Sunday, June 12, 2011

Gold Cup, Xhamajka në cerekfinale.


Falë suksesit me rezultatin 2-0 ndaj Guatemalës, Xhamajka është kualifikuar me një raund më herët në cerekfinalet e Gold Cup.
Phillips, me një dopietë të realizuar në minutat ’65 dhe ’78, i ka dhënë një fitore të rëndësishme ekipit të tij.

Ndërkohë, në takimin tjetër të luajtur në Majemi, i vlefshëm për raundin e dytë të grupit B, Hondurasi ka shkatërruar Granadën 7-1.

Klasifikimi i këtij grupi është ky: Xhamajka 6 pikë, Hondurasi 4, Guatemala 1 dhe Granada 0.

Ndërkohë, sot në Tampa të Floridës do të luhen ndeshjet e raundit të dytë të grupit C, Guadalupa-Kanada dhe SHBA-Panama.