Wednesday, November 23, 2011

Skënderbeu-Flamurtari, Arbitri: E dhashë penalltinë se më donte qejfi

Të gjithë e pamë se çfarë ndodhi në ndeshjen Skënderbeu-Flamurtari të shtunën që lamë pas. Inatet e vjetra të sezonit të kaluar kur të dy ekipet luftonin për titullin kampion por që përfundoi me dhunë në ndeshjen përmbyllëse në Vlorë. Inate që duket se do vazhdojnë edhe këtë sezon futbollistik. 

Penalltia e dhënë në favor të Skënderbeut vazhdon që të ngjallë polemika të shumta, duke qenë se dihen lidhjet e korçarëve me Federatën e Futbollit. Por, cili ka qenë shpjegimi i arbitrit të ndeshjes për penalltinë e dhënë: "Ashtu më donte qejfi". 

"Në fakt nuk shkova për ndonjë protestë individuale, por e ndieja si detyrë që t′i thosha dy fjalë për atë baltë që i hodhi ndeshjes. Me shumë kurajo e bëra dhe i thashë se kishte gabuar shumë që veproi në atë mënyrë. Por, jam befasuar plotësisht kur nga goja e tij mora përgjigjen: "Se ashtu më donte qejfi mua!", ka thënë mesfushori i Flamurtarit, Njazi Lena, për "Sport Ekspres".