Saturday, July 30, 2011

Pastore i është shitur PSG për 43 milionë


Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka konfirmuar se është arritur marrëveshja me klubin francez, Paris Saint-Germain për transferimin e yllit argjentinas, Javier Pastore, për një shumë prej 43 milionë eurosh.
“Ne e kemi arritur marrëveshjen të premtën mbrëma rreth mesnatës. Mund të them se është tashmë zyrtar transferimi i Pastores te PSG për 43 milionë euro”, theksoi Zamparini.

Është çështje orësh kur do të shohim një konfirmim zyrtar të këtij transferimi te klubi francez, i cili po kërkon revolucionin nën Leonardon si drejtor sportiv.