Saturday, August 13, 2011

Interi hidhet në sulm për Tevez dhe Forlan


E përditshmja italiane Il Corriere dello Sport është i bindur se, pas shitjes zyrtare të Eto`o javën tjetër, Interi do tentojë të sjellë në Milano Carlos Tevez dhe sulmuesin Diego Forlan.

Për argjentinasin Interi mund të bëjë një sakfrifice, por jo në ato shifra që mund ti garantojë lojtarit Manchester City. Interi dëshiron të shfrytëzojë vullnetin e lojtarit për tu transferuar në Milano.

Përsa i përket Diego Forlan operacioni mund të jetë më i thjeshtë. Uruguajani nuk gjendet më në qendër të projekteve të klubit dhe si rrjedhim tratativa mund të mbyllet për shifrën 10 milion euro.

Forlan ka refuzuar të paktën 5 destinacione të mundshme këtë vit. Një rol të rëndësishëm mund të luajë dëshira e tij për të luajtur në nivele të larta me një ekip të madh.