Wednesday, August 10, 2011

Shaqiri lojtari më i mirë i vitit 2010 në Zvicer


Xherdan Shaqiri është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër. 19-vjeçari i ka lënë prapa dy kundërshtarët kryesorë, mesfushorin Gokhan Inler dhe portierin Diego Benaglio.

Edhe pse vetëm 19 vjeç, mesfushori kosovar po i mahnit të gjithë në vendin helvetik. Ai debutoi vetëm dy vjet më parë me Baselin, ndërsa sezonin që shkoi e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ri të vitit në Zvicër.

Ai po ashtu e fitoi titullin e dyfishtë të kampionit Zvicerian me Baselin dhe ishte pjesë e Zvicrës në Kampionatin Botëror Afrika e Jugut 2010.

Po ashtu, ai shkëlqeu edhe në Evropianin U-21 me Zvicrën, këtë verë, duke arritur deri në finale. Përfaqësuesi zviceran ndihet i lumtur dhe i nderuar me këtë çmim.

"Jam shumë krenar që e fitova këtë trofe. Krenohem për veten, por nuk do të ndihesha keq po ta fitonin këtë çmim dy konkurrentët e mi, Inler e Benaglio".

"Për vetë faktin se kanë qenë të nominuar lojtarët më të mirë të Zvicrës, prapë krenohem që jam zgjedhur pikërisht unë", deklaroi Shaqiri pas triumfit