Thursday, December 8, 2011

Milan, Gennaro Gatusso pëson shembje në hundë

Vijon periudha e errët për mesfushorin italian të Milanit Ivan Gennaro Gattuso. Në një komunikim për shtyp në faqen e tij zyrtare, klubi i Milanit komunikon se: "Gjatë stërvitjes së djeshme në qëndrën stërvitore të skaudrës "Milanello", pas një përplaseje me një nga shokët e skaudrës, Gattuso ka pësuar një shembje në hundë". 

Mesfushori kuqezi prej javësh të tëra nuk është i gatshëm për tranjerin Massimiliano Allegri për shkak të një infeksioni në sy dhe ky dëmtim i ri që mendohet të jetë i rëndë, do ta mbajë akoma më gjatë larg fushave Rino Gatusson. 

Stafi mjekësor i Milanit nuk bën të ditur se sa do të jetë periudha e rikuperimit por edhe për disa javë, mesfushori nuk do të jetë i gatshëm për t′iu bashkuar grupit tjetër të lojtarëve.