Saturday, July 30, 2011

Henry nuk mund ta shohë Arsenalin pa titull


Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka pranuar se ai është duke vuajtur që po e sheh Arsenalin në vitin e gjashtë pa trofe.
Henry do të bëjë një rikthim emocional në Emirates të shtunën me ekipin e tij New York Red Bulls, në kuadër të Emirates Cup.

“Unë jam tifoz i Arsenalit, dua të shoh atë klub së fituari. Unë po vuaj sepse ne nuk kemi fituar asgjë që një kohë të gjatë, por shpresoj se ata do të bëjnë mirë. Bosi ndryshoi ofytyrën e klubin dhe për mua, unë do ta mbaja përgjithmonë Arsene Wenger në klub. Shpresoj se ata do të fitojnë diçka sezonin e ri”, u shpreh Henry.