Wednesday, November 23, 2011

Statistikat: Reali më lartë se Barcelona

Pas triumfit të shtunën në mbrëmje, në fushën e Valencias, lojtarët e Realit të Madridit e kanë festuar gjatë këtë fitore, duke i kujtuar rivalit të tyre historik, Barcelonës, se nuk kanë ndërmend të ndalen. 

Të besuarit e Joze Mourinho kanë arsye për të besuar, sepse këtë sezon janë më afër Barcelonës në lojën që po zhvillojnë, madje gjenden para saj, me +3 pikë, për momentin. Disa e thonë këtë gjë në biseda private, të tjerët e thonë edhe publikisht. 

Argumentet janë ato që bazohen në statistikat e futbollit dhe rezultatet e arritura në fushën e lojës. Sidomos aty ku ekipi i Guardiolas ka arritur të frenohet, nuk e kanë bërë këtë gjë edhe madrilenët. Kjo ka ndodhur dy herë në këtë sezon. Barcelona është ndalur në barazim në "Anoeta" dhe "Mestalla", ndërsa Real Madridi ka marrë nga tri pikë në secilën prej këtyre transfertave, ku koeficienti për sukses konsiderohet i një vështirësie të lartë.