Tuesday, June 7, 2011

Editorial: Të gjithë në këmbë për kombëtaren tonë – Shqipërinë

Ëdërra e çdo tifozi kuq e zi është duke u bërë realitet…

Të gjithë këto vite pritje për kombëtaren tonë janë në rrugë të mirë që në fund të shpërblehen me diçka që jemi duke e pritur me vite të tëra me diçka që të gjithë nga ne e kemi pasur ëndërr me diçka që do të depërtonim thellë në futbollin Europian – Me kualifikimin për në Euro 2012.
Optimizmi brenda skuadrës sonë dhe besimi në vetvete çdo minutë e më shumë është duke u rritur me trajnerin në krye i cili me fjalët që është duke i thënë nuk është duke u frikësuar as nga Barcelona apo Real Madridi. Trajneri i kombëtares sonë ka thënë se nuk do të shkoj atje për të besuar në ndonjë barazim por shkon atje i sigurtë për fitore.

Bosnja padyshim që është një skuadër që duhet t’i kesh frikën por një njeri me gjak shqipëtari nuk frikësohet nga askush ndërsa këtë e kemi vërtetuar më mirë edhe me fitoren kundër Greqisë, fitore kjo që ka hyrë në analet e futbollit tonë dhe që çdokush nga ne qoftë edhe një fëmijë i vogël e ruan në memorie atë fitore të bukur e cila do të na bëj të krenohemi për diçka.
Ndoshta të gjithë anëembanë botës janë duke e favorizuar Bosnjën për këtë takim ndërsa këtë e vërtetojnë më mirë edhe Bastet të cilët e favorizojnë në mënyrë të tepërt Bosnjën. Të gjithë janë duke biseduar për një fitore të Bosnjës përpos neve, një komb shqipëtar i cili beson se me shpresën dhe besimin mund t’i heshtë të gjithëve. është i vetmi trajneri ynë Josip Kuzhe i cili ka deklaruar disa herë se nuk frikësohet nga askush dhe cilido të jetë kundërshtari ne do të synojmë fitoren
Të gjithë jemi duke e pritur orën 20:15 jo të shikojmë përgatitjet e lojtarëve për ndonjë gjysmëfinale apo finale të Ligës së Kampionëve por të shikojmë Kombin tonë i cili do të luftoj me gjak e me shpirtë në fushën e Bosnjës për të korur një fitore pasi fitore për kombin tonë është një fjalë shumë e njohur dhe shumë shpeshë kemi shijuar këto fjalë në shumë lëmi.

Momentalisht Shqipëria është në vendin e tretë me tetë pikë të tubuara, një më pak se Bjellorusia që është në vendin e dytë ndërsa Bosna është në vendin e 5 me shtatë pikë. Me një fitore eventuale Shqipëria do të ngjitej në vendin e dytë dhe do të rriste shumë gjasat për kualifikim.

Qeshmesport.blogspot.com ju fton të gjithëve që sot të bëni tifo për kombin tonë i cili është duke u përgatitur të shkruaj historinë ndërsa me ndihmën e juaj kjo do të jetë edhe më lehtë për tu bërë.

Me respekt Stafi i qeshmesport.blogspot.com