Saturday, July 30, 2011

Mourinhos i pranohet apeli, UEFA zvogëlon dënimin


Jose Mourinho e ka shënuar edhe një fitore tjetër në betejën ligjore ndaj Barcelonës, duke bindur UEFA-n që t’ia zvogëlojë dënimin me pesë ndeshje suspendim në Ligën e Kampionëve.
UEFA pranoi apelin e Real Madridit pasi portugezi u dënua me pesë ndeshje suspendim për shkak të fyerjeve ndaj Barcelonës. Organi më i lartë i futbollit evropian e shqyrtoi kërkesën e mbretërve dhe tani Mourinho është dënuar me tre vjet dënim me kusht me pesë ndeshje suspendim, që në rast të përsëritjes së komenteve kontraverse do të hyjnë në fuqi menjëherë.

Pos tjerash dënimi me 50 mijë euro gjobë do të mbetet, ndërsa ceket në komunikatën e UEFA-s se Mourinho ka kohë që të apelojë te Gjykata për Arbitrim Sportiv (CAS) mbi vendimin e fundit.