Saturday, June 11, 2011

Salihi drejt largimit nga Rapidi i Vjenës


Hamdi Salihi është drejt largimit nga Rapidi i Vjenës. Sulmuesi shqiptar, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i klubit rekordmen në Austri, pritet të shitet në një skuadër të njohur europiane, për shumën e 1.5 milionë eurove.

Lajmi që qarkullon prej disa javësh në mediat austriake, është konfirmuar zyrtarisht dje edhe nga vetë agjenti i lojtarit shkodran. Menaxheri i FIFA-s, Erkan Sulejmani, ka thënë për të perfditshmen austriake "sportnet.at" se disa klube janë të gatshme për të paguar Rapidin.