Wednesday, November 23, 2011

Santos: Ribeiro akuzon Ronaldon për Neymar

Edhe një herë tjetër, presidenti i Santos, Alvaro de Oliveira Ribeiro. Kësaj rradhe, sipas raportimeve të "Folha de Sao Paulo", numri një i klubit fitues të Coppa Libertadores e kap me fenomenin e futbollit brazilian Ronaldo da Lima. 

Ronaldo mbron interesat e Real Madrid për talentin Neymar por disa lëvizje të tija nuk i kanë pëlqyuer Presidentit. 

" Tani ai është një blerës dhe me të drejtë do të përfitojë para. Është e drejtë e tij por gjërat nuk janë ashtu siç mendon ai. Neymar, ka kontratë me mua dhe jam unë ai që do të bëjë para me këtë punë", u shpreh Ribeiro. 

Ronaldo kishte paraqitur në korrik një ofertë prej 37 milion eurosh në emër të Real Madrid, ndërkohë që klauzola për largimin e djaloshit nga Santos është 45 milion euro.