Wednesday, June 15, 2011

Ujkani portieri i dytë më i mirë në Serie B


Portieri i Novaras dhe i Kombëtares Shqiptare, Samir Ujkani pati një sezon fantastik me ekipin italian të futbollit Novaran, duke e ndihmuar atë që të ngritet në Serie A pas 55 vjetësh.

Portieri kosovar, për paraqitjet e tij është vlerësuar nga IVG, tregues i vlerësimit të lojtarëve, i cili e publikoi listën e më të mirëve për sezonin që përfundoi në Serie B.

Portieri i Kombëtares shqiptare është renditur në vendin e dytë, prapa portierit të Vareses, Zappino Massimo Zenildo, i cili u zgjodh më i miri në ligën e dytë italiane.