Sunday, June 26, 2011

United ofron 25 milion euro për Nasrin


Sot nga të përditshmet angleze raportohet se skuadra kampione aktuale ajo e Manchester United do të bëj një ofertë për të testuar Arsenalin rreth së ardhmes së francezit, Samir Nasri.

"The News of the World" raporton se Manchester United do të bëj një ofertë prej 25 milion eurosh për të arritur transferimin e francezit Samir Nasri gjatë kësaj merkato vereje .

Arsenali ende nuk ka arritur një marrëveshje me Nasrin për rinovimin e kontratës me të i cili ka kërkuar ngritje page nga topçinjtë e londrës.

Nasri ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Arsenalin dhe nëse nuk arrinë ndonjë marrëveshje për rinovimin e kontratës atëherë francezi do të largohet nga klubi si transfer i lirë.