Monday, July 25, 2011

Barça është akoma më e fortë se Reali


Ish-trajneri i Real Madridit Manuel Pellegrini tashmë trajner i Malagas beson se kampioni aktual i La Ligas, Barcelona është akoma më superiore se ekipi i Jose Mourinhos.

Ai beson se skuadra e Pep Guardiolas është favorit për të mbrojtur titullin e La Ligas.

"Besoj se Barcelona është ende ekip më i mirë. Real Madridi është përforcuar dukshëm në dy vitet e fundit por do të përfundon sezonin në të njëjtën pozitë si herën e kaluar".

"Nuk jam as si Mourinho as si Guardiola. Secili trajner e ka stilin e tij, mënyrën e lojës së tij dhe karakteristikat e tij”, tha Pellegrini për Marca.