Saturday, September 3, 2011

Nasri e prishi shkëmbimin Sneijder-Tevez

Sipas agjentit të sulmuesit argjentinas Carlos Tevezit, Kia Joorabchian, Manchester City ka ofruar klientin e tij në shkëmbim për mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder. Sipas TalkSPORT, City synonte shkëmbimin e dy yjeve, por u tërhoq nga marrëveshja pas transferimit të Samir Nasrit nga Arsenali. Francezi iu bashkua klubit nga Etihad Stadium në transferim me vlerë prej 35 milion eurosh, ndërsa Joorabchian ka bërë të ditur se Nasri e prishi marrëveshjen e mundshme, e cila do ta sillte Sneijderin në City dhe dërgonte Tevezin në Inter. "Para një ose dy javësh Interit iu ofrua Carlosi në shkëmbim për Sneijderin, por më pas ata transferuan Nasrin dhe gjithçka mori fund", tha Joorabchian. "City kishte shumë futbollistë në pozitën e njëjtë. Nëse nuk do të vinte Nasri, atëherë mund të kishte ndodhur realizimi i marrëveshjes së shkëmbimit", theksoi ai.