Sunday, July 24, 2011

Aguero drejt largimit nga Atletico Madridi


Kun Aguero duket gjithmonë larg skuadrës së Atletico Madridit pasi ai nuk është paraqitur në seancat stërvitore të Atleticos gjë që tregon edhe largimin e mundshëm të tij.

Aguero nuk është paraqitur në seancën stërvitore që Atletico Madridi do të kryente sot në Madrid duke qëndruar në Argjentinë.

Aguero merrte pjesë me Argjentinën në Kupën e Amerikës nga ku u eleminua në çerekfinale nga ekipi i Uruguajit me anë të 11-metërshave.

Në angli flitet se Aguero nuk do të kthehet më në spanjë pasi ai ka arritur një akord paraprak me skuadrën e Manchester Cityt./www.lajme-sporti.info