Monday, August 1, 2011

Spanja i frikësohet Francës


Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque ka pranuar se Franca do të jetë "rival i frikshëm" në kualifikime për Kampionatin botëror 2014, por paralajmëroi ekipin e tij të mos përqendrohet vetëm te Trekolorët.

Kampioni në fuqi, Spanja u tërhoq së bashku me fituesit e 1998-ës Francën në Grupin I kualifikues për Botërorin 2014.

Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Finlanda përbëjnë pesë ekipet ku vetëm fituesi i grupit e ka të sigurt kualifikimin për në garën e vitit 2014 në Brazil.

"Në letër, Franca është rivali ynë më i madh, por mund të ndodhë gjithçka. Mos harroni se një gabim kundër Finlandës, Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë mund të komplikojë gjërat dhe renditjen", tha Del Bosque për të përditshmen spanjolle AS.