, Shqipëria, Qipro dhe Islanda. 

Në këtë takim të rëndësishëm Shortin si përfaqësues i Federatës Shqiptare të Futbollit e ndoqi Presidenti Armand Duka i cili shoqërohej nga dy ish-futbollistët e Kombëtares sonë Alban Bushi dhe Edvin Murati. /albeu.com/ 

Ja edhe kalendari i ndeshjeve:

2012 

07.09.2012 Shqipëri-Qipro 

11.09.2012 Zvicër-Shqipëri 

12.10.2012 Shqipëri-Islandë 

16.10.2012 Shqipëri-Slloveni 

2013 

22/23.03.2013 Norvegji-Shqipëri 

07/08.06.2013 Shqipëri-Norvegji 

06.09.2013 Slloveni-Shqipëri 

10.09.2013 Islandë-Shqipëri 

11.10.2013 Shqipëri-Zvicër 

15.10.2013 Qipro-Shqipëri