Tuesday, August 9, 2011

I lumtur me qëndrimin e Modric


Holandezi Rafael van der Vaart ndihet i lumtur që Luka Modric, sipas të gjitha gjasave nuk do të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere. Mesfushori holandez e konsideron mjaft të rëndësishëm kolegun e repartit, nga Kroacia.

"Jam mjaft i lumtur që Luka do të rrijë në Tottenham. Ai është lojtar i rëndësishëm për ne. pothuajse çdo ditë i kemi thënë të qëndrojë këtu".

"I thoshim se do ta ketë një sezon të suksesshëm dhe më pas mund të largohet", deklaroi ish futbollisti i Real Madridit për The Sun.

25 vjeçari ishte pranë transferimit në Chelsea, por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe duket se përfaqësuesi kroat mund të mbetet tek Hotspur.

Modric ishte pjesë e rëndësishme e Tottenhamit që nga ardhja e tij në këtë klub, në vitin 2008.