Thursday, December 8, 2011

Milan, Gennaro Gatusso pëson shembje në hundë

Vijon periudha e errët për mesfushorin italian të Milanit Ivan Gennaro Gattuso. Në një komunikim për shtyp në faqen e tij zyrtare, klubi i Milanit komunikon se: "Gjatë stërvitjes së djeshme në qëndrën stërvitore të skaudrës "Milanello", pas një përplaseje me një nga shokët e skaudrës, Gattuso ka pësuar një shembje në hundë". 

Mesfushori kuqezi prej javësh të tëra nuk është i gatshëm për tranjerin Massimiliano Allegri për shkak të një infeksioni në sy dhe ky dëmtim i ri që mendohet të jetë i rëndë, do ta mbajë akoma më gjatë larg fushave Rino Gatusson. 

Stafi mjekësor i Milanit nuk bën të ditur se sa do të jetë periudha e rikuperimit por edhe për disa javë, mesfushori nuk do të jetë i gatshëm për t′iu bashkuar grupit tjetër të lojtarëve.

Kush është imazhi i Euro 2012 (FOTO LAJM)

Është Joanna Krupa, super-modelja polake imazhi i Euro 2012. Modelja, vajza e një miliarderi hotelesh në Poloni është zgjedhur si figura mediatike e Europianit. 

E lindur në Varshavë më 23 Prill 32 vite më parë bukuroshja jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pse është tepër e lidhur me vendlindjen e saj. Joanna është një modele e sukseshme përtej oqeanit dhe fituesja e një prej edicioneve “Dancing With The Stars” në Amerikë. 

Organizatorët e Europianit që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni kanë zgjedhur pikërisht Joanna Krupa si imazhin e këtij kompeticioni.

Rrëfimi "dramatik" i Tevez: Futbolli më shpëtoi jetën

‘Nëse nuk do të isha bërë futbollist, tani do të isha në burg ose i vdekur”. Kjo është ajo që tregon Carlos Tevez, në një intervistë për nje revistë argjentinase. 

"Mendoj gjithmone për të njëjtën gjë - tha Tevez, i cili tashmë është vënë në qendër të merkatos së Milanit. -Imagjinoj sikur jetoj në një qytet tjetër ku jam shndërruar në grabitës dhe një ditë policia më arreston”. 

Por ish-futbollisti i Boca Juniors dhe Korinthians tregon gjithashtu se është shumë i lidhur me familjen e tij. Madje baza e të gjitha mosmarrëveshjeve mes tij dhe drejtuesve të Manchester City-t është pikërisht nostalgjia që 27-vjecari ndjen për familjen e tij. Lidhja e Tevez nme familjarët dhe sidomos me nënën e tij duket qartë në një mesazh të shkruar në një letër nga ana e argjentinasi. 

‘Mos guxoni të prekni nënën time-ishte mesazhi i Tevez-nënat gjithnjë ndihmojnë të varfrit dhe janë shumë të rëndësishme”.

Këln, Podolski dhe Roshi japin "zemrën" edhe në stërvitje


Odise Roshi është një nga ata që dëshiron të bëjë maksimumin edhe kur bëhet fjalë për seancë stërvitore, apo një test brenda grupit. Mesfushori i majtë shqiptar i Këlnit e tregoi këtë edhe gjatë minindeshjes, ku spikati gjatë një dueli me Lukas Podolski.lajme-sporti.info