Thursday, November 24, 2011

Merkato: Shkëmbim Pato-Balotelli?

Sulmuesi i Milanit, braziliani Alexandro Pato, mbetet objektiv i rëndësishëm merkatoje për klubet angleze: Manchester City, Chelsea dhe Arsenal. 

"Sportmediaset" raporton se Allegri është i pavendosur nëse duhet ta mbajë djaloshin brazilian, kjo për shkak të dëmtimeve të shumta që e karakterizojnë. 

Topçinjtë e Arsenal e kërkojnë prej muajsh sulmuesin, Andre Villas Boas e pëlqen shumë Paton. Kurse Manchester City është futur në lojë ditët e fundit. 

Mundësia e Citiziens është më e madhe pasi klubi i Milanit kërkon një shkëmbim të mundshëm me Mario Balotellin. Gjithsesi, çdo gjë të mësohet kur të startojë zyrtarisht merkatoja futbollistike por vështirë se Milani dhe Presidenti Berlusconi të heqin dorë nga Alexandre Pato, pasi është edhe i dashuri vajzës së tij, Barbara Berlusconi.