Wednesday, November 23, 2011

Napoli, De Laurentis: Treguam se paratë nuk mund të bëjnë gjithçka

Aurelio De Laurentis, president i Npolit është parë shumë i kënaqur në fund të ndeshjes së fituar kundër Manchester City. Fitore që e çon me një këmbë në turin tjetër italianët dhe rrezikon shumë objektivat sezonalë të anglezëve. 

Për mikrofonat e Sky në fund të ndeshjes, De Laurentis u shpreh: " Një udhëtim i mrekullueshëm që zgjat prej 8 vitesh. Është si një film, muzika Champions të jep emicione të papërshkrueshme, dhe këto emocione i kemi përjetuar së bashku me një stadium dhe tifozeri të mrekullueshme". 

Më pas numri një i napolitanëve foli edhe për anglezët të cilët kanë shpenzuar shifra kolosale parash për klubin duke thënë: " Ndeshja demostroi se paratë nuk mund të arrijnë gjithçka, por me bilancet në rregull mund të arrish larg. Napoli vlen shumë më shumë se çfarë mund të mendohet". 

Dhe në fund Aurelio De Laurentis dha edhe një mesazh: " Champiosn League luhet deri në fund por syri shkon gjithmonë te kampionati".