Monday, September 19, 2011

Një gol që ja vlen të shihet (VIDEO)



Në ndeshjen e luajtur dje në kampionatin Belg ndërmjet Lokeren dhe Club Brugge, sulmuesi i Lokeren ka arritur të shënojnë një gol të mrekullueshëm dhe duke i habitur të gjithë. 

Edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh të një goli në minutën e 36′ me anë të Dirar, ekipi vendas i Lokerenit ka arritur të barazojë në një mënyrë të mahnitshme. 

Goli i barazimit vjen vetëm në minutën e 38′ me anë të De Ceulaer vendos takimin në barazpeshë me një gol që ja vlen të shihet. 

Edhe pse në fund ekipi i Lokerenit u mund 2-1 nga miqtë e Club Brugge gjithsesi ai mbetet një gol i bukur.

Saturday, September 3, 2011

"Luajtëm mirë, meritonim barazimin"

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, nuk arrinte t′i besonte syve kur e pa veten pas vetëm 20 minutash në disavantazh të dy golave. Pasi Franca arriti të shënojë në minutat 11′ dhe 18′. Këtë gjë ka thënë ai pas ndeshjes, duke theksuar faktin se kishte përgatitur ekipin e tij për të përballuar një Francë me yje dhe pretendonte, në bazë të lojës që Shqipëria zhvilloi në fraksionin e dytë të lojës që të paktën të merrte një pikë. "Pamë një ndeshje me dy tabllo, në pjesën e parë pësuam menjëherë dy gola, sepse u treguam të ngathët dhe totalisht të papërqendruar në pjesën defensive". "Nuk i morëm me shumë seriozitet disa sulme, që mund të konsideroheshin edhe pa shumë pretendime, por në fund rezultuan dy gola për kundërshtarin". "Kjo tregon se edhe pse përballë kishim Francën, ne nuk u stepëm dhe kërkuam me patjetër rezultatin, paçka se në fund nuk e arritëm atë që kërkonim", ka theksuar Kuzhe.

Puyol pranë rikthimit ndaj Milanit

Carles Puyol, kapiteni i Barcelonës, mund të rikthehet të luajë sërish në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, më 13 shtator ndaj Milanit. Mbrojtësi i qendrës duket se i ka kaluar përfundimisht problemet me gjurin e majtë, të cilat kanë filluar që në muajin janar dhe e kanë penguar spanjollin të jetë rregullisht në fushë. Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, do ta grumbullojë kapitenin për ndeshjen e ardhshme të kampionatit spanjoll ndaj Real Sociedad, por vështirë se Puyol mund të luajë këtë takim. Rikthimi i tij pritet në Camp Nou, të martën e 13 shtatorit, kur Barcelona do të përballet me Milanin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Carles Puyol është operuar në gju në datën 1 qershor, disa ditë pas finales së Wembley të Ligës së Kampioneve, ku ekipi i Barcelonës triumfoi ndaj Manchester United.

Messi jep maksimumin për Argjentinën

Mesfushori Jonas Gutierrez dhe mbrojtësi Pablo Zabaleta besojnë se Lionel Messi jep 100 % nga vetja kur përfaqëson Argjentinën. Messi tashmë ndodhet në formën e tij më të mirë. Messi shpeshherë është kritikuar që nuk shfaqi lojërat e tij të mira të Barcelonës kur është paraqitur për Argjentinën por Gutierrez dhe Zabaleta mendojnë ndryshe. "Messi mundohet mbi maksimumin kur luan për Argjentinën. Ju nuk mund të krahasoni paraqitjet për Barcelonën me ato për Argjentinën", tha Gutierrez. "Janë dy aspekte të ndryshme por e mira është të lini Messin në vendin ku ndihet më së miri", shtoi Zabaleta.

Nasri e prishi shkëmbimin Sneijder-Tevez

Sipas agjentit të sulmuesit argjentinas Carlos Tevezit, Kia Joorabchian, Manchester City ka ofruar klientin e tij në shkëmbim për mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder. Sipas TalkSPORT, City synonte shkëmbimin e dy yjeve, por u tërhoq nga marrëveshja pas transferimit të Samir Nasrit nga Arsenali. Francezi iu bashkua klubit nga Etihad Stadium në transferim me vlerë prej 35 milion eurosh, ndërsa Joorabchian ka bërë të ditur se Nasri e prishi marrëveshjen e mundshme, e cila do ta sillte Sneijderin në City dhe dërgonte Tevezin në Inter. "Para një ose dy javësh Interit iu ofrua Carlosi në shkëmbim për Sneijderin, por më pas ata transferuan Nasrin dhe gjithçka mori fund", tha Joorabchian. "City kishte shumë futbollistë në pozitën e njëjtë. Nëse nuk do të vinte Nasri, atëherë mund të kishte ndodhur realizimi i marrëveshjes së shkëmbimit", theksoi ai.