Wednesday, June 15, 2011

Sanchez-City, shumë pranë një akordi


E ardhmja e Kilianit të Udineses Alexis Sanchez duket se është drejt klubit anglez të Manchester City. Mediat angleze shkruajnë se futbollisti Kilian do të luajë në Premier ligë nga sezoni i ardhshëm.

Pas ofertave të ndryshme për Sanchez duket se City ka arritur të mbushë mendjen e lojtarit dhe të drejtuesve të Udineses. Sanchez ka kaluar një sezon të mrekullueshëm me Udinesen këtë sezon.Udinese është futur në zonën europiane pas shumë vitesh mungesë.

Për të interesim kanë shfaqur edhe Juventusi, Interi, Chelsea dhe Barcelona