Wednesday, November 23, 2011

Milan-Barça, Pato-Ibra për Milanin, Fabregas në vend të Iniesta

Massimiliano Allegri duket se pëlqen Paton përkrah Ibrahimoviç në sulmin e Milanit. Si trekuartist pritet të luajë Kevin Prince Boateng i cili me futjet në zonë dhe ndryshimet e ritmit gjatë ndeshjes mund të shndërrohet në rrezik për portën e Victor Valdez. 

Në mesfush[ë do të jetë Van Bommel që do të vendosë rregull. Seedorf në të majtë dhe një vend në të djathtën e mesfushës për Aquilani, Nocerino. 

Në krahun tjetër, Guardiola duhet të bëjë pa Dani Alves dhe Iniestën e dëmtuar, duket se ka zgjedhur Sanchez në vend të Pedro. Fabregas do të zëvëndësojë Iniesta, ndërsa në qëndër të mbrojtjes do të jenë Mascherano dhe kapiteni Puyol. /albeu.com/ 

Ja dhe formacionet e mundshme: 

Milan (4-3-1-2) Abbiati; Abate, Nesta, T. Silva, Zambrotta; Aquilani, van Bommel, Seedorf; Boateng; Pato, Ibrahimovic. Tr: Massimiliano Allegri. 

Barcellona (4-3-3) Valdes; Puyol, Pique, Mascherano, Abidal; Xavi, Busquets, Fabregas; Sanchez, Messi, Villa. Tr: Josep Guardiola.