Monday, July 25, 2011

Ribery dëmtohet në seancën stërvitore


Bayern Munich ka njoftuar se mesfushori francez Franck Ribery ka dëmtuar nyjën e këmbës së majtë gjatë një seance stërvitore të shtunën. Por, ende nuk është bërë e qartë se i cilës shkallë është dëmtimi.

Trajneri i ri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes tha për faqen zyrtare të Bayern Munchen se duhet të presim rezultatet e ekzaminimit.

Ribery është njëri prej futbollistëve kryesor të gjigantit bavarez.

28-vjeçari është lojtar i Bayernit nga viti 2007 kur u transferua nga Olympique Marseille.www.lajme-sporti.info