Tuesday, August 9, 2011

Kuqezinjtë, Kuzhe beson tek të vjetrit


Kombëtarja shqiptare është grumbulluar në Tiranë, ku edhe do të zhvillojë fazën përgatitore përpara miqësores së 10 gushtit kundër Malit të Zi në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.

Josip Kuze është mbrojt për lënien jashtë listës së disa prej lojtarëve të rinj që u paraqitën mirë në miqësoren kundër Argjentinës, duke thënë se ka marrë një vendim përfundimtar për ta mbyllur këtë edicion me të njëjtët lojtarë që e ka nisur.

Trajneri kroat tha se koha e shkurtër që ka në dispozicion nuk i premton për të bërë eksperimente.

"Jemi në fund të këtij cikli eliminator dhe nuk më duket e drejtë që të bëjmë ndryshime pikërisht tani".

"Këto eliminatore do t′i përfundojmë me këta lojtarë, me të cilët edhe e kemi nisur. Nuk është as normale që të ndryshojmë tri javë para një ndeshjeje kaq të vështirë siç është me Francën", tha kroati.

Të martën, Kombëtarja do të zhvillojë një seancë tjetër stërvitore, ku trajneri Kuzhe do të provojë të gjitha taktikat që do të duhet të përdorë në ndeshjen e së mërkurës kundër Malit të Zi.

Të mërkurën në mesditë, ekipi do të niset për në Shkodër, ku do të qëndrojë disa orë në hotelin "Colosseu" në qendër të qytetit, për të pushuar deri pak para fillimit të takimit miqësor me Malin e Zi, që do të nisë në orën 20:00.