Saturday, August 6, 2011

Chelsea i uritur për Ligën e Kampioneve


Ashley Cole ka theksuar se futbollistët e Chelseat ende janë të uritur për të triumfuar në Ligën e Kampionëve. Gara më prestigjioze e klubeve europiane ka qenë prioritet i pronarit Roman Abramovich, mirëpo trofeu ende mbetet objektiv i paarritur.

Chelsea sërish do të jetë pjesë e garës në edicionin e ri dhe Cole insiston se skuadra është e përcaktuar të shkojë deri në fund, pas dështimeve në vitet e fundit.

Edhe pse Chelsea ka qenë i suksesshëm në Premierligë, ende nuk ka ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe reprezentuesi anglez beson se disa futbollistë do të ndihen të "vrarë" nëse nuk kurorëzohen me titullin e kampionit të Europës.

"Është diçka që nëse një futbollist nuk e ka fituar, dëshiron ta fitojë", tha Cole për Ligën e Kampionëve në The Sun.

"Dhe shumë prej futbollistëve në ekipin aktual të Chelseas nuk e kanë fituar, andaj jemi të uritur. Ju shikoni karrierën tuaj dhe shihni medaljet e titujt që keni fituar".