Wednesday, June 15, 2011

Salihi drejt Dinamos së Kievit


Hamdi Salihi shihet si zëvendësuesi i Shevchenkos te Dinamo e Kievit. Të paktën këtë gjë kanë raportuar ditën e sotme mediat kryesore austriake si ajo e sport10.at.

Në një artikull kushtuar sulmuesit shqiptar me titull (Was passiert mit Hamdi Salihi?) "Çfarë po ndodh me Hamdi Salihin?" është analizuar gjithë sezoni i sulmuesit të Kombëtares shqiptare si dhe alternativat që ai ka në dispozicion për sezonin e ardhshëm.

Sipas këtij faqes zyrtare të Dinamos raportojnë që nënkampionët e Ukrainës po mundohen të gjejnë një zëvendësues të denjë për yllin e tyre, Andrey Shevchenko i cili ka deklaruar se shumë shpejt do t′i japë lamtumirë futbollit të luajtur.