Thursday, November 24, 2011

Goli i magjishëm i Boateng.

Një gol fantastik, një gol që mund të bëhet vetëm në Play Station dhe që ka bërë tifozët e pranishëm në San Siro të mos bëhen pishmanë për biletën e blerë. Megjithëse kuqezinjtë nuk arritën të fitonin, goli i Kevin Prince Boateng ka dhuruar momente deliri për tifozët e Milanit. 

Mjeshtëri, klas dhe gjuatje që vetëm kampionët e vërtetë e kanë. Marrje e topit në ajër, kalim me finte ndaj Abidal dhe një goditje e rrufeshme në shtyllën e parë ishte goli i trekuartistit ganez. /albeu.com/ 

Ju ftojmë të shijojmë edhe një herë këtë super gol: