Sunday, June 26, 2011

City vazhdon të insistojë për Pastoren


Tashmë pas dështimit të Manchester City për të transferuar sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez dhe kështu është duke e vëzhguar yllin e Palermos, Javier Pastoren.

Është vet Zamparini i cili në një intervistë për Sportmediaset ka thënë se Javier Pastore mund të transferohet tek një klub Spanjoll apo Anglez.

"Unë kam biseduar me agjentin e Pastores gjatë kësaj jave ndërsa për lojtarin të interesuar janë shumë klub të mëdha dhe destinacioni i tij nuk mund të jetë i sigurt. Ai mund të transferohet në një klub spanjoll apo anglez gjithçka do të vendoset në ditët në vazhdim", tha Zamparini për Sportmediaset.