Monday, July 25, 2011

Pastore duket shumë pranë Chelseat


Drejtori Sportiv i Palermos Gugliermo Micciche ka theksuar se është shumë e mundshme që talenti argjentinas Javier Pastore të transferohet tek ekipi anglez i Chelsea.

Mesfushori 22-vjeçar kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Barcelonën, Real Madridin, Romën, Milanin dhe Manchester Cityn.

Por, duke folur për të ardhmen e Pastores, Micciche theksoi se Chelsea është favorit për transferimin e argjentinasit.

"Është shumë e mundshme që Pastore të shkon të transferohet tek Chelsea por ka edhe klube tjera të mëdha që janë pas tij", tha Micciche për Sportmediaset.lajme-sporti.info