Thursday, June 9, 2011

Kaka mohon interesimin e Leonardos për të


Sulmuesi i Real Madridit, Kaka ka thënë se trajneri i Interit, Leonardo nuk e ka kërkuar atë të transferohet te Interi duke e ripërsëritur edhe një herë dëshirën për rinovimin e kontratës me Los Blancos.

"Unë kam marrëdhënie të mira me Leonardo dhe të gjithë e dinë këtë. Kur unë kam refuzuar ofertën e Cityt në vitin 2009 ai ishte i pari që erdhi të më mbështesë dhe të më thotë se ishte shumë i lumtur për vendimin tim", tha Kaka për "Marca"