Monday, May 30, 2011

Zgjedhni lojtarin më të mirë në La Liga

Tashmë ka përfunduar sezoni në La Liga ndërsa të gjithë e dimë se Barcelona është shpallur kampione e kësaj gare.

Deri në fund të kampionatit La Liga është udhëhequr nga dy klube që sot konsiderohen më të mirët në botë, Barcelona dhe Real Madridi.
Ne kemi zgjedhur tre lojtarë që sipas nesh ishin më të mirë gjatë këtij sezoni ndërsa ju duhet të votoni për njërin nga ata.
1- Cristiano Ronaldo
Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Ronaldo gjatë këtij sezoni në La Liga. Ai ka shënuar 40-të gola për një sezon dhe ka hyrë kështu në analet e La Ligas.
Askush nuk mund ta paramendonte Realin në këtë sezon pa Ronaldon pasi portugezi ishte thjeshtë fantastik në ndeshjet që luajti për Los Blancos.
11 Golat e fundit të Ronaldos erdhën në katër ndeshjet e fundit dhe kjo statistikë është maramendëse për të.

2- Lionel Messi
është e pamundur të imagjinohet ndonjë listë e lojtarëve më të mirë të La Ligas apo e lojtarëve më të mirë në botë pa Argjentinasin, Lionel Messi i cili sot konsiderohet si lojtari më i mirë në botë.
Sezoni i tij ishte fantastik dhe deri në fund ishte duke luftuar me Ronaldon për të fituar çmimine golashënuesit më të mirë të La Liga, ‘Pichichi’.
Messi ishte lojtari kryesor për klubin e tij në këtë sezon duke shënuar një numër të madh të golave dhe duke bër disa asistime perfekte për shokët e skuadrës.
është ende 23 vjeçar por cilësitë e tij janë me të vërtetë të mahnitshme dhe mbresëlënëse.

3- Giuseppe Rossi
Villareali këtë vit përfundoi në vendin e katërt në La Liga dhe arriti në gjysmë-finale të Europa League. Padyshim se gjysma e kësaj merite shkon drejt te sulmuesi Giuseppe Rossi i cili ishte maramendës me Nëndetësen e Verdhë në këtë sezon.
Giuseppe Rossi shënoi plotë 32 gola për ekipin e tij në të gjitha garat ndërsa 18 prej tyre ishin vetëm në La Liga.
Forma e tij mbresëlënëse në këtë sezon ka bërë që Barcelona të shfaq interes për të.