Saturday, August 13, 2011

Biletat, çmime "marramendëse" për Francën


Në një mbledhje maratonë në ditën e sotme, që ka zgjatur afro 5 orë, mes vendimeve për mbarëvajtjen e kampionatit, Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur edhe çmimet e biletave për sfidën me Francën.

Tifozët që do të duan të ndjekin në Stadiumin "Qemal Stafa" ndeshjen e radhës të Kombëtares Shqiptare në Euro 2012 duhet të paguajnë shifra të çmendura.

Fakti që në fushë do të zbresin yje të nivelit botëror si Frank Riberi, Samir Nasri, Karim Benzema apo Malouda ka bërë që FSHF të përcaktojë disa prej çmimeve më të shtrenjta të mundshme.

Biletat në tribunën qëndrore kushtojnë sipas pozicionit: 10 mijë lekë të reja, 7 mijë dhe 5 mijë lekë.