Tuesday, May 31, 2011

Pirlo i frikësuar nga Barcelona


Nënshkrimi i ri i Juventusit, Andrea Pirlo, edhe pse luan në Itali, ai tashmë ka filluar të frikësohet nga kampioni Spanjoll dhe Europian, Barcelona.

Spanjollët gjigantë nënshkruan kapitulimin e Manchester United, të cilët me aftësitë e tyre fituan me rezultat 3-1 kundër ekipit të Ferguson, të Shtunën në finalen e Wembleyt.
“Barcelona është ekipi më i mirë në 50 vitet e fundit”, deklaroi Pirlo për La Gazzetta dello Sport.
“Askush nuk luan futboll si Barcelona”.

Juventus pyet Real Madrid për çmimin e Arbeloas


Juventus ka qëllim kryesor përforcimin e skuadrës dhe tashmë Bianconerët kanë pyetur Real Madridin për çmimin e Alvaro Arbeloas.

Juve kishte mbajtur bisedimet me Real Madrid javën e kaluar dhe kishte diskutuar për disa lojtarë të tyre.
Sky Italia thotë se Bianconerët kishin pyetur për ish-mbrojtësin e Liverpool, Arbeloa gjatë mbledhjes.
Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho, nuk ka dëshirë ta humb Arbeloan, por ai tashmë është nën vëzhgim të vazhdueshëm të mbrojtësit të Benficas, Fabio Coentrao.

Man City të bëj ofertë për Fabregas


Manchester City mund t’i bëj konkurrencë Barcelonës duke bërë një super ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
The Mirror thotë se Barcelona duke pasur krizë financiare mund të dështoj për blerjen e Fabregas, edhe pse mesfushori kishte deklaruar se destinacioni i tij i vetëm mbetet Camp Nou, por ka interes të madh nga Manchester City.
Arsenal do të bëj gjithçka për të refuzuar interesin e Barcelonës, i cili do të sillet rreth shifrës 30 mil. €, por nëse vjen ndonjë ofertë prej 50 mil. €, atëherë gjërat do të ndryshojnë.

Khedira: Nuk jemi prapa Barcës


Mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira beson se klubi i tij nuk është shumë larg Barcës edhe pse në këtë sezon Blaugranët ishin më të mirë.
“Çdokush e di se Barcelona meritoi të fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon, por ne nuk duhet të përmirësohemi edhe shumë që të arrijmë nivelin e tyre”, tha Khedira për Kicker.
Barcelona në këtë sezon ka fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, teksa Real Madridi fitoi finalen e Copa del Rey pikërisht kundër Blaugranëve.

Shevchenko të pensionohet pas Euro 2012


Ylli i Dynamo Kyiv, Andriy Shevchenko thotë se ai do të tërhiqet nga futbolli në fund të Kampionatit Europian këtë verë.
Ish-sulmuesi i Chelseat dhe AC Milan ka qenë një futbollist profesional që nga viti 1994 dhe ditët e tij të fundit do t’i zhvilloj në Euro 2012 në vendlindjen e tij, Ukrainë.
“Kam vendosur të tërhiqem saktë pas Euro 2012. Ky është vendimi im përfundimtar”,deklaroi Shevchenko.
“Ne do të japim të gjithë më të mirën në shtëpinë tonë në Kampionin Europian dhe besoj se mund t’i sfidojmë favoritët kryesorë në luftë për titull nëse fati është në anën tonë”.

Chelsea i gatshëm ta shes Anelkan


The Mirror thotë se ylli Francez, Anelka nuk është më prioritet i klubit dhe pasi dështoi të ngrisë trofeun e sezonit të kaluar, ai do të shitet në ofertën e parë të duhur që vjen për të.
Anelka kishte një karierrë të sukseshme tek Chelsea, por ditët e tij si startues në repartin e sulmit janë afër fundit.
Anelka gjithsej ka patur 116 paraqitje për Chelsean, duke shënuar 47 gola, por tani me transferimin e Torres, Abramovich parasheh opsione më të freskëta për sulm

Zyrtare: Conte trajner i Juves


Ish-mesfushori dhe kapiteni i Juventusit, Antonio Conte është bërë trajner i Biankonerëve.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Juventusi i cili nëpërmjet faqes zyrtare ka lajmëruar se Conte do të jetë trajner i ri i tyre.
“Antonio Conte është rikthyer në Juventus. është koha që ai të udhëheq klubin por tani nga stoli e jo nga fusha. Ai është trajner i ri. Conte ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe ai do të quhet Biankoner deri në 30 qershor, 2013″, shkruan në një komunikat të lëshuar nga Juventusi.
“Ne dëshirojmë të fitojmë dhe këtë dëshirojmë të bëjmë me Conten”.

Zamparini: Pastore mund të largohet


Trajneri i Palermos Zamparini pas finales së Kupës së Italisë së humbur kundrejt Interit me rezultatin 3-1 ditë e djelë është shprehur se Pastore mund edhe të largohet në merkaton e verës.

"Asnjë ekip nuk mund ti rezistojë ofertave të majme të cilido ekipi për një lojtar dhe të njëjtën gjë mund të ndodhë edhe me Pastoren",tha Zamparini për Sky

Marchisio drejt Interit


Është një moment i vështirë për Klaudio Marchision. Mesfushori i Juventusit, i konsideruar nga tifozët si kapiteni i ardhshëm i bardhezinjve, ka shumë mundësi që të largohet nga Torino gjatë kësaj vere.

Pavarësisht rinovimit të kontratës që ka bërë me Juventusin deri në 2016-ën. Mbërritja e Pirlos dhe me shumë mundësi edhe e Inlerit po e shtyjnë lojtarin jashtë klubit Torinez.

Milani dhe Interi po ndjekin me interes lëvizjet më të fundit tek Juventusi. Nëse tendenca më e re e Juves imponon shitjen e Klaudio Marchisios, ndoshta ka ardhur momenti për t′u ulur dhe për të reflektuar mbi mundësine e insistimit në këtë revolucion

Fiorentina dhe Napoli pas Cassanos


Antonio Cassano edhe pse ka rinovuar kontratën e tij me Milanin përsëri është vënë në qendër të vëmendjes nga skuadrat italiane për tu transferuar gjatë merkatos së verës.

Fiorentina dhe Napoli janë dy skuadrat italiane të cilat kanë shpallur interesimin për Cassanon. Kjo gjë mund të kthehet edhe në realitet pasi tek Milani ai nuk ka gjetur minutazh të duhur për të luajtur.

Özil mbreti "Asis" në Europë


Mesut Özil është shpallur nga UEFA si lojtari më i mirë i sezonit 2010/2011 për asist. Mesfushori i Real Madridit ka bërë jo pak por plot 26 asist në këtë sezon futbollistik duke lënë pas vetes emra të mëdhenj.

Pas Özil vjen jo pak por lojtari më i mirë në botë Lionel Messi i cili ka bërë 25 asist në këtë sezon.

Ja lista e plotë e Top 10 Asist:

1-Mesut Özil 26 asist
2-Messi 25 asist
3-Hulk 21 asist
4-Dani Alves 18 asist
5-Drogba 17 asist
6-Dusan Tadic 21 asist (në kampionatin Holandez Eredivisie)
7-Christian Tiffert 20 asist (në Bundesligën Gjermane)
8-Dries Mertens 20 asist (në kampionatin Holandez Eredivisie)
9-Marvin Martin 19 asist ( në Ligën 1 Franccez)
10-Adel Taarabt 16 asist ( në Premier Ligë)

Hamsik ose Bale do të veshin bluzen e Milanit


Si gjithmonë, Allegri është i qartë dhe e di atë që ai dëshiron. Trajneri i Milanit i ka bërë kërkesë drejtuesve të Milanit për të transferuar në Itali një nga mesfushorët Hamsik ose Bale.

Fjalët e trajnerit të Milanit kanë nisur një kërkim se kush do të vishet "Kuq e Zi". Të gjithë për të studiuar karakteristikat fizike të lojtarëve për të parë se kush do të jetë lojtari i madh të cilin e ka premtuar Presidenti Berlusconi

Scholes njofton për tërheqjen nga futbolli


Edhe pse nuk ka arritur të triumfojë në finalen e Ligës së Kampioneve kundrejt Barcelonës me rezultatin 3-1 e cila u luajt në Wembley. Scholes ka njoftuar për tërheqejen e tij nga futbolli.

Paul Scholes në karrierën e tij ai ka fituar 10 kampionate angleze, 3 FA Kupë, 7 Kupa Bamirësie, 3 Kupa Lige, 2 Liga e Kampionesh, 1 Kupë Internacionale, 1 Botërore Klubesh, plus një Kampionat Europian me Anglinë U-18.

Vazhdon skandali tek FIFA (VIDEO)


Nuk kanë së reshturi skandalet tek FIFA edhe një dit larg zgjedhjeve për të zgjedhur Presidentin e rradhës. Pas skandalit të blerjes së votave nga kundërshtari i Blatterit.

Por skandalet nuk ndalojnë me kaq ku sponserat kryesorë të FIFA-s, Coca Cola, Adidas dhe Emirates Airlines kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen aktuale tek FIFA.

Ato gjithashtu shprehen se Blatter duhet të gjejë një zgjidhje të menjëhershme.

Jemi jo pak por vetëm një dit larg zgjedhjeve për Presidentin e ri të FIFA-s dhe pas skandalit të Bin Hammam për ryshfet duket se ka vetë një kandidat për President dhe ai është presidenti akutal Sepp Blatter.

Messi: Van der Saar gaboi në momentin e golit


Jashtë toksori i Barcelonës,Messi ishte i lumtur me golin e tij të shënuar në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Manchester United.Messi ishte lojtari kryesor i cili e ndihmoi skuadrën e tij drejt triumfit.

Messi ka pranuar se ai kishte parë që Van der Sar ishte në pozicion të gabuar në momentin e golit të tij.

"Pashë paksa hapësirë tek porta e United të cilën e kisht lënë Van der Saar dhe pozicioni i tij ishte pak jashtë loje dhe fatmirësisht topi shkoi në rrjetë", tha Messi për "Il Mundo Deportivo"

Interi: Fillon rinovimin nga mbrojtja


Nëse skuadra e Milanit ka rinovuar kontratat me mbrojtjen e saj skuadra tjetër e Milanos, Interi po mendon për rinovimin e mbrojtjes pasi mbrojtjes së Interit i përfundon kontrata në 2012.

Sezonin e kaluar mbrojtja e Interit është shpallur mbrojtja më e mirë në Europë dhe kjo ka sjellë edhe interesimin e skuadrave të mëdha për mbrojtjen Interiste.

Edhe pse kontratat e mbrojtjes Interiste përfundon pas dy vitesh por ato duhet të mendojnë në mënyrë të menjëhershme përsa i përket rinovimeve.

Maicon është mbrojtësi i parë i cilikërkohet nga Mourinho tek Reali i Madridit

Monday, May 30, 2011

Zgjedhni lojtarin më të mirë në La Liga

Tashmë ka përfunduar sezoni në La Liga ndërsa të gjithë e dimë se Barcelona është shpallur kampione e kësaj gare.

Deri në fund të kampionatit La Liga është udhëhequr nga dy klube që sot konsiderohen më të mirët në botë, Barcelona dhe Real Madridi.
Ne kemi zgjedhur tre lojtarë që sipas nesh ishin më të mirë gjatë këtij sezoni ndërsa ju duhet të votoni për njërin nga ata.
1- Cristiano Ronaldo
Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Ronaldo gjatë këtij sezoni në La Liga. Ai ka shënuar 40-të gola për një sezon dhe ka hyrë kështu në analet e La Ligas.
Askush nuk mund ta paramendonte Realin në këtë sezon pa Ronaldon pasi portugezi ishte thjeshtë fantastik në ndeshjet që luajti për Los Blancos.
11 Golat e fundit të Ronaldos erdhën në katër ndeshjet e fundit dhe kjo statistikë është maramendëse për të.

2- Lionel Messi
është e pamundur të imagjinohet ndonjë listë e lojtarëve më të mirë të La Ligas apo e lojtarëve më të mirë në botë pa Argjentinasin, Lionel Messi i cili sot konsiderohet si lojtari më i mirë në botë.
Sezoni i tij ishte fantastik dhe deri në fund ishte duke luftuar me Ronaldon për të fituar çmimine golashënuesit më të mirë të La Liga, ‘Pichichi’.
Messi ishte lojtari kryesor për klubin e tij në këtë sezon duke shënuar një numër të madh të golave dhe duke bër disa asistime perfekte për shokët e skuadrës.
është ende 23 vjeçar por cilësitë e tij janë me të vërtetë të mahnitshme dhe mbresëlënëse.

3- Giuseppe Rossi
Villareali këtë vit përfundoi në vendin e katërt në La Liga dhe arriti në gjysmë-finale të Europa League. Padyshim se gjysma e kësaj merite shkon drejt te sulmuesi Giuseppe Rossi i cili ishte maramendës me Nëndetësen e Verdhë në këtë sezon.
Giuseppe Rossi shënoi plotë 32 gola për ekipin e tij në të gjitha garat ndërsa 18 prej tyre ishin vetëm në La Liga.
Forma e tij mbresëlënëse në këtë sezon ka bërë që Barcelona të shfaq interes për të.

Moratti rishfaq admirimin për Messin


Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka rishfaqur admirimin e tij për superyllin e Barcelonës, Lionel Messin.

“Ishte një ndeshje e mirë ndërmjet Barcës dhe Unitedit. Messi është një lojtari i cili i jep një siguri të madhe tërë ekipit”.
“Ai shënon gola, krijone aksione perfekte, vrapon shumë gjatë një aksioni. Ai është duke u përmirësuar çdo vit dhe çdo vit është duke u bër i mirë dhe më i mirë”, tha Moratti.

Ganso largohet nga Santos


Presidenti i Santos, Luis Alvaro Oliveira ka thënë se superylli i tij mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere ndërsa destinacioni i tij më i mundshëm mund të jetë Milani.

“Ne nuk do të jemi të lumtur nëse ai transferohet te Corinthias. Ganso duhet të transferohet jashtë vendit”.
“Ne do të bisedojmë me të për këtë gjë pas Copa Libertadores. Nëse ai do të largohet atëherë ne i preferojmë atij që të largohet jashtë vendit”, tha Oliveira.

Coentrao: Mungon vetëm marrëveshja e Realit me Benficën


Mbrojtësi i Benficës, Fabio Coentrao ka thënë se në transferimin e tij të mundshëm te Mbretërit mungon vetëm marrëveshja ndërmjet Los Blancos dhe klubit të tij.

“Ka interes të përbashkët ndërmjet meje dhe Real Madridit. Sidoqoftë, klubet duhet të arrijnë një marrëveshje që unë të transferohem te Reali”.
“Për momentin unë mund vetëm të shpresoj që ëndërra ime të luaj për Real Madridin të bëhet realitet”, tha Coentrao për Marca.

Lojtari më i mirë i botës për këtë javë


Goal.com ka zgjedhur mbrojtësin e Barcelonës, Eric Abidal si lojtari që pati perfomancë më të mirë gjatë kësaj jave.

Eric Abidal

Renditja në Castrol: 20-të
Klubi: Barcelona
Shteti: Francë
Mosha: 31
Roli: Mbrojtës
Arritja: Fitoi Ligën e Kampionëve me Barcelonën vetëm dy muaj pasi bëri operacion për ta larguar tumorin në mëlçinë e tij.
Paraqitje të mirë në këtë javë shfaqën edhe:

Lionel Messi (Barcelona)
Marco Reus (Borussia Monchengladbach
Djibril Cisse (Panathinaikos)
Dario Rodriguez (Penarol)
Samuel Eto’o (Inter)
Sipas jush kush ishte lojtari më i mirë në këtë javë? Shprehuni në hapësirën për komente.

Barcelona në kërkim të Rossit


Kampionia aktuale e Europës është në kërkim të sulmuesit të Villarrealit Giuseppe Rossit , i cili kërkohet nga skuadrat angleze siç jantë ato të: Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Drejtuesit e Braclonës janë të gatshëm të të ofrojnë një shumë prej 35 milion eurosh për italianin e Villarrealit. Tottenham i ka ofruar një ofertë prej 30 milion eurosh skuadrës spanjolle për Rossin por drejtuesit e saj nuk e kanë pranura këtë ofertë

Rio: Do të luftojmë sezonin e ardhshëm


Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka thënë se klubi i tij do ta harrojë humbjen kundër Barcelonë në finale të Ligës së Kampionëve dhe në sezonin e ardhshëm do të rikthehet edhe më i fuqishëm se që ishte.

“Ne do të harrojmë atë që ndodhi në finale dhe do të rikthehemi në luftë përsëri në sezonin e ardhshëm”.
“Duke shikuar prapa te sezoni ynë atëherë do të kuptojmë se ishim të mirë. Ne fituam Premier Leaguen, shkuam në gjysmëfinale të FA Cup dhe arritëm në finale të Ligës së Kampionëve”, tha Ferdinand për The Mirror.

Arshavin: Wenger nuk e do largimin tim


Sulmuesi i Arsenalit, Andrey Arshavin ka thënë se trajneri i tij, Arsene Wenger nuk e dëshiron largimin e tij për në drejtim të ndonjë klubi tjetër.

Spekulohet se largimi i Arshavin nga Arsenali në këtë verë është i sigurtë por tani është vet lojtari i cili pohon se menaxheri Wenger e dëshiron qëndrimin e tij.
“Është vet menaxheri i cili më ka thënë mua se dëshiron të punoj më mua”, tha Arshavin për The Sun.

Shikoni me vemendje vfar pike ka bo

Juventus hedh sytë nga Nani


Zonja e Vjetër ka hedhur vështrimin e saj nga mesfushori portugez i skuadrës angleze të Manchester United. Nani i është shtuar listës së më të kërkuarve nga skuadra e Juventusit.

Treshja më e kërkuar nga Juvenstusi janë: Aguero, Nani, Ribery.

Por sipas shtypit anglez mund të ketë një shkëmbim të mundshëm ndërmjet Juventusit dhe United pasi Ferguson pëlqen mesfushorin e Juventusit Marchision,

FIFA përjashton Bin Hammam dhe Warner


Komiteti i Etikës nën drejtimin e Petrus Damaseb pas një mbledhjeje të organizuar ditën e djelë datë 29 Maj ka vendosur të përjashtojë Bin Hammam dhe Warner.

Jack Warner është Zëvendës Presidenti i FIFA-s kurse Bin Hammam është pjestari i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.

Të dy këto dy pjestarë janë pëjashtur për arsye se dyshohen për marrje ryshfetesh. Pas këtyre përjashtimeve FIFA dhe Komiteti i saj Investigiv do ta vazhdojë këtë çështje edhe më tej.

Ja çmenduria e Materazzit pas triumfit me Interin (VIDEO)


Marco Materazzi nuk di të ndalet dhe pas triumfit me interin ai bën çmendurinë e rradhës. Çmenduria e tij këtë rradhë ka qenë në momentin e festimit pas fitores së Kupë së Italisë.

Interi fitoi Kupën e Italisë me Palermon në Olimpico të Romës me rezultatin 3-1.

Materazzi ka lagur me një kovë plot me ujë dy gazetarë të cilët ndodheshin në stadium duke transmetuar LIVE për Rai Uno-n

Sunday, May 29, 2011

Inter nuk harron zakonin.


Inter eshte shpallur kampion i Italise duke e mbyllur sezonin me nje trofe te fituar.

Samuel Eto`o ishte ai lojtari i cili i dha trofeun e parë Interit në këtë sezon futbollistik duke shënuar dy herë në finale kundrejt Palermos të cilën e fituan me rezultatin 3-1.

Ishte ai mbreti i mbrëmjes së sotme Samuel Eto`o i cili shënoi në minutën e 26′ të pjesës së parë. Ky gol i ka mjaftuar skuadrës zikaltër.

Me fillimin e të dytë Palermo kontrollon lojën dhe mundohet të barazojë por është përsëri ai Mbreti Eto`o që shënon përsëri në minutën e 76′. Në minutat e fundit shkurton diferencën Palermo me anë të Munoz në minutën e 88′.

Po lojtarët e Interit nuk e kanë lëshuar lojën dhe vetëm tre minuta më vonë shënojnë me të sapo futurin në lojë Diego Militon i cili shuan shpresat e tifozëve siçilian.

Pique: Nuk kemi blerë drogë apo gjyqtarët


Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique ka thënë se klubi i tij është duke luajtur vetëm futboll normal e nuk është duke blerë drogë apo duke koruptuar gjyqtarët ashtu siç pohojnë klubet rivale.

Gjatë këtij sezoni kanë ndodhur shumë kritika rreth lojës së Barcelonës ndërsa si shembull konkret miret kartoni i kuq i Pepes që sipas shumë specialistëve nuk ishte ndërsa një shembull edhe më konkret është edhe ndeshje e Barcelonës kundër Chelseat aty ku gjyqtari i takimit bëri një numër të madh të gabimeve në dëm të Bluve, por këtë fakt e mohon Pique duke thënë se klubi i tij është duke luajtur futboll të pastër.
“Ne nuk jemi duke përdorur drogë apo duke blerë gjyqtarë për të fituar takime, ne vetëm jemi duke luajtur futboll të pastër”, tha Pique.

1 i vdekur, 132 të lënduar dhe 109 të arestuar gjatë fitores së Barcelonës


Pas triumfit të Barcelonës në finale të Ligës së Kampionëve tifozët Blaugran filluan të krijojnë tollovi nëpër rrugët e qytetit spanjoll dhe kështu gjatë kësaj tollovie kishin shumë të lënduar, të arestuar dhe një i vdekur.

Raportet më të reja tregojnë se një tifoz ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë momentalisht janë në gjendje kritike.
132 tjerë janë të lënduar me plaga të lehtë duke përfshirë këtu 37 oficerë të policisë ndërsa 109 të tjerë janë arestuar.
E gjithë kjo ndodhi kur tifozët e Barcelonë pas tollovisë të shkaktuar filluan të përlesheshin me policë dhe si pasoj e kësaj deri më tani ka një viktimë emri i të cilit ende nuk është bër publik.

Monaco pas 35 viteve në ‘Ligue 2′


Pas 35 viteve qëndrimi në Ligue 1 të Francës me humbjen kundër Lyonit, Monaco sezonin e ardhshëm do të jetë duke luajtur në ligën e dytë të Francës.

Lyoni sot mposhti Monacon me rezultat 2-0, duke siguruar kështu play-off për Ligën e Kampionëve kunddrejtë Monacos e cila përfundoi sezonin në vendin e 18 vend ky që e dërgon atë automatikisht në ligën e dytë.
Para shtatë viteve gjatë kësaj kohe Monaco ishte duka luajtur finalen e Ligës së Kampionëve finale këtë të cilën e humbi kundër Portos së Mourinhos me rezultat solid prej 3-0, por sot është një ditë krejtësisht ndryshe për Monacon e cila do të shijoj një sezon të tërë në ligën e dytë.

Milani mendon për Schweinsteiger


Bastian Schweinsteiger emri i ri për mesfushën e Milanit të cilët janë në gjueti për një mesfushor, kanë pikasur gjermanin e Bayern Munchen dhe do të mund të përfitojnë nga marrëdhënia e shkëlqyer Galliani-Rummenigge.
Kontaktet mes të dy ekipeve janë tashmë. Çmimi për një transferim të mundshëm është rreth 30 milion €

Juventus-Inler kontratë 4-vjeçare


Teksa të gjithë sytë janë përqëndruar tek Aguero dhe Ribbery, Juventusi ka përshpejtuar tratativat drejt Gokhan Inlerit, mesfushorit të Udinezes të cilin e kërkonte edhe Napolit.

Duket se klubi torinez e ka arritur tashmë një marrëveshje me zvicerianin, të cili i është ofruar një kontratë 4-vjeçare përmes së cilës do të fitojë 2.5 milion euro për sezon gjithsesi javën e ardhshme pritet diskutimi konkret me skuadrën e Udinezes

Kuzhe zbardh listën anti-Boshnjake


Tre portierë, tetë mbrojtës dhe katër sulmues për një ndeshje të vetme.Kjo është lista që ka publikuar ditën e djeshme trajneri i Kombëtares shqiptare për ndeshjen ndaj Bosnjës.

Ndeshja kundrejt bosnjes do të jetë një ndeshje deçizive përsa i perket ecurisë në rënditjen e përgjithshme të grupit në të cilën ne bëjmë pjesë.

Stërvitjet e Kombëtares, sipas programit të publikuar dje, do të rifillojnë nesër në ora 10:00 dhe në total janë parashikuar shtatë seanca në 5 ditë, si dhe një ndeshje miqësore (kontrolli) me Olimpikun e Tiranës.





Lista e Kombëtares:

Portierë: Beqaj,Ujkani,Hidi
Mbrojtës: Lila,Curri,Dallku,Vangjeli,Agolli ,Teli ,Cana ,Vrapi
Mesfushorë: Bulku,Lala,Duro,Lika,Vila,Skela Hyka, Muzaka
Sulmues: Bogdani,Salihi,Bakaj,Kapllani.

Bayern Munchen futet në valle për Agueron


Skuadra gjermane e Bayern Munchen i është futur garës për të transferuar sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Agueron. Ky i fundit kërkohet me ngulm nga skuadra e Juventusit.

E përditshmja spanjolle "Marca" shkruan se Miroslav Klose është pranë largimit nga Bavarezët në drejtim të Milanit dhe tani ata kërkojnë një zëvendësues për të i cili mund të jetë Sergio Aguero.

Chelsea shumë afër të transferoj Neymar


Mediat angleze raportojnë se Chelsea është i gatshëm të bëj një ofertë drejt superyllit të Santos, Neymar ofertë kjo që mund të jetë e parefuzueshme nga klubi brazilian.

The Sun tregon se Blutë janë të gatshëm të paguajnë rreth 26.5 milion euro për të siguruar shërbimet e 19 vjeçarit.
“Abramovich është i gatshëm të vendos gjërat personale për të siguruar shërbimet e Neymar. Ai do të bisedoj me të në muajin e ardhshëm dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, thanë disa përfaqësuesit e Chelseat për The Sun.

Nani i frustuar që nuk startoi


Superylli i Manchester United, Nani është i frustuar me vendimin e trajnerit të tij, Sir Alex Ferguson i cili vendosi që Nani finalen ta startoj nga stoli.

“është e vështirë për mua sepse unë dua çdo herë të luaj dhe të jem pjesë e klubit”.
“Unë kam dashur të luaj në finale. Çdo kush dëshiron të luaj në finale por unë në këtë sezon kam luajtur mirë dhe jam i pakënaqur që nuk startova”.
“Sidoqoftë ky është futbollit. Unë duhet të respektoj vendimin e trajnerit. Nuk mund të bëj asgjë tjetër përpos kësaj”, tha Nani.

Pep: Qëndroj këtu edhe për 25 vite tjera


Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka thënë se ai dëshiron të bëj atë që bëri Sir Alex Ferguson pra të qëndroj rreth 25 vite në një klub.

“Unë ndihem i privilegjuar që kam kësi lojtarë në klubin tim. Çdokush ka punuar për këtë. Ne jemi shumë të lumtur”.
“Në Angli mund të jesh trajner për 25 vite te një klub por në Spanjë kjo duket e pamundur. Këto janë rrugë të ndryshme. Unë e admiroj Fergusonin dhe dua të bëhem si ai pasi ai ka arritur të krijoj shumë klube të reja te Unitedi”, tha Guardiola.

Khedira: Jam i gatshëm për Austrinë


Mesfushori i Real Madridit, gjermani Sami Khedira ka thënë se do të rikuperohet me kohë për ndeshjen e kombëtares së tij kundër Austrisë që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2012.

“Lëndimi është duke u larguar. Unë jam në rrugë të mirë për tu rikuperuar shumë shpejtë”.
“Unë jam i sigurtë dhe kam shumë besim se do të rikuperohem me kohë për ndeshjen e së premtës kundër Austrisë”, tha Khedira për dfb.tv

Milani ende i interesuar për Klosen


Kampioni italian, Milani ende është duke e vëzhguar sulmuesin e Bayern Munich, Miroslav Klosen.

// Corriere dello Sport shkruan se Milani do të tentoj që gjatë këtij afati kalimtar veror të transferoj sulmuesin me një eksperiencë të madhe, Miroslav Klosen.
Milani ka shprehur interes për Klosen edhe në Prill ndërsa tani mediat italiane tregojnë se Rosonerët janë shumë afër të transferojnë sulmuesin e Bayernit.
Kontrata e Kloses me Bayernin përfundon në këtë verë ndërsa bisedimet për rinovimin e kontratës nuk janë duke shkuar mirë.

Galliani spjegon pse nuk e transferon Montolivon



Adriano Galliani ka spjeguar se pse Milani nuk dëshiron të transferoj mesfushorin e Fiorentinas, Ricardo Montolivon.

“Ai do të ishte një zëvendësim i përkryer i Pirlos, por Pirlo luajti në qendër të mesfushës”.
“Ne dëshirojmë një mesfushor të krahut të majtë dhe ai nuk është njëri nga ata. Ne dëshirojmë një lojtar i cili është i mirë nga thellësia e fushës”, tha Galliani.

Foto: Lëndohen tifozët e Barcelonës

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në rrugët e Barcelonës gjatë finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Manchester United.

Me mijëra tifozë të Barcelonës filluan të festojnë fitoren e klubit të zemrës duke brohoritur nëpër rrugët e qytetit ‘Champions! Champions!’.
Tifozët krijuan probleme të mëdha dhe zhurmë të madhe nëpër këto rrugë dhe kështu policia filloi përleshjen me ata duke lënë disa të lënduar.
Gjithashtu pati përleshje edhe ndërmjet tifozëve ndërsa shkaku ende nuk dihet nga askush.
Për më shumë shikoni këto foto:


Saturday, May 28, 2011

Barcelona-United, ja formacionet e mundshme



Edhe pak orë na ndajnë nga finalja e shumë pritur e Ligës së Kampioneve ndërmjet dy legjendave të futbollit Europian të cilat janë Manchester United dhe Barcelona.

Edhe pak orë na ndajnë nga një mrekulli e futbollit e cila do të na dhurojë spektakël të garantuar dhe secila prej tyre do të tregojë vlerat e saj në fushën e blertë.

Shumë shpejt do të mësojmë se kush do të marrë kurorën e Mbretit të Europës pas kësaj finaleje të papërsëritshme.

Ja formacionet e mundshme:

Manchester United : Van der Sar, Fabio, Rio Ferdinand, Vidic, Evra,Valencia,Carrick,Giggs, Park Ji-Sung, Rooney, Hernandez.

Barcelona: Valdes, Alves, Pique, Puyol, Abidal, Busquets, Iniesta, Xavi, Pedro, Messi, David Villa.

Bamir Topi në Wembley, i ftuar special i UEFA-s


Finalja e Ligës së Kampionëve do të ndiqet nga një i ftuar special nga Shqipëria. Në shkallët e stadiumit të Wembley-t do të jetë i pranishëm Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Bamir Topi do të jetë si të ftuar nderi të Presidentit të UEFA-s, Michel Platini. Por nuk mungojnë edhe të ftuar të tjerë special në këtë finale të mrekullueshme siç janë Berlusconi dhe Angela Merkel.

Por sipas zërave më të fundit flitet se për të parë nga afër finalen e sotme kanë shkuar edhe Presidenti i Tiranës, Refik Halili dhe Presidenti i FSHF-s, Armando Duka

Të pathënat e ndeshjes Barça-United


Sonte në zemrën e Londrës do të luhet ndeshja më e bukur e historisë së futbollit ku do takohen skuadrat më të mira të kontinentit të cilat kanë bërë historinë në futbollin Europian dhe në arenën ndërkombëtare.

Barcelona-Manchester United, Messi-Rooney, Giggs-Iniesta, Nani-Xavi këto do jenë përballjet e sotme të cilët do të bëjnë historinë.

Ja disa statistika rreth këtyre dy ekipeve:

-Barcelona është ekipi i fundit që ka fituar një kupë Kampionësh në Wembley në vitin 1992 kundër Sampdorias pas kohës shtesë.

-627 minuta ka luajtur Messi në fushat angleze por duke mos shënuar kurrë gol.

-303 janë golat e Barcelonës dhe Manchester United që kanë shënuar në Ligën e Kampioneve.

-Në 10 takimet ndërmjet Barçës dhe United janë nga 3 fitore për secilën dhe janë shënuar plot 31 gola.