Thursday, November 24, 2011

Messi: Unë nuk jam më i miri

“Nuk e konsideroj veten më të mirin në botë, absolutisht. Nuk jam unë ai që e mendoj këtë, janë njerëzit që më cilësojnë si të tillë. Nëse jam ai që jam, kjo është falë shokëve të mi të skuadrës. Kam fatin e madh të luaj me Xavi-n dhe Iniestën. Janë futbollistë që I admiroj për klasin e tyre. Kam marrëdhënie shumë të mira me ta, jemi miq”, u shpreh Leo Messi pasi fitoi çmimin "Onze d′Or 2011" në Francë. 

Messi nuk dëshiron ta krahasojë Barcelonën me ekipe të mëdha të epokave të tjera, por beson se kjo Barcelonë do të hyjë në histori për të gjithë trofetë që ka fituar: “Kjo skuadër ka ndërruar kursin e këtij sporti, për vizionin e saj për futbollin dhe mënyrën e të luajturit. Ajo që është e sigurt është se do të hyjme në legjendë”, u shpreh argjentinasi. 

Leo e cilësoi Guardiolën një fenomen, dhe padyshim trajnerin më të mirë të planetit, ndërsa rrëfen dhe sekretin e suksesit të Barcelonës, privimi i kundërshtarit nga topi dhe aftësia për të mos u ngopur kurrë nga sukseset. Për sa i përket të ardhmes , argjentinasi ritheksoi një tjetër herë se dëshiron ta mbyllë karrierrën te Barcelona dhe nuk ka asnjë motiv për të ikur diku tjetër