Monday, August 29, 2011

Lazio, ikën Zarate vjen Shaqiri


Lazio ka bërë gati planin se çfarë të bëjë pas shitjes së Mauro Zarates, i cili mund të largohet nga klubi italian këto ditë. Zarate spekulohet për një largim të mundshëm tek ekipi zikaltër i Interit.

"Lazio po mendon që tani se çka të bëjë, nëse Zarate largohet. Emri i duhur për të zëvendësuar atë është Xherdan Shaqiri i Baselit", raporton faqja zyrtare e Lazios.

Pasi e transferoi Lorik Canën, Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, mund ta sjellë në kryeqytetin italian edhe një tjetër bashkëkombas.

Lazio nuk është ekipi i vetëm italian, i interesuar për përfaqësuesin zviceran. Atë e pëlqejnë edhe Juventusi, Milani e Interi, Manchester United dhe Liverpool.

Dzeko i lumtur me formën e tij tek City


Sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Dzeko është tepër i kënaqur me katër golat që ka shënuar në ndeshjen kundër Tottenhamit. Dzeko ishte njeriu i ndeshjes në ditën e djelë në ndeshjen kundrejt Tottenham.

"Unë kisha menduar se do të shënoja gjashtë gola në 10 apo 15 ndeshjet e para të sezonit por kurrë nuk kisha menduar që do ti shënoja ato në vetëm tre ndeshjet e para të Premierligës".

"Kur unë erdha këtu gjithçka ishte shumë vështirë për mua, sepse unë isha në ligën më të mirë në botë, dhe nuk kam bërë përgatitje parasezonale me klubin e ri ", tha Dzeko për BBC Sport.

Dzeko u transferua nga ekipi i Wolfsburgut drejt Manchester Cityt në fund të sezonit të kaluar.

Forlan-Inter, gjithçka gati


Diego Forlan është lojtar i ri i Interit. Lajmin e konfirmoi vetë lojtari, i cili ka arritur një gjuhë të përbashkët me klubin e tij Athletico Madrid nga i cili ka mbyllur detajet e kontratës së tij.

Sot Forlan do të mbajë konferencë për shtyp në sallën VIP të stadiumit Vicente Calderon. Forlan pritet të mbuloj boshllëkun e lënë tek Interi me largimin e Samuel Eto`o-s.

Për Uruguajanin, skuadra e Interit do të jetë përvoja e parë në Serie A pasi që më herët ka qenë pjesë e skuadrave Manchester Utd, Villareal dhe Athletico Madrid.

Pritet që shumë shpejt të bëhet zyrtare edhe nga ekipi i Interit i cili akoma nuk e ka thënë fjalën e saj të fundit përsa i përket kët tranferimi.

City nuk heq dorë nga De Rossi


Trajneri i Manchester Cityt Roberto Mancini, nuk ka ndërmend të heqë dorë blerjet e reja pavarësisht që solli 4 lojtarë të ri në skuadër dhe kjo gjë vlen edhe për kalimin e De Rossit tek City.

Raportimet e fundit thonë se City ka dërguar një ofertë prej 25 milion euro për Daniele De Rossin e Romës, ndërsa pronari i ri i kësaj skuadre ka thënë se dëshiron të mbajë mesfushorin.

"Daniele është një lojtar dhe njëri i madh, ai është i lindur për të luajtur dhe përfunduar karrierën në Romë. Por vendim i përfundimisht do të varet nga ai. Nëse ai ka të tjera ambicie duhet ta marrim parasysh", ka thënë Benedeto.

Kjo deklaratë e presidentit i ka hapur rrugë De Rossit që të kaloi në City, por ai sipas të gjitha gjasave pritet të vendos për këtë ofertë brenda 24 orëve të ardhshme.

Guardiola mbron Arsene Wenger-in


Edhe Guardiola e ka mbrojtur Wengerin pas humbjes së tmerrshme nga United 8-2 në ndeshjen e së djelës të luajtur në Old Trafford duke e kthyer takimin në një seancë stërvitore.

"Nuk duhet të harrojmë atë që ka bërë Wengeri për futbollin në përgjithësi e sidomos për Arsenalin në veçanti".

"Ata janë ende një ekip i madh, pa marrë parasysh atë që ndodhi kundër United ditën e djelë në Old Trafford".

"Kjo humbje nuk erdhi pas largimit të Cesc e Nasri por nga mungesat që kishte skuadra e Arsenalit", tha Guardiola

Pëson hemoragji celebrale gjatë takimit (VIDEO)


Ricardo Gomes trajneri i Vasco De Gamas gjatë derbit kundrejt Flamengos është ndier keq pasi ka pësuar një hemoragji celebrale dhe është transportuar drejt spitalit.

Ish-trajneri i PSG, Monacos dhe Bordeaux është transportuar me emergjencë drejt spitalit ku ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërhyrja kirurgjikale është kryer me sukses por mjekët nuk i japin akoma siguri jete pasi gjendja e tij mbetet akoma kritike për jetën.

Gomes kishte pësuar edhe një tjetër hemoragji celebrale sezonin e kaluar në kohën kur ishte trajner i Sao Paolos.

Shikoni videon:

Sunday, August 14, 2011

Zhgënjen Chelsea në javën e parë


Ashtu si skuadra e Liverpoolit dhe e Arsenalit edhe ekipi Londinez i Chelseat ka ndjekur të njëjtin rrugë dhe fat pasi ka barazuar me rezultatin e bardhë 0-0 kundrejt ekipit të Stoke City.

Edhe pse ishte një ndeshje tejet e dominuar nga BLutë e Londrës por nuk mundën të gjejnë rrugën e golit.

Chelsea dominoi gjithçka dhe pati shumë raste të pastra për të shënuar po asnjëri nga sulmuesit e Bluve të Londrës nuk arritën të shënojnë.

Tashmë gjithçka ka ngelur në dorën e kampionëve aktual të Premierligës Manchester United pasi vetëm ajo nuk ka luajtur akoma ndeshjen e saj të parë kundrejt ekipit të WBA.

Pas pak do të shikoni momente nga ndeshja..

Stoner triumfon në pistën e Çekisë


Casey Stoner ka fituar Çmimin e Madh të Çekisë të zhvilluar në Brno. Piloti australian i Hondës ka kaluar i pari vijën e finishit duke lënë pas pilotët italianë Andrea Dovizioso dhe Marco Simoncelli.

Vetëm në vend të katërt ka përfunduar garën kampioni i botës në fuqi, Jorge Lorenzo, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Ben Spies në vendin e pestë.

Ndërsa Valentino Rossi me Ducati vazhdon serinë e tij të rezultateve negative duke mos arritur më shumë se vendi i gjashtë.

Chelsea gati 40 milion euro për Neymar


Skuadra Londineze e Chelsea ka gati ofertën prej 40 milion euro për sulmuesin e Santosit, Neymar Da Silva edhe pse ende nuk i ka ofruar si ofertë zyrtare por diçka e tillë pritet nga momenti në moment.

Skuadra angleze thuhej se po e kërkonte lojtarin brazilian por nuk ishte e sigurt por tani thuhet se po.

Skuadra e Chelseas ka bërë gati gjithëçka për të lançuar ofertë zyrtare për sulmuesin e ri brazilian që me Lukakun te Chelsea do "tmerronin" gjithçka.

Saturday, August 13, 2011

Salihi, 6 gola në 2 ndeshje, e sërish në stol


Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi kaloi një javë magjike. Pas pesë golave në fitoren 7-0 kundër LASK Junior në Kupën e Austrisë, golashënuesi më i mirë i Rapidit të Vjenës realizoi golin fitues për Kombëtaren Shqiptare.

Hamdi Salihi shënoi një eurogol kundër miqësores kundrejt Malit të Zi (3-2). Të enjten, Salihi u kthye si lojtari i fundit i "Hutreldorf", dhe me gjithë rrebeshin e golave të tij, ai rrezikon të qëndrojë në pankinë.

Trajneri i Rapidit ka punuar gjatë javës për një ndryshim taktik në lojën e skuadrës, ku në lojë pritet të jetë sulmuesi tjetër me prejardhje shqiptare Atdhe Nuhiu.

Sipas të përditshmes austriake "Kurrier" e cila kishte shkruar një artikull vetëm për sulmuesin shqiptare raportonte se konkurrenca te Rapidi është bërë e ashpër, kjo dhe për shkak të moduleve të ndryshme taktike.

Lojtarët sulmojnë arbitrin (VIDEO)


Alfredon Belen është arbitri i cili sulmohet pas një gabimi të bërë në momentin e dhënies së një faulli të shkaktuar në ndeshjen e të rinjve në kampionatin Liga Ceresina.

Në ndeshjen e luajtur ndërmjet Union San Guillermo-Atletico Tostado dhe gjithçka fillon më një faull të dhën kundër ekipit të Atletico Tastado nga arbitri argjentinas sulmohet nga lojtarët.

Arbitri në fillim goditet nga një grusht më pas goditet në mënyrë të njëpasnjëshme nga lojtarët e Atletico Tostados.

Më pas arbitri mundohet të reagojë por është diçka e kotë pasi lojtarët vazhdojnë ta godasin atë dhe në një moment ai largohet dhe për të shpëtuar kalon mbi një mur.

Nga kjo 10 lojtarë dhe një drejtues i ekipit janë përjashtur përjetësisht nga ekipi i Atletico Tostados./lajme-sporti.info/

Shikoni videon:

Interi hidhet në sulm për Tevez dhe Forlan


E përditshmja italiane Il Corriere dello Sport është i bindur se, pas shitjes zyrtare të Eto`o javën tjetër, Interi do tentojë të sjellë në Milano Carlos Tevez dhe sulmuesin Diego Forlan.

Për argjentinasin Interi mund të bëjë një sakfrifice, por jo në ato shifra që mund ti garantojë lojtarit Manchester City. Interi dëshiron të shfrytëzojë vullnetin e lojtarit për tu transferuar në Milano.

Përsa i përket Diego Forlan operacioni mund të jetë më i thjeshtë. Uruguajani nuk gjendet më në qendër të projekteve të klubit dhe si rrjedhim tratativa mund të mbyllet për shifrën 10 milion euro.

Forlan ka refuzuar të paktën 5 destinacione të mundshme këtë vit. Një rol të rëndësishëm mund të luajë dëshira e tij për të luajtur në nivele të larta me një ekip të madh.

Autogolat më të bukur (VIDEO)


Shënimet e golave gjithmonë shkaktojnë emocione tek tifozët. Por kur këto gola shënohen në portë të vet në vend të portës kundërshtare, atëherë shkaktojnë zhgënjime te tifozët. Por për kundërsharët, këto janë momente të paharrueshme.

Shikoni autogolat më të bukur të shënuar viteve të fundit.

Shikoni videon me mbi 60 autogola .

Largohem nga futbolli nëse fitoj 4 tituj


Trajneri i ri i Chelseat, Andres Villas-Boas ka thënë se ai do të lragohet nga futbolli nëse klubi i tij fiton katër tituj këtë sezon.Villas-Boas fitoi të gjithë titujt e mundshëm sezonin e kaluar me Porton.

"Unë nuk do të jem i kënaqur nëse ne nuk fitojmë Premier Leaguen. Nëse unë fitoj katër tituj në një sezon do të largohem. Këtë gjë e kam menduar edhe sezonin e kaluar".

"Unë dua të fitoj sa më shumë tituj që është e mundur. Ky është synimi për mua. Lojtarët e mi e kanë këtë lloj mentaliteti", përfundoi Villas-Boas.

Sot luhet java e parë e Premierligës


Dukej se ishte dje kur skuadra e Manchester United mposhti Blackpoolin në javën e fundit dhe fitoi titullin rekord të 19-të, por fatmirësisht sezoni i ri në Premierligën angleze fillon sot.

Për pesë sezonet e fundit, trofeu i Premierligës përfundoi në Stamford Bridge ose Old Trafford, por kësaj radhe edhe Liverpool e Manchester City ia kanë vërë syrin titullit pas shpenzimit të parave të mëdha në angazhimin e përforcimeve gjatë verës.

Edhe pse nisja e Premierligës rrezikohej nga kaosi që kishte përfshirë Londrën tashmë duket se gjithçka është stabilizuar dhe Premierliga fillon normalisht javën e parë.

Ja ndeshjet e javës së parë:

Blackburn-Wolves 16:00
Fullham-Aston Villa 16:00
Liverpool-Sunderland 16:00
QPR-Bolton 16:00
Tottenham-Everton (e shtyrë)
Wigan-Norwich 16:00
Newcastle-Arsenal 18:30

Biletat, çmime "marramendëse" për Francën


Në një mbledhje maratonë në ditën e sotme, që ka zgjatur afro 5 orë, mes vendimeve për mbarëvajtjen e kampionatit, Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur edhe çmimet e biletave për sfidën me Francën.

Tifozët që do të duan të ndjekin në Stadiumin "Qemal Stafa" ndeshjen e radhës të Kombëtares Shqiptare në Euro 2012 duhet të paguajnë shifra të çmendura.

Fakti që në fushë do të zbresin yje të nivelit botëror si Frank Riberi, Samir Nasri, Karim Benzema apo Malouda ka bërë që FSHF të përcaktojë disa prej çmimeve më të shtrenjta të mundshme.

Biletat në tribunën qëndrore kushtojnë sipas pozicionit: 10 mijë lekë të reja, 7 mijë dhe 5 mijë lekë.

Wednesday, August 10, 2011

Sot ne oren 20:45 GERMANY-BRASIL ndeshje live

Mos harroni per me shum informohuni ne (facebook) lajme-sport faleminderit per mirkuptimin

United-Sneijder, vendoset në 48 orë


Tashmë gjithçka i ka ardhur fundi pasi fati i Welsey Sneijder do të vendoset brenda 48 orëve dhe këtë e konfirmon shtypi anglez i cili është shumë i sigurt për kalimin e Sneijder tek United.

Në angli janë të sigurt se Wesley Sneijder do të jetë një "Red Devil" siç quhet ndryshe United.

E përditshmja angleze Il Daily Mirror raporton se agjentët e Manchester United ndodhen në Itali për ta mbyllur këtë çështje sa më shpejt dhe sipas kësaj të përditshmeje gjithçka do të mbyllet brenda 48 orëve.

Interi në këtë tranferim do të marrë plot 36.5 milion euro dhe vetë mesfushori i Interit Wesley Sneijder do të marrë plot 10 milion euro në sezon duke u bërë lojtari më i paguar tek United duke lënë pas Wayne Rooney me 7 milion euro.

Kurrë nuk do të shkoja tek Real Madridi


Mesfushori i Kombëtares Ruse ka deklaruar për të përditshmen spanjolle El Mundo Deportivo se ka vetëm një klub në botë që nuk do të luante as për të gjithë pasurin e botës.

Ekipi për të cilin mesfushori rus i cili luan për ekipin Londinez të Arsenalit Andrei Arshavin po fliste ishte ekipi i Real Madridit.

"Të gjithë shokët e ekipit çuditen kur dëgjojnë nga unë se kurrë nuk do të luaj për Real Madridin",tha Arshavin.

"Sipas meje Real Madridi është kthyer në një makineri parash dhe jo futbolli dhe kjo e bën atë më të dobët se ekipi i Barcelonës".

"Kjo është arsyeja që më bën të mos transferohem kurrë tek Reali",shtoi Arshavin për të përditshmen spanjolle El Mundo Deportivo.

Largimi i Eto`o sjell David Villan në skenë


Skuadra e Interit është duke planifikuar shitjen e sulmuesit të tyre Eto`o tek klubi rus Anzhi, ndërsa si zëvendësues i tij duket të jetë sulmuesi i Barcelonës, spanjolli David Villa.

E përditshmja spanjolle El Mundo Deportivo raporton se Barcelona është e gatshme që ta shesë Villan sidomos tani pas arritjes së sulmuesit të ri, Alexis Sanchez.

Shitja e Samuel Eto`o te Anzhi pritet të bëhet gjatë kësaj jave, ndërsa më pas Interi do të mendoj rreth transferimit të David Villas.

Anzhi ka ofruar një pagë marramendëse plot 20 milion euro në sezon për Eto`o dhe një kontratë 4-vjeçare për të dhe afro 35 milion euro për Interin.

Premierliga, rrezikon të mos luhet java e parë


Pas anullimit të ndeshjes Kombëtare Angleze kundrejt asaj Holandeze tashmë frika shtohet edhe më shumë për mos fillimin e javës së parë të Premierligës ditën e shtunë.

Federata Angleze e Futbollit ka bërë të ditur se nesër do të vendosë rreth fatit të javës së parë të Premierligës pasi situata po përkeqësohet akoma më shumë.

Shtypi anglez raporton se situata në Londër akoma vazhdon të jetë e tensionuar dhe disa ndeshje kryesor të Premierligës mund të shtyhen.

Sipas Federatës së Futbollit Anglez ndeshjet të cilat rrezikojnë më shumë të mos luhen janë ato ndërmjet Tottenham-Everton, Aston Villa-Fulham dhe ajo ndërmjet QPR-Bolton.

Por rrezikon edhe ndeshja ndërmjet WBA-Manchester United pasi situata ka filluar të përkeqësohet në këtë pjesë të qytetit.

Skedine per sot: 85% (te sigurta).

18:35 Latvia - Finland 2-3 G
21:00 Bosnia-Herzegovina- Greece 3+
20:45 Germany - Brazil 0-2 G
20:45 Italy - Spain 0-2 G
20:30 Poland - Georgia 1
21:00 France - Chile 0 -2 G
19:30 Ivory Coast - Israel 2-3 G.

Ikën Eto`o vjen Tevez,,,,


Samuel Eto`o shumë pranë lamtumirës me Interin pasi vetë agjenti i tij ka pohuar se është shumë pranë akordit me skuadrën Ruse të Anzhit e cila ofron 20 milion euro në sezon.

Disa javë më parë largimi i tij nga Interit dukej e pamundur por tashmë duket se ka ndryshuar gjithçka dhe Eto`o duket gjithmonë e më larg Interit.

"Jemi shumë pranë një akordi me ekipin rus të Anzhit dhe shumë shpejt kjo do të bëhet edhe zyrtara",tha agjenti i lojtarit Claudio Vigorelli.

Largimi i Eto`o duket se so të sjellë ardhjen e argjentinasit Carlos Tevez i cili duket zëvendësimi ideal për të.

Në Bernabeu për fitore


Mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, thotë se Barcelona do të hyjë për fitore në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit, e cila zhvillohet në fundjavë, në stadiumin Santiago Bernabeu.

Kampioni spanjoll nuk e pati një fazë përgatitore të mirë. Ky ekip fitoi vetëm dy takime, ndaj Bayern Munich dhe Club Americas. Barça barazoi me Hajduk Split e Internacional, para se të humbte nga Manchester United dhe Chivas Guadalajara.

Për dallim nga rivalët historikë, Real Madridi pati një fazë fantastike para-sezonale duke i fituar të gjitha ndeshjes. Sidoqoftë, Iniesta beson se një fitore në Madrid do t’i jepte avantazh ekipit të tij, për lojën e kthimit.

"Shpresoj që Superkupa e Spanjës këtë vit të mos jetë si sezonin që shkoi. Ne dëshirojmë të kemi paraqitje të mirë në ndeshjen e parë, kështu që më pas do ta kishim më lehtë në takimin vendimtar".

"Nuk po mendojmë për humbje në Bernabeu. Dëshirojmë të fitojmë në duelin e parë. Kemi punuar fort për t′u përgatitur për këtë lojë. Jemi të motivuar për ta fituar trofeun e parë të sezonit dhe po shkojmë atje për fitore", theksoi Iniesta për Il Mundo Deportivo.

Shaqiri lojtari më i mirë i vitit 2010 në Zvicer


Xherdan Shaqiri është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër. 19-vjeçari i ka lënë prapa dy kundërshtarët kryesorë, mesfushorin Gokhan Inler dhe portierin Diego Benaglio.

Edhe pse vetëm 19 vjeç, mesfushori kosovar po i mahnit të gjithë në vendin helvetik. Ai debutoi vetëm dy vjet më parë me Baselin, ndërsa sezonin që shkoi e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ri të vitit në Zvicër.

Ai po ashtu e fitoi titullin e dyfishtë të kampionit Zvicerian me Baselin dhe ishte pjesë e Zvicrës në Kampionatin Botëror Afrika e Jugut 2010.

Po ashtu, ai shkëlqeu edhe në Evropianin U-21 me Zvicrën, këtë verë, duke arritur deri në finale. Përfaqësuesi zviceran ndihet i lumtur dhe i nderuar me këtë çmim.

"Jam shumë krenar që e fitova këtë trofe. Krenohem për veten, por nuk do të ndihesha keq po ta fitonin këtë çmim dy konkurrentët e mi, Inler e Benaglio".

"Për vetë faktin se kanë qenë të nominuar lojtarët më të mirë të Zvicrës, prapë krenohem që jam zgjedhur pikërisht unë", deklaroi Shaqiri pas triumfit

Juventusi rrit ofertën për Alex


Juventusi po planifikon që ta përmirësojë ofertën për mbrojtësin e Chelseat, Alex. Sipas tabloidit britanik, The Sun, gjiganti italian fillimisht kishte ofruar 10 milion euro për mbrojtësin brazilian.

Mirëpo, trajnerii i klubit londinez, Andre Villas-Boas, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Alex për më pak se 13-14 milion euro.

Prandaj, Zonja e Vjetër është duke e përgatitur ofertën e re, e cila do ta kënaqte udhëheqësinë e klubit londinez, për ta lëshuar mbrojtësin e fuqishëm, i cili pëlqehet nga trajneri i ri, Antonio Conte.

Zyrtare, Arda Turan tek Atletico Madridi


Për të flitej për disa muaj rreth destinacionit të tij të ardhshëm, por tani u zyrtarizua transferimi i tij tek Atletico Madridi. Arda Turan tashmë është lojtar i Atletico Madridit pas akordit të arritur nga ekipet përkatëse.

Mesfushori, turku Arda Turan largohet nga Galatasaray i Fatih Terim për t′u transferuar në Spanjë tek Atletico Madridi ndërsa gjatë kësaj vere ishte spekuluar për një kalim tek Chelsea ku flitej se mund të futej në ofertën për Drogban.

Turan kaloi tek Atletico Madridi për 12 milion euro ku ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare dhe tani aventurën e tij do ta vazhdojë në kampionatin spanjoll.

Tuesday, August 9, 2011

Neser lajme-sporti do ju japi disa parashikime te ndeshjeve 100% te sigurta faleminderit per mirkupimin


PER ME SHUM INFORMOHUNI NE (FACEBOOK) Lajme sport

I lumtur me qëndrimin e Modric


Holandezi Rafael van der Vaart ndihet i lumtur që Luka Modric, sipas të gjitha gjasave nuk do të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere. Mesfushori holandez e konsideron mjaft të rëndësishëm kolegun e repartit, nga Kroacia.

"Jam mjaft i lumtur që Luka do të rrijë në Tottenham. Ai është lojtar i rëndësishëm për ne. pothuajse çdo ditë i kemi thënë të qëndrojë këtu".

"I thoshim se do ta ketë një sezon të suksesshëm dhe më pas mund të largohet", deklaroi ish futbollisti i Real Madridit për The Sun.

25 vjeçari ishte pranë transferimit në Chelsea, por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe duket se përfaqësuesi kroat mund të mbetet tek Hotspur.

Modric ishte pjesë e rëndësishme e Tottenhamit që nga ardhja e tij në këtë klub, në vitin 2008.

Fabregas mbetet lojtar i Arsenalit


Ai duket një hap larg nga Barcelona, e më pas ​​pranë Milanit, por Cesc Fabregas është ende lojtar i Arsenalit dhe topçnjtë duken të gatshëm të marrin në konsideratë atë deri në fund.

Nga lajmet e raportuara sot, në fakt, mesfushori spanjoll u përfshi në listën e Ligës së Kampionëve ku mund të paraqitet kundër Udineses në kualifikime dhe në rast të ndonjë transferimi të tij ai nuk mund të jetë në dispozicion për Ligën e Kampioneve të klubi i tij i ri.

Përfshirja e tij në formacion do të thotë që Barcelona ti thotë lamtumirë mesfushorit spanjoll të Arsenalit.

Portieri i Leverkusen humbet kujtesën


Problemet në portën e Bayer Leverkusen po shtohen pasi portieri Fabian Giefer pësoi një dëmtim në tru dhe do të qëndrojë për disa ditë në spital pas përplasjes me një futbollist të Mainzit.

Leverkusen humbi ndeshjen 2-0 edhe për faj të gabimeve të portierit Giefer, por futbollisti gjerman nuk mban mend asgjë nga ajo çfarë ndodhi gjatë këtij muaji siç deklaron ai vetë.

"Nuk mbaj mend asgjë nga ndeshja, nga mënyra si luajtëm, si pësova golat. Në fakt nuk mbaj mend asgjë nga ato që kanë ndodhur gjatë këtij muaji. Kam një boshllëk në kujtesë dhe kam frikë", u shpreh sot Giefer.

Portieri, i cili vendosi ta vazhdonte ndeshjen deri në fund edhe pas përplasjes, do të qëndrojë në spital për kontrolle

Ribeiro:Neymar tek Reali vetëm në Dhjetor


Agjenti i talentit të Santosit, Neymarit ka konfirmuar se klienti i tij nuk do të transferohet te Real Madridi gjatë kësaj vere duke thënë se të gjitha spekulimet që bëhen rreth tij nuk janë asgjë më shumë sesa vetëm spekulime asgjë më shumë.

"Të gjitha lajmet që bëhen rreth tij nuk janë asgjë më shumë sesa spekulime.Ndonjë marrëveshje me Realin nuk do të bëhet deri në 2012. Ne kemi marrëdhënie të mirë me Realin por asgjë nuk do të ndodhë në këtë verë".

"Ndoshta diçka ëshë e mundur gjatë merkatos së dimrit pasi gjatë kësaj merkato asgjë nuk është e mundur", tha agjenti, Ribeiro për Marca.

Talenti brazilian i Santosit Neymar ka kontratë me Santos deri në 2015 dhe klauzola e blerjes së tij është 45 milion euro.

Kuqezinjtë, Kuzhe beson tek të vjetrit


Kombëtarja shqiptare është grumbulluar në Tiranë, ku edhe do të zhvillojë fazën përgatitore përpara miqësores së 10 gushtit kundër Malit të Zi në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.

Josip Kuze është mbrojt për lënien jashtë listës së disa prej lojtarëve të rinj që u paraqitën mirë në miqësoren kundër Argjentinës, duke thënë se ka marrë një vendim përfundimtar për ta mbyllur këtë edicion me të njëjtët lojtarë që e ka nisur.

Trajneri kroat tha se koha e shkurtër që ka në dispozicion nuk i premton për të bërë eksperimente.

"Jemi në fund të këtij cikli eliminator dhe nuk më duket e drejtë që të bëjmë ndryshime pikërisht tani".

"Këto eliminatore do t′i përfundojmë me këta lojtarë, me të cilët edhe e kemi nisur. Nuk është as normale që të ndryshojmë tri javë para një ndeshjeje kaq të vështirë siç është me Francën", tha kroati.

Të martën, Kombëtarja do të zhvillojë një seancë tjetër stërvitore, ku trajneri Kuzhe do të provojë të gjitha taktikat që do të duhet të përdorë në ndeshjen e së mërkurës kundër Malit të Zi.

Të mërkurën në mesditë, ekipi do të niset për në Shkodër, ku do të qëndrojë disa orë në hotelin "Colosseu" në qendër të qytetit, për të pushuar deri pak para fillimit të takimit miqësor me Malin e Zi, që do të nisë në orën 20:00.

Nasri drejt Manchester Cityt


Mediat angleze raportojnë se mesfushori i Arsenalit, Samir Nasri ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn. Për mesfushorin francez të Nasris spekulohej prej kohësh për një largim të tij në drejtim të Cityt.

Lajmet më të reja nga të përditshmet më të njohura angleze kanë raportuar se Nasri ka arritur marrëveshje për tu transferuar te Manchester City për diku rreth 30 milion euro.

Nasri ka edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe Topçinjtë nëse nuk e shesin atë gjatë këtij sezoni atëhere ato rrezikojnë ta humbasin atë në sezonin e ri si transferim të lirë.

Anzhi ofron 80 milion euro për Eto`o


Klubi Rus, Anzhi është i gatshëm që të transferojë sulmuesin e Interit, Samuel Eto`o për një shumë marramendëse prej 80 milion eurosh.Këtë gjë e ka bërë të ditur shtypi rus edhe ai italian.

E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport raporton se drejtuesit e Anzhit janë në Itali për të biseduar me drejtuesit e interit rreth transferimit të Eto`o.

Anzhi do t′i ofrojë Eto`o tre vite kontratë ku do të përfitonte 20 milion euro në sezon.

Eto`o kohët e fundit ka pasur probleme me trajnerin Gasperini dhe me drejtuesit e klubit zikaltër.Ai i ka kërkuar klubit për një kontratë të re pasi kontrata e tij për fundon në fund të 2012.

Sneijder pranon kontaktet me United


Mesfushori i Interit, Sneijder ka konfirmuar kontakte jozyrtare me klubin anglez, Manchester United.Mesfushori holandez i Interit spekulohet se kërkohej nga United dhe nga City por deri tani akoma nuk dihet fati i tij.

"Manchester United nuk ka bërë një përpjekje formale. Ka gjasa që këtu ka pasur bisedime jozyrtare".

"Këtu ka çdo herë kontakte. Unë nuk e di nëse jam interesuar të largohem nga klubi. Nëse diçka kalon kah rruga ime unë kam kohë të mjaftueshme për të marrë një vendim".

"Unë jam lojtari i Interit, dhe ka gjasa të mëdha te jem edhe pas 31 gushtit por ka edhe gjasa të mos jem", tha Sneijder për Sportmediaset duke lënë gjithçka të paqartë rreth së ardhmes së tij.

Milani bën gati ofertën për Drogban


Milani tashmë është i gatshëm të bëj një ofertë për sulmuesin e Chelseat, Didier Drogban.Ky i fundit mendohet të largohet nga Chelsea pas ardhjes tek ekipi Londinez,Lukaku.

E përditshmja italiane SportMediaset, e cila është e kontrolluar nga shefi i Milanit, Berlusconi tregon se kuqezinjtë tashmë e kanë gati ofertën për Drogban.

Milani e ka dërguar Alberto Paloschin si huazim te Chievo ndërsa planifikon ta shesë edhe Antonio Cassanon në mënyrë që të krijoj vend për sulmuesin e Chelseat.

Milani ka histori për transferime në fund të merkatos por që janë top-lojtar siç është puna me Ibrahimovicin dhe Ronaldinhon.

Saturday, August 6, 2011

Portierja që të shkrin së qeshuri (VIDEO)


Nuk është ndeshje nga ndonjë ligë amatore. Bëhet fjalë për ndeshje të kombëtares së femrave U7 të Islandës. Portierja e kombëtares së Islandës pranon gol nga çdo top që i vije asaj.

Situata bëhet aq komike sa edhe shoqet e saj të ekipit fillojnë të qeshin. /lajme-sporti.info/

Shikoni videon:

Portieri shkelmon futbollistin (VIDEO)


Një situatë jo e zakontë në një ndeshje të Ligës Tajlandeze. Pas një pozicioni, njëri nga sulmuesit ngelet i shtrirë në tokë. Portieri pasi kap topin, bëhet gati t′a gjuaj por pengohet me këmbë nga sulmuesi i skuadrës kundërshtare i cili akoma gjendej i shtrirë.

Dhe shikoni reagimin e portierit.


Shikoni atë moment:

Chelsea i uritur për Ligën e Kampioneve


Ashley Cole ka theksuar se futbollistët e Chelseat ende janë të uritur për të triumfuar në Ligën e Kampionëve. Gara më prestigjioze e klubeve europiane ka qenë prioritet i pronarit Roman Abramovich, mirëpo trofeu ende mbetet objektiv i paarritur.

Chelsea sërish do të jetë pjesë e garës në edicionin e ri dhe Cole insiston se skuadra është e përcaktuar të shkojë deri në fund, pas dështimeve në vitet e fundit.

Edhe pse Chelsea ka qenë i suksesshëm në Premierligë, ende nuk ka ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe reprezentuesi anglez beson se disa futbollistë do të ndihen të "vrarë" nëse nuk kurorëzohen me titullin e kampionit të Europës.

"Është diçka që nëse një futbollist nuk e ka fituar, dëshiron ta fitojë", tha Cole për Ligën e Kampionëve në The Sun.

"Dhe shumë prej futbollistëve në ekipin aktual të Chelseas nuk e kanë fituar, andaj jemi të uritur. Ju shikoni karrierën tuaj dhe shihni medaljet e titujt që keni fituar".

Real Madridi bën një tjetër goleadë (VIDEO)


Reali ka shënuar fitore tjetër në miqësore duke treguar se është e gatshme për sezonin e ri.Ndeshjet e fundit të cilat Real Madridi i ka fituar kanëqenë fitore me një sasi golash mjaft e lartë së shënuari.

Kësaj rradhe skuadra e Mourinhos e mposhti skuadrën tjetër Kineze, Tianjin Teda me rrezultat 6-0.

Kaka nga pika e bardhë e hapi goleadën në minutën e 9′ me 11-metërsh e cila u vazhdua nga Di Maria nëminutën e 14′ duke mbyllur pjesën e parë në avantazh të dy golave.

Më pas shënojnë Higuain,Ronaldo,Benzema me dy i dha fund takimit me rrezultat 6-0.

Shikoni golat:

Milani sërisht triumfon ndaj Interit (VIDEO)


Milani ka arritur të triumfojë sërisht ndaj ekipit të Interit duke e mundur në Superkupën e Italisë e luajtur në Pekin me rezultatin 2-1 edhe pse në pjesën e parë ishte në disavantazh të një goli.

Ekipi zikaltër e nisi ndeshjen në mënyrën e saj më të mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 22′ me anë të Wesley Sneijder duke e mbyllr me këtë rezultat pjesën e parë.

Me fillimin e së dytës Milani kthehet në formën e saj të vërtetë duke kthyer gjithçka në favorin e tyre me anë të dy golave të Ibrahimovic në minutën e 60′ dhe Boateng në minutën e 69′.

Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare ndërmjet dy ekipeve.Milani me këtë fitore ka treguar se është akoma favoriti kryesor pë të fituar titullin kampion në Serie A.
Shikoni golat:

Thursday, August 4, 2011

Sulmuesi i zgjuar shënon gol fantastik (VIDEO)


Gol fantastik i Yuzo Tashiro-s në ndeshjen e Ligës së Japonisë mes Kashima Antlers dhe Cerezo Osaka. Në minutën e 38-të, gjatë kohës që Cerezo Oskara ishte në epërsi prej 1-0, Kashima gjuan goditjen e lirë, të cilën me sukses e mbron portieri Kim.

Me t′u larguar futbollistët drejt mesit të fushës, Kim lëshoi topin duke harruar të shikonte mbrapa. Tashiro në moment, merr topin dhe shënon golin.

Ndeshja përfundoi me fitoren prej 3-1 të Kashimas.
Shikoni Golin:

Zbulohet Messi i ri 8 vjeçar (VIDEO)


Një fëmijë fenomen, me driblime alla Messi po cmend webin, ku videot me lojën e tij janë klikuar qindra mijëra herë. Bëhet fjalë për një “fëmijë arti”, pasi ka të gjitha aftësitë për të qenë një fenomen i ardhshëm.

Ai është vetëm 8 vjec dhe është i biri i Juan Pablo Angel, sulmuesi 35-vjecar i Los Angeles Galaxy dhe ish-idhull i Aston Villa, i NY Red Bulls dhe i kombëtares kolumbiane.

Angel junior quhet Tomy dhe zotëron një teknikë individuale fantastike, një shpejtësi dyfish krahasuar me atë të bashkëmoshatarëve dhe një fuqi fizike të paparë.

Mësohet se babai i tij ka marrë disa oferta nga klube të mëdha, por për momentin ai preferon që i biri të luajë në skuadrat e shkollës.

Ai dëshiron që vogëlushi të kalojë tek të rinjtë e LA Galaxy, ku mosha e lejuar është 12 vjec e sipër. Aktualisht, Tomy është ende i vogël. /lajme-sporti.info/


Shikoni videon:

Delfini mposht Valdesin (VIDEO)


5 futbollistë nga skuadra e Barcelonës kanë vizituar akuariumin e Miamit në Florida. Victor Valdes, Pedro Rodriguez, Xavi Hernandez, Sergio Busquets dhe David Villa kanë kaluar kohë në pishinë së bashku me delfinët. Madje aty është zhvilluar dhe një minindeshje futbolli në ujë.


Por delfini që bëri gjuajtjen e penalltisë ishte fantastik në gjuajtje duke mposhtur Valdesin në portë
Shikoni videon:

Ribery dhe Robben rikthehen në fushë


Pas lëndimit që kishin pësuar dyshja e Bayern Munchenit, Robben dhe Ribery janë kthyer në stërvitje me skuadrën e tyre.Ato priten të jenë të pranishëm në ndeshjen e parë të sezonit.

Lëndimi Robbenit thuajse ishte serioz por ashtu nuk ndodhi sepse lojtari iu kthye stërvitjeve për tu përgaditur për sezonin e ri që do fillojë nesër po skuadra e Bayernit nuk do zhvillojë ndeshje në ditën e nesërme.

Por më e rëndësishmja është se dy lojtarët do jenë të gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit dhe priten të jenë titullarë

Juventusi vihet pas Elia-s


Talenti i Hamburgut, Eljero Elia është rishfaqur objektiv i Juventusit.Pas dështimit tek sulmuesi holandez i Barcelonës,Afellay tashmë ka hedhur vështrimin kah talentit Elia.

Juventusi ishin të interesuar për sulmuesin holandez edhe gjatë verës së vitit të kaluar, por nuk ishte arritur marrëveshja për transferimin e tij në Torino.

Mirëpo, sipas të përditshmes sportive italiane Sportmediset, Elia kërkohet sërish nga Juventus dhe trajneri i ri Antonio Conte, i cili synon të përforcojë opsionet në mesfushë.

Sulmuesi holandez Eljore Elia, 24 vjeç, iu bashkua skuadrës së Hamburgut nga Twente më 2009 për 9 milion euro.

Afellay i thotë "JO" Juventusit



Vjen edhe refuzimi i parë për skuadrën Italiane të Juventusit pasi ka qenë sulmuesi holandez i Barcelonës Afellay i cili ka refuzuar ofertën e Juventusit për tu transferuar në Itali.

"Klienti im Ibrahim Afellay do të qëndrojë tek Barcelona.Ai ndjehet i lumtur tek ekipi kampion aktual i Europës.E dimë që Juventusi ka shprehur interesim për klientin tim por ai nuk largohet nga spanja",tha agjenti i Afellayt,Robert jansen.

Juventusi tashmë pas këtij refuzimi të marrë ka kthyer vëmendjen kah talentit tjetër holandez atij të Elias.

Gago kërkon kalimin tek Interi


Agjenti i Fernando Gagos beson se mesfushori i Real Madridit do të ishte përforcim i mirë për Interin. Ky i fundit duket se do të ketë një largim të shpejtë nga Real Madridi pasi nuk bën pjesë në formacionin bazë.

Gago pritet që gjatë kësaj vere të largohet nga ekipi Madrilen, pasi nuk zë vend në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe Inter është në mesin e klubeve të interesuara për mesfushorin argjentinas.

"Gago është futbollist kualitativ dhe mendoj se do të paraqitej me sukses tek ekipi italian i Interit", tha agjenti Simone Picotti për Marca.

"Gagos do t′i pëlqente të luante për ekipin zikaltër por duhet të presim dhe të shohim çka do të ndodhë në ditët në vazhdim", përfundoi Picotti.

Monday, August 1, 2011

Zyrtare, Vucinic lojtar i Juventusit


Mirko Vucinic është përforcimi më i ri i Juventusit. Edhe pse nuk ka arritur ende zyrtarizimi, mediat italiane raportojnë se është arritur marrëveshja ndërmjet klubit torinez dhe Romës.

Roma do të përfitojë 18 milion euro (plus bonuset). Ndërkohë, 27 vjeçari do të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, ndërsa do të paguhet 3,5 milion euro në vit.

Vucinic, i cili shënoi 102 gola në Itali, qe 11 vjet, me Leccen e Romën, ishte opsioni i fundit i Juventusit,të cilët më parë kërkonin Agueron, Higuainin, Rossin, Tevezin.

Tottenham mendon seriozisht për Matan


Trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka konfirmuar interesimin e tij për mesfushorin e Valencias, Juan Mata.Mesfushori spanjoll i Valencias kërkohet edhe nga skuadra e Arsenalit.

23-vjeçari spekulohet me largim nga Mestalla gjatë kësaj vere, ndërsa kërcënohet edhe nga rivali i Tottenhamit, Arsenal.

"Mata është futbollist i cili më pëlqen njësoj sikur Arsenalit dhe disa klubeve tjera. E kam parë kur Anglia U-21 luajti me Spanjën dhe ai mu duk fantastik".

"Nuk mund të them se do ta transferojmë nesër, por është një futbollist që na pëlqen", tha Redknapp për mediat angleze.

Spanja i frikësohet Francës


Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka pranuar se Franca do të jetë "rival i frikshëm" në kualifikime për Kampionatin botëror 2014, por paralajmëroi ekipin e tij të mos përqendrohet vetëm te Trekolorët.

Kampioni në fuqi, Spanja u tërhoq së bashku me fituesit e 1998-ës Francën në Grupin I kualifikues për Botërorin 2014.

Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Finlanda përbëjnë pesë ekipet ku vetëm fituesi i grupit e ka të sigurt kualifikimin për në garën e vitit 2014 në Brazil.

"Në letër, Franca është rivali ynë më i madh, por mund të ndodhë gjithçka. Mos harroni se një gabim kundër Finlandës, Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë mund të komplikojë gjërat dhe renditjen", tha Del Bosque për të përditshmen spanjolle AS.