Thursday, June 16, 2011

Finalja e Ligës së Kampioneve 2013 sërisht tek Wembley


Presidenti i UEFA-s Michel Platini në një konferencë për shtyp të dhënë në Nyon të Zvicrës është shprehur se finalja e Ligës së Kampioneve e vitit të ardhshëm do të luhet sërisht në Stadiumin Wembley.

Ky vendim ka ardhur pasi vitin e ardhsëm Federata Angleze e Futbollit do të bëjë jo pak por 150 vite që nga krijimi i saj dhe kjo do të jetë një dhuratë nga ana e UEFA-s.

Finalja e këtij viti e Ligës së Kampioneve u luajt pikërisht në Wembley.Platiti tha gjithashtu se finalja e Europa Ligë do të luhet në Amsterdam Arena.