Sunday, June 26, 2011

Manchester City mendon për Samuel Eto`o


Tashmë është edhe skuadra e Manchester Cityt është futur në luftën për të rrëmbyer sulmuesin Kamerunas të Interit,Samuel Eto′o për të cilin kohët e fundit thuhet se mund të largohet nga Interi.

E përditshmja Italiane "Il Messaggero" pohon se City është shumë i interesuar për sulmuesin kamerunas pasi tashmë ka humbur shumë terren përsa i përket sulmuesit Kilian të Udineses, Alexis sanchez.

City po mendon të bëjë një ofertë prej 25 milionë eurosh, por kjo për drejtuesit e Interit nuk është oferta e duhur për lojtarin dhe nuk ka ndërmend ta shesë lojtarin e tyre për më pak se 45 milion euro.

United ofron 25 milion euro për Nasrin


Sot nga të përditshmet angleze raportohet se skuadra kampione aktuale ajo e Manchester United do të bëj një ofertë për të testuar Arsenalin rreth së ardhmes së francezit, Samir Nasri.

"The News of the World" raporton se Manchester United do të bëj një ofertë prej 25 milion eurosh për të arritur transferimin e francezit Samir Nasri gjatë kësaj merkato vereje .

Arsenali ende nuk ka arritur një marrëveshje me Nasrin për rinovimin e kontratës me të i cili ka kërkuar ngritje page nga topçinjtë e londrës.

Nasri ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Arsenalin dhe nëse nuk arrinë ndonjë marrëveshje për rinovimin e kontratës atëherë francezi do të largohet nga klubi si transfer i lirë.

City vazhdon të insistojë për Pastoren


Tashmë pas dështimit të Manchester City për të transferuar sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez dhe kështu është duke e vëzhguar yllin e Palermos, Javier Pastoren.

Është vet Zamparini i cili në një intervistë për Sportmediaset ka thënë se Javier Pastore mund të transferohet tek një klub Spanjoll apo Anglez.

"Unë kam biseduar me agjentin e Pastores gjatë kësaj jave ndërsa për lojtarin të interesuar janë shumë klub të mëdha dhe destinacioni i tij nuk mund të jetë i sigurt. Ai mund të transferohet në një klub spanjoll apo anglez gjithçka do të vendoset në ditët në vazhdim", tha Zamparini për Sportmediaset.

Juventus-Aguero takohen agjentët


Drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta ka thënë se gjërat për të transferuar Agueron janë duke shkuar shumë mirë dhe të dyja palët janë takuar me njëra-tjetrën dhe gjithçka do të vendoset në ditët në vazhdim.

"Ai është një lojtar i talentuar, i ri por me një eksperiencë të madhe. Synimi ynë është që të transferojmë atë dhe çdo gjë po shkon në rrugë të mbarë", tha Marotta për La Gazzetta dello Sport.

Aguero kërkohet edhe nga disa ekipe të tjera të njohura si: Interi,Real Madrid dhe Chelsea.

Interi futet në valle për Alvarez


Tashmë pas Arsenalit është futur në valle edhe skuadra e Interit për mesfushorin argjentinas të Velez,Ricardo Alvarez. Alvarez tashmë pëlqehet edhe nga skuadra Zikaltër e cila kërkon ta sjellë në Milano.

Sipas të përditshmes italiane Sportmediaset, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të ofrojnë plot 20 milion euro për argjentinasin Alvarez.

Disa ditë më parë skuadra e Arsenalit kisht ofruar 15 milion euro për mesfushorin argjentinas por Interi tashmë kërkon ta rrëmbejë përpara se Arsenal të bëjë të njëjtën gjë.

Çudia më e madhe ndodh në MotoGP (VIDEO)



Çudia më e madhe ka ndodhur sot në provat e lira në MotoGP ku në pistën e Magny-Cours të francës dy pilotë të MotoGP janë përplasur me njëri tjetrin në një përplasje të çuditshme.

Në këtë përplasje të dy pilotët kanë shpëtuar për mrekulli por në momentin e përplasjes gomat e motorrave kanë ngecur dhe kjo ka bërë që ato të rretullohen në momentin e rënies.

Kjo ka sjellur një skenë disi qesharake ku pilotët mundohen të ndalin motorrat e tyre tek rretullohen pa pilotë.

Thursday, June 16, 2011

UEFA do të shqyrtojë apelin e Mourinhos


UEFA ka dalë në një konferencë për shtyp duke thënë se më 29 Korrik do të shqyrtojë apelin e Real Madrid kundër skualifikimit për tre ndeshje të trajnerit të tyre Jose Mourinho.

Skualifikimi u vendos pas deklaratave të bëra nga "Special One" më 27 prill, pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligë së Kampioneve, e humbur 0-2 për Barcelonan.

"Përse në gjysmëfinale ndodhin gjëra të tilla" dhe pikërisht në ndeshjet kundrejt Barcelonës", këto ishin deklaratat e Mourinhos të bëra pas ndeshjes.

Por Mourinho nuk ka reshtur së akuzuari edhe UNICEF-in, i cili është sponsori i Katalanasve.

Finalja e Ligës së Kampioneve 2013 sërisht tek Wembley


Presidenti i UEFA-s Michel Platini në një konferencë për shtyp të dhënë në Nyon të Zvicrës është shprehur se finalja e Ligës së Kampioneve e vitit të ardhshëm do të luhet sërisht në Stadiumin Wembley.

Ky vendim ka ardhur pasi vitin e ardhsëm Federata Angleze e Futbollit do të bëjë jo pak por 150 vite që nga krijimi i saj dhe kjo do të jetë një dhuratë nga ana e UEFA-s.

Finalja e këtij viti e Ligës së Kampioneve u luajt pikërisht në Wembley.Platiti tha gjithashtu se finalja e Europa Ligë do të luhet në Amsterdam Arena.

Moratti: Nuk kam nevojë për "Drejtor të Përgjithshëm"


Massimo Moratti presidenti i skuadrës së Interit në një intervistë të dhënë në mbasditen e sotme për të përditshmen italiane Sportmediaset është shprehur i qartë se nuk ka nevojë për një Drejtor të Përgjithshëm.

"Leonardo? Ai është i lirë të shkojë ku të dojë por unë nuk kam nevojë për një Drejtor të Përgjithsëm pasi Leonardo këtë detyrë më ka kërkuar".

"Unë kërkoj një trajner kështu që idetë e Leonardos bin në kundërshtim me ato të miat",tha Moratti për Sportmediaset.

Wednesday, June 15, 2011

Summer&winter

iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

Prit se ta ngrej une

Hidhu lale hidhu,,

Ka na nje Rruge andej

E di fushe Golfi vllai

Gallata pa fund(VIDEO)

Football Funny Moments(VIDEO)

Shum i papare ky (VIDEO)

Ndiqeni vete me mire (VIDEO)

Super pritje nga nje portier i papare (VIDEO)

Portier Budalla,(VIDEO)

Adebayor mund të rikthehet tek City


Real Madrid pas arritjes së një marrëveshje me talentin brazilian të Santosit Neymar ka vendosr që të heqë dorë nga sulmuesi Togolez ,Adebayor pasi nuk e kanë blerë katonin e tij duke e bërë të mundshëm rikthimin e tij tek City.

Por, duke i pasur parasysh raportet që ka Adebayor me trajnerin e City-t Roberto Mancini, duket e qartë se ish-futbollisti i Arsenalit nuk do të rikthehet tek City.

Sanchez-City, shumë pranë një akordi


E ardhmja e Kilianit të Udineses Alexis Sanchez duket se është drejt klubit anglez të Manchester City. Mediat angleze shkruajnë se futbollisti Kilian do të luajë në Premier ligë nga sezoni i ardhshëm.

Pas ofertave të ndryshme për Sanchez duket se City ka arritur të mbushë mendjen e lojtarit dhe të drejtuesve të Udineses. Sanchez ka kaluar një sezon të mrekullueshëm me Udinesen këtë sezon.Udinese është futur në zonën europiane pas shumë vitesh mungesë.

Për të interesim kanë shfaqur edhe Juventusi, Interi, Chelsea dhe Barcelona

Salihi drejt Dinamos së Kievit


Hamdi Salihi shihet si zëvendësuesi i Shevchenkos te Dinamo e Kievit. Të paktën këtë gjë kanë raportuar ditën e sotme mediat kryesore austriake si ajo e sport10.at.

Në një artikull kushtuar sulmuesit shqiptar me titull (Was passiert mit Hamdi Salihi?) "Çfarë po ndodh me Hamdi Salihin?" është analizuar gjithë sezoni i sulmuesit të Kombëtares shqiptare si dhe alternativat që ai ka në dispozicion për sezonin e ardhshëm.

Sipas këtij faqes zyrtare të Dinamos raportojnë që nënkampionët e Ukrainës po mundohen të gjejnë një zëvendësues të denjë për yllin e tyre, Andrey Shevchenko i cili ka deklaruar se shumë shpejt do t′i japë lamtumirë futbollit të luajtur.

Interi ofron 30 milion euro për Kakan




Sipas të përditshmes spanjolle Marca Interi i ka ofruar skuadrës Madrilene jo pak por 30 milion euro.Por klubi Madrilen e quan këtë ofertë si jo e drejtë për Kaka-n pasi ai kushton më shumë.

Sipas kësaj të përditshmeje Presidenti i Realit,Perez nuk e ka vlerësuar këtë ofertë pasi ai kërkon 40 milion euro për Kakan.Por "Marca" ka treguar se Kaka pëlqen më shumë Interin sesa skuadrat e tjera të Chelsea,Manchester City,Sao Paolo.

Moratti-Leonardon drejt lamtumirës


Presidenti i Interit,Massimo Moratti tashmë duhet të mendojë edhe për stolin e drejtimit të skuadrës pasi Leonardo trajneri aktual duke se është drejt largimit për tek skuadra franceze ajo e PSG.

"Leonardo është trajner i zoti dhe mua më bëhet qejfi qe kanë shfaqur interesim për të dhe nëse ai do të transferohet tek PSG atëhere ai do të shkojë tek një skuadër me vlera",tha Moratti për Sportmediaset.

Tashmë Moratti duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij dhe duket se më pranë ndodhet Argjentinasi, Marcelo Bilesa.

United rikthehet tek Sanchez


E përditshmja angleze "Daily Mail" raporton se Manchester United kërkon me çdo kusht transferimin e Sanchez dhe sipas kësaj të përditshmeje nuk ka ndërmend të dorëzohet deri në momentin e sigurimit të shërbimimit të lojtarit.

"Daily Mail",raporton se Drejtori Sportiv i Manchester UNited, David Gill është takuar me djalin e Presidentit të Udineses Gino Pozzon për të diskutuar rreth transferimin te Sanchezit.

Barcelona dhe Manchester City për një kohë të gjatë janë në garë për të fituar shërbimet e lojtarit ndërsa kjo e fundit ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për sulmuesin

Ujkani portieri i dytë më i mirë në Serie B


Portieri i Novaras dhe i Kombëtares Shqiptare, Samir Ujkani pati një sezon fantastik me ekipin italian të futbollit Novaran, duke e ndihmuar atë që të ngritet në Serie A pas 55 vjetësh.

Portieri kosovar, për paraqitjet e tij është vlerësuar nga IVG, tregues i vlerësimit të lojtarëve, i cili e publikoi listën e më të mirëve për sezonin që përfundoi në Serie B.

Portieri i Kombëtares shqiptare është renditur në vendin e dytë, prapa portierit të Vareses, Zappino Massimo Zenildo, i cili u zgjodh më i miri në ligën e dytë italiane.

Sunday, June 12, 2011

Gold Cup, Xhamajka në cerekfinale.


Falë suksesit me rezultatin 2-0 ndaj Guatemalës, Xhamajka është kualifikuar me një raund më herët në cerekfinalet e Gold Cup.
Phillips, me një dopietë të realizuar në minutat ’65 dhe ’78, i ka dhënë një fitore të rëndësishme ekipit të tij.

Ndërkohë, në takimin tjetër të luajtur në Majemi, i vlefshëm për raundin e dytë të grupit B, Hondurasi ka shkatërruar Granadën 7-1.

Klasifikimi i këtij grupi është ky: Xhamajka 6 pikë, Hondurasi 4, Guatemala 1 dhe Granada 0.

Ndërkohë, sot në Tampa të Floridës do të luhen ndeshjet e raundit të dytë të grupit C, Guadalupa-Kanada dhe SHBA-Panama.

Interi vëzhgon Nicklas Bendtner


Interi ka shtuar edhe një emër të ri në listën e të dëshiruarve gjatë kësaj merkatoje verore dhe ai është sulmuesi i Arsenalit dhe i Kombëtares së Danimarkës, Nicklas Bendtner.

"Skysports" tregon se Interi është shumë afër për të transferuar sulmuesin e Arsenalit i cili vet ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga Emirates pasi nuk ndjehet i lumtur dhe hapsirat e tij për të luajtur sa vijnë e pakesohen

Ancelotti ose Benitez trajner të ardhshëm të Aston Villa-s


Carlo Ancelotti dhe Rafa Benitez janë emrat më të përfolur për pankinën e Aston Vilës. Pas lamtumirës për probleme shëndetësore të Gerard Houllier, klubi i Birmingamit ka vënë në shenjestër dy teknikët.

Sipas "Mirror", Ancelotti që disa herë ka theksuar se do të qendrojë në Britaninë e Madhe, mund të pranojë propozimin e pronarit ambicioz Lerner.

Ndërkohë "Sky Sports" ka folur për një kontakt mes Benitez-aston Villa që dita ditës bëhet me i vërtetë

Godet gjyshen me top futbolli


Një i ri përqiqet të tregojë aftësitë e tij në lojën e futbollit. Ai shënoi në portën bosh, por nuk e priste që topi të godiste në kokë një gjyshe që po kalonte rrugës.

Shpresojmë që gjyshja të jetë mirë.

MOS HARRONI TE KLIKONI TEK REKLAMAT ,POSHT DHE ,SIPER ,ANASH

Bajramaj refuzon të zhvishet: Respektoj familjen dhe fenë time


Futbollistja kosovare, Fatmire Bajramaj, ka pasur një ofertë për të pozuar nudo për revistën “Playboy”, mirëpo e ka refuzuar atë. Bajramaj 23-vjeçare nuk kritikon bashkëlojtaret e saj në Përfaqësuesen e Gjermanisë që kanë pozuar nudo, mirëpo thotë se vetë ajo nuk do të mund të bënte këtë gjë. Ajo thotë se pranon të fotografohet me veshje elegante, mirëpo jo nudo.

“Unë i kam parë fotot dhe kam respekt të madh për vajzat që kanë pasur guximin të bëjnë këtë. Unë vetë nuk do të bëja një gjë të tillë. ‘Playboy’ më ka kontaktuar, por i kam thënë jo. Këtë e kam thënë për të respektuar familjen time dhe fenë time. Nuk kishte të bënte me para”, ka thënë Bajramaj, shkruan “rosenheim24.de”, transmeton Koha Ditore.

Bajramaj thotë se është plotësisht e koncentruar për Botërorin 2011 të futbollit që do të nisë në Gjermani më 26 qershor. Gjermania ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Berlin kundër Kanadasë.

Ajo është futbollistja më e kërkuar për fotoseanca, intervista, reklama e paraqitje në emisione televizive. Mirëpo, për të siguruar vendin e titullares në Përfaqësuese të Gjermanisë, ajo duhet të shkëlqejë më shumë në fushën e blertë

Diarra për Melo?


Real Madridi është i gatshëm që të ofrojë mesfushorin Lassana Diarra për të transferuar lojtarin e Juventusit, Felipe Melon.

Gazzetta dello Sport tregon se Antonio Conte është duke e shikuar Diarran si një partner i shkëlqyer i Andrea Pirlos në mesfushën Biankonere.

Reali është i gatshëm që të largojë Diarran i cili nuk bën pjesë në planet e Mourinhos.

Raportoher se Mourinho e respekton Melon dhe dëshiron të punojë me të.

Bashkohu në faqen e Realit më të madhe në Kosovë dhe Shqipëri

Messi i urritur për tituj


Superylli i Argjentinës, Lionel Messi ka thënë se dëshiron të fitojë më shumë tituj me Barcelonën dhe me kombëtaren e tij.

“Unë dua të Barcelona të përcjell suksesin e njëjtë të sezonit të kaluar. Ne jemi një klub. Askush nuk fiton për vetën e tij. Këtu ne të gjithë fitojmë së bashku”.

“Ne jemi një klub që fitojmë vetëm për fitore dhe nuk relaksohemi me atë që kemi”.

‘Unë shpresoj se Argjentina do të fitojë Copa America pasi kemi një klub shumë të mirë”, tha Messi.

Wenger përgatitet të shesë Fabregas te Barca Published on June 12, 2011


Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është duke u përgatitur që të shesë kapitenin e klubi te Barcelona.

The Sunday Mirror shkruan se dëshira e madhe e Fabregas të luaj për Barcelonë mund të bëhet realitet pasi tani edhe trajneri Wenger do të pajtohet me këtë transferim.

Nëse Barcelona paguan 40 milioën funtë për Fabregas atëherë ai edhe zyrtarisht do të jetë lojtar i tyre.

Për mesfushorin të interesuar gjithashtu janë edhe Chelsea, Manchester City, Real Madridi, Interi dhe Milani.

Tags: Arsenal, Barcelona, Transferim

Gigs paguan 300 mijë € për t`i mbyllur gojën të vëllait


"The Sun" ka arritur të zbulojë një ditë më parë se Ryan Giggs është gati t′i paguaj 300 mijë euro kesh në dorë vëllait të tij Rodrit që ky të hedhë një herë e mirë pas krahëve tradhtinë e bashkëshortes së tij.

Për herë të fundit që Rodri është parë në publik, ka qenë 2 ditë më parë. Ai u pyet nga gazetarët që nuk e lënë të qetë prej ditësh në rast se kishte folur me Ryan-in pas tradhtisë dhe ai nuk ngurroi të përgjigjej: "Po kam folur".

Nani ndjehem i lumtur tek United


Mesfushori i Manchester Unitedit dhe i Portugalisë, Nani ka theksuar për të përditshmen angleze "Daily Mirror" se nuk planifikon të largohet nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës.

Për mesfushori portugez spekullohej se mund të braktis kampionin e Premier ligës pasi klubi është shumë pranë transferimit të mesfushorit Ashley Young

Cesar nuk ka ndërmend të largohet nga Interi


Portieri i Interit dhe i Kombëtares Braziliane, Julio Cesar ka thënë për Gazzetta Dello Sport se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi i tij aktual Inter edhe pse për të kanë shprehur interes disa klube europiane.

"Është e vërtetë se Roma dhe Manchester United është interesuar për mua, por unë kam vendosur të qëndroj te Interi pasi kam një kontratë pë të respektuar e cila përfundon në vitin 2014", shtoi Julio

Saturday, June 11, 2011

Skandal trukimesh edhe në Finlandë


Edhe futbolli finlandez është tronditur nga një skandal i fiksimit të rezultateve të ndeshjeve, me përfshirje në mbarë botën. Tetë ish-lojtarë të një ekipi dhe një shtetas nga Singapori akuzohen se kanë organizuar skema manipuluese të ndeshjeve.

Sindikatat e basteve thuhet se kanë fituar rreth 1.9 miliardë dollarë nga trukimet e ndeshjeve. Liga Finlandeze, e cila nisi sezonin e ri të saj në muajin maj, zakonisht ka pasur një profil të ulët në rang

Salihi drejt largimit nga Rapidi i Vjenës


Hamdi Salihi është drejt largimit nga Rapidi i Vjenës. Sulmuesi shqiptar, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i klubit rekordmen në Austri, pritet të shitet në një skuadër të njohur europiane, për shumën e 1.5 milionë eurove.

Lajmi që qarkullon prej disa javësh në mediat austriake, është konfirmuar zyrtarisht dje edhe nga vetë agjenti i lojtarit shkodran. Menaxheri i FIFA-s, Erkan Sulejmani, ka thënë për të perfditshmen austriake "sportnet.at" se disa klube janë të gatshme për të paguar Rapidin.

Pele: Neymar akoma nuk është profesionist


Legjenda Braziliane e futbollit, Pele, ka lavdëruar yllin e Santos dhe të Brazilit, Neymarin, por njëkohësisht ai tha se ka shumë punë përpara tij dhe ai akoma nuk është profesionist i plotësuar.

"Neymar mund të shënojë me këmbën e majtë aq lehtë si me të djathtën, përderisa Messi nuk ka besim në këmbën e tij të djathtë.Por kjo nuk e bën atë më profesionist se Messi", deklaroi Pele për

Cassano do të jetë vetëm i Milanit


Agjenti i Antonio Cassano-s, ka qartësuar se sulmuesi nuk ka plane rreth një largimi nga Milan, pasi ai tashmë ka plotësuar ëndrrën e tij duke ngritur titullin kampiont të Seria A në këtë sezon.

"Cassano larg Milanit ? Është një "përrallë" që është duke u dëgjuar prej një kohë të gjatë, por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë",deklaroi ai për "Premium Calcio".

"Të njëjtë gjë Adriano Galliani teksa ka përsëritur se ai nuk është në shitje dhe ai është totalisht një lojtar i Milanit"

Barcelona nuk ka buxhet për merkato


Barcelona ka vetëm 45 milion euro buxhet për merkaton e kësaj vere. Ky është një lajm jo i zakontë për kampionët e Evropës, gjë që tregon se masat janë për të ulur borxhin e klubit.

Javier Faus, Zv.President i Departamentit të Financave tek Barcelona tha se 40 milion euro është shuma në dispozicion të Guardiolës plus parave që mund të vijnë nga shitjet.

Ky lajm tregon se Cesc Fabregas, sulmuesi i Arsenalit nuk do mund të blihet nga katalanasit. Barcelona ka ulur borxhin nga 431 milionë euro në 364

Spalletti nxehet me arbitrin


Luciano Spalletti trajneri aktual i Zenitit është shprehur shumë i nxehur me arbitrin e takimit në ndeshjen ndërmjet Zenitit dhe Dinamos së Moskës në të cilën Dinamo ka barazuar në minutat shtesë.

Spalletti pas ndeshjes në një intervistë për mikrofonin rus ai është revolutuar në intervistën që po jepte e cila ishte në

Momente të paharueshme nga sporti


19 fotografi dhe 19 ngjarje të rëndësishme në historinë e sportit. Çdo njëra prej këtyre fotografive ka një histori në vete.


Shikoni fotografitë dhe besojmë se do ju kujtojnë shumë gjëra:

Mourinho "vjedh" florinjtë e Interit


"The Special One" është quajtur një "hajdut" florinjsh nga shtypi italian pasi sipas tyre dhe disa prej mediave spanjolle konfirmojnë se Mourinho sapo ka rrëmbyer një talent të cilin Interi ishte shumë pranë një kontrate me të.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Turk, Mete Serdar Coban i cili luan për kombëtaren Turke të U-17. Sipas mediave italiane Mourinho është rikthyer nga ish-skuadra e tij për ti rrëmbyer florinjt e saj.

Siç dihet Mourinho e kërkon me doemos mbrojtësin e Interit, braziliani Maicon dhe po bën të pamundurën për të arritur ndonjë pakt me Interin që Maicon sezonin e ardhshëm të luajë tek Real

Ja fanellat e reja të Real Madridit


Real Madridi ka prezantuar fanellat e reja të cilat ajo do t′i përdorë gjatë sezonit të ri futbollistik 2011/2012. Për të pozuar me fanellat e reja, braziliani Kaka zgjodhi "muzeun" e Adidas ku në kornizat në prapaskenë duken fotografi të sukseseve të Real Madridit.

Fanellat e reja të Realit do të kenë ngjyrë të bardhë ndërsa mbi krahë do të kenë nga tre vija ngjyrë ari. Fanella e portierit do të jetë e verdhë.

Në promovimin e fanellave të reja përveç Kaka-s, kanë pozuar edhe Casillas dhe Di

Aguero: "Messi më pyet intensivisht se me kë ekip do të luaj"

Në një intervistë të dhënë për një të përditshme argjentinase Kun Aguero ka pohuar se është pyetur disa herë nga ylli i Barcelonës Lionel Messi se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

"Messi më ka pyetur në një mënyrë intensive gjatë stërvitjeve që ne po bëjmë për Kupën e Amerikës",tha Aguero.

"Ai në çdo seancë stërvitore më pyet në mënyrë intensive: Për kë ekip do luash, për kë ekip do luash?? Do ma thuash mua të parit se për kë ekip do luash??..", shtoi Aguero në intervistë e dhënë për një të përditshme

Thursday, June 9, 2011

Fenomeni Ronaldo i jep fund futbollit (VIDEO)


"El Fenomeno" siç quhej ndryshe Ronaldo Luís Nazário de Lima, golashënuesi më i mirë në fund të viteve 90′ deri në fillim të viteve 2000. Një fenomen që ka aritur të fitojë gjithçka që një futbollist mund të fitojë.

Një sulmues vrasës, të cilin çdo mbrojtje e kishte frikë kur ishte përballë tij. Ronaldo sulmuesi i cili ka luajtur me klubet më të njohura në botë.

Ronaldo ka arritu të triumfojë në një Kupë Bote nga dy finalet e arritura prej tij. Në finalen 1998 kundrejt Francës të humbur 3-0 me gola të Zidane dhe Pettit.

Por ai kthehet triumfues në finalen e 2002 kundrejt Gjermanisë ku fitoi 2-0 me dy golat e shënuar prej tij dhe atëhere ai arriti të barazonte me gola të madhin Pele me 12 gola të shënuar.

Ja ekipet në të cilat ai ka luajtur: Cruzeiro,PSV,Barcelona,Inter,Real Madrid,Milan dhe Corinthians
Ja momentet e tij në ndeshjen e fundit kundrejt Rumanisë:

Zaragoza rrezikon rënien nga La Liga


Zaragoza rrezikon rënien nga La Liga në Spanjë Segunda pasi ka proble serioze me të ardhurat ekonomike të skuadrës të cilat po dëmtojnë shumë këtë ekip i cili shpëtoi nga rënia nga kategoria vetëm në javën e fundit.

Vetë drejtuesit e klubit shprehen se nuk mund ti plotësojnë kushtet e nevojshme për ekipin. Këtë lajm e bën të ditur "Heraldo de Aragon".

Kaka mohon interesimin e Leonardos për të


Sulmuesi i Real Madridit, Kaka ka thënë se trajneri i Interit, Leonardo nuk e ka kërkuar atë të transferohet te Interi duke e ripërsëritur edhe një herë dëshirën për rinovimin e kontratës me Los Blancos.

"Unë kam marrëdhënie të mira me Leonardo dhe të gjithë e dinë këtë. Kur unë kam refuzuar ofertën e Cityt në vitin 2009 ai ishte i pari që erdhi të më mbështesë dhe të më thotë se ishte shumë i lumtur për vendimin tim", tha Kaka për "Marca"

Tuesday, June 7, 2011

Editorial: Të gjithë në këmbë për kombëtaren tonë – Shqipërinë

Ëdërra e çdo tifozi kuq e zi është duke u bërë realitet…

Të gjithë këto vite pritje për kombëtaren tonë janë në rrugë të mirë që në fund të shpërblehen me diçka që jemi duke e pritur me vite të tëra me diçka që të gjithë nga ne e kemi pasur ëndërr me diçka që do të depërtonim thellë në futbollin Europian – Me kualifikimin për në Euro 2012.
Optimizmi brenda skuadrës sonë dhe besimi në vetvete çdo minutë e më shumë është duke u rritur me trajnerin në krye i cili me fjalët që është duke i thënë nuk është duke u frikësuar as nga Barcelona apo Real Madridi. Trajneri i kombëtares sonë ka thënë se nuk do të shkoj atje për të besuar në ndonjë barazim por shkon atje i sigurtë për fitore.

Bosnja padyshim që është një skuadër që duhet t’i kesh frikën por një njeri me gjak shqipëtari nuk frikësohet nga askush ndërsa këtë e kemi vërtetuar më mirë edhe me fitoren kundër Greqisë, fitore kjo që ka hyrë në analet e futbollit tonë dhe që çdokush nga ne qoftë edhe një fëmijë i vogël e ruan në memorie atë fitore të bukur e cila do të na bëj të krenohemi për diçka.
Ndoshta të gjithë anëembanë botës janë duke e favorizuar Bosnjën për këtë takim ndërsa këtë e vërtetojnë më mirë edhe Bastet të cilët e favorizojnë në mënyrë të tepërt Bosnjën. Të gjithë janë duke biseduar për një fitore të Bosnjës përpos neve, një komb shqipëtar i cili beson se me shpresën dhe besimin mund t’i heshtë të gjithëve. është i vetmi trajneri ynë Josip Kuzhe i cili ka deklaruar disa herë se nuk frikësohet nga askush dhe cilido të jetë kundërshtari ne do të synojmë fitoren
Të gjithë jemi duke e pritur orën 20:15 jo të shikojmë përgatitjet e lojtarëve për ndonjë gjysmëfinale apo finale të Ligës së Kampionëve por të shikojmë Kombin tonë i cili do të luftoj me gjak e me shpirtë në fushën e Bosnjës për të korur një fitore pasi fitore për kombin tonë është një fjalë shumë e njohur dhe shumë shpeshë kemi shijuar këto fjalë në shumë lëmi.

Momentalisht Shqipëria është në vendin e tretë me tetë pikë të tubuara, një më pak se Bjellorusia që është në vendin e dytë ndërsa Bosna është në vendin e 5 me shtatë pikë. Me një fitore eventuale Shqipëria do të ngjitej në vendin e dytë dhe do të rriste shumë gjasat për kualifikim.

Qeshmesport.blogspot.com ju fton të gjithëve që sot të bëni tifo për kombin tonë i cili është duke u përgatitur të shkruaj historinë ndërsa me ndihmën e juaj kjo do të jetë edhe më lehtë për tu bërë.

Me respekt Stafi i qeshmesport.blogspot.com