Thursday, June 16, 2011

UEFA do të shqyrtojë apelin e Mourinhos


UEFA ka dalë në një konferencë për shtyp duke thënë se më 29 Korrik do të shqyrtojë apelin e Real Madrid kundër skualifikimit për tre ndeshje të trajnerit të tyre Jose Mourinho.

Skualifikimi u vendos pas deklaratave të bëra nga "Special One" më 27 prill, pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligë së Kampioneve, e humbur 0-2 për Barcelonan.

"Përse në gjysmëfinale ndodhin gjëra të tilla" dhe pikërisht në ndeshjet kundrejt Barcelonës", këto ishin deklaratat e Mourinhos të bëra pas ndeshjes.

Por Mourinho nuk ka reshtur së akuzuari edhe UNICEF-in, i cili është sponsori i Katalanasve.