Monday, July 25, 2011

Uruguaji kampion i Amerikës së Jugut


Skuadra e Uruguaji është shpallur kampione e Amerikës së Jugut pasi ka fituar Kupën e Amerikës me rezultatin 3-0 kundrejt ekipit të Paraguajit duke rrëmbyer kështu titullin kampion.

Diego Forlan dhe Suarez kanë qenë lojtarët që i kanë dhënë fitoren ekipit të Uruguajit pasi me golat e tyre ato janë shpallur kampion të Amerikës së Jugut.

Suarez ka hapur serinë e golave në minutën e 12′ pas një aksioni shumë të bukur të nisur nga këmbët e Forlan.Më pas ka qenë vetë Forlan që ka dyfishuar rezultatin në minutën e 42′ duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Me fillimin e së dytës gjithçka fillon normale për Uruguajin e cila zbret në fushë për të mbrojtur rezultain dhe do të vijë minuta e fundit e takimit minuta e 90′ ku Forlan mbyll gjithçka me golin tij të tretë duke e çuar takimin në 3-0.lajme-sporti.ino