Monday, August 1, 2011

Nani synimi kryesor i Juventusit


Mesfushori portugez i Manchester United, Nani duket sikur është synimi kryesor i ekipit italian, Juventusit.Zonja e Vjetër kërkon të përforcojë mesfushën dhe Nani mund të jetë lojtari i duhur.

E përditshmja italiane Sportmediset tregon se Juventusi dëshiron që të siguroj shërbimet e Nanit deri në fund të kësaj merkatoje.

Është përmendur shumë gjatë kësaj vere se Juventusi do të transferoj një top-lojtar gjatë kësaj vere ndërsa ky lojtar mund të jetë Nani.

Sidoqoftë, nëse nuk arrin Nani Juventusi është interesuar edhe për anësorin e Hamburgut, Eljero Elia dhe atë të Sevillas, Diego Perotti