Sunday, June 26, 2011

Interi futet në valle për Alvarez


Tashmë pas Arsenalit është futur në valle edhe skuadra e Interit për mesfushorin argjentinas të Velez,Ricardo Alvarez. Alvarez tashmë pëlqehet edhe nga skuadra Zikaltër e cila kërkon ta sjellë në Milano.

Sipas të përditshmes italiane Sportmediaset, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të ofrojnë plot 20 milion euro për argjentinasin Alvarez.

Disa ditë më parë skuadra e Arsenalit kisht ofruar 15 milion euro për mesfushorin argjentinas por Interi tashmë kërkon ta rrëmbejë përpara se Arsenal të bëjë të njëjtën gjë.