Saturday, September 3, 2011

"Luajtëm mirë, meritonim barazimin"

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, nuk arrinte t′i besonte syve kur e pa veten pas vetëm 20 minutash në disavantazh të dy golave. Pasi Franca arriti të shënojë në minutat 11′ dhe 18′. Këtë gjë ka thënë ai pas ndeshjes, duke theksuar faktin se kishte përgatitur ekipin e tij për të përballuar një Francë me yje dhe pretendonte, në bazë të lojës që Shqipëria zhvilloi në fraksionin e dytë të lojës që të paktën të merrte një pikë. "Pamë një ndeshje me dy tabllo, në pjesën e parë pësuam menjëherë dy gola, sepse u treguam të ngathët dhe totalisht të papërqendruar në pjesën defensive". "Nuk i morëm me shumë seriozitet disa sulme, që mund të konsideroheshin edhe pa shumë pretendime, por në fund rezultuan dy gola për kundërshtarin". "Kjo tregon se edhe pse përballë kishim Francën, ne nuk u stepëm dhe kërkuam me patjetër rezultatin, paçka se në fund nuk e arritëm atë që kërkonim", ka theksuar Kuzhe.