Wednesday, August 10, 2011

Premierliga, rrezikon të mos luhet java e parë


Pas anullimit të ndeshjes Kombëtare Angleze kundrejt asaj Holandeze tashmë frika shtohet edhe më shumë për mos fillimin e javës së parë të Premierligës ditën e shtunë.

Federata Angleze e Futbollit ka bërë të ditur se nesër do të vendosë rreth fatit të javës së parë të Premierligës pasi situata po përkeqësohet akoma më shumë.

Shtypi anglez raporton se situata në Londër akoma vazhdon të jetë e tensionuar dhe disa ndeshje kryesor të Premierligës mund të shtyhen.

Sipas Federatës së Futbollit Anglez ndeshjet të cilat rrezikojnë më shumë të mos luhen janë ato ndërmjet Tottenham-Everton, Aston Villa-Fulham dhe ajo ndërmjet QPR-Bolton.

Por rrezikon edhe ndeshja ndërmjet WBA-Manchester United pasi situata ka filluar të përkeqësohet në këtë pjesë të qytetit.