Sunday, June 5, 2011

Lucescu ka braktisur Rumaninë


Razvan Lucescu ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Rumanisë të shtunën, vetëm një ditë pas fitores së rëndësishme ndaj Bosnjës që ringjalli shpresat e tyre për kualifikim në Euro 2012.

Me fitoren 3-0 ndaj Bosnjës, Rumania u ngrit në vendin e tretë në Grupin D, me tetë pikë, po aq sa ka edhe Shqipëria, por ka një ndeshje më tepër të zhvilluar.

"Vendimi i Lucescut hyn në efekt të menjëhershëm", thuhej në komunikatën e Federatës rumune të futbollit, që ende nuk ka emëruar pasardhësin.